SYZEZI SPORT NEWS
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka publikuar mesditën e së shtunës listën e 24 lojtarëve që ka thirrur për ndeshjen e parë kualifikuese në Grupin I të “Euro 2016”, ndaj Portugalisë. Kjo sfidë do të luhet më 7 shtator në “Municipal de Aveiro”, në orën 20:45, duke shënuar startin e fushatës kualifikuese të kuqezinjve tanë. Sikurse dihet, Shqipëria ka rënë në një grup të vështirë me pesë skuadra, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia.
Në listën e publikuar nga trajneri italian bien në sy jo pak ndryshime, këto të diktuara edhe nga mungesat e detyrueshme për shkak dëmtimesh. Kështu, Migjen Basha, Armando Sadiku dhe Alban Meha nuk mund ta ndihmojnë kombëtaren në këtë transfertë të vështirë, sepse janë jashtë veprimit edhe me skuadrat tyre, duke u rikuperuar nga lëndimet. Po ashtu, një tjetër titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve, Valdet Rama, nuk është ftuar, pasi vetëm një ditë më parë arriti të nënshkruante me një skuadër të re, Mynih 1860. Duke qenë pa praktikë loje, De Biazi nuk ka besuar te lojtari virtuoz me topin dhe mjaft teknik. Rikthim në kombëtare bën Ervin Bulku, që ka munguar në sfidat e fundit miqësore, ndërsa për herë të parë vjen Taulant Xhaka. Një futbollist ky i pajisur me pasaportë shqiptare prej kohësh, por për shkak dëmtimesh nuk ka mundur të debutojë akoma me Shqipërinë. Ndoshta ndeshja me Portugalinë ia mundëson një gjë të tillë lojtarit të Bazelit.
E reja është në sulm dhe mban emrin e Bekim Balajt. Shkodrani nuk e ka për herë të parë grumbullimin me kombëtaren, megjithatë nuk mund të thuhet se ka qenë përherë zgjedhje e De Biazit (hera e fundit kur është thirrur daton në nëtor 2013, në miqësoren kundër Bjellorusisë). Konfirmohet në radhët e kuqezinjve edhe sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi, që tashmë është transferuar në kampionatin kroat, ashtu si edhe Debatik Curri, mbrojtësi prishtinas, që iu është bashkuar bardhebluve në sezonin e ri.
I shumëdiskutuari Emiljano Vila, lojtari i Partizanit, për të cilin De Biazi tha se ka bërë hapa pas me rikthimin në kampionatin shqiptar, e ka rujatur vendin e vet në kombëtare. Pra, pavarësisht polemikave që shkaktoi emri i tij, asgjë nuk ka ndryshuar në këndvështrimin e trajnerit të kombëtares. E vecanta tjetër ka të bëjë me rikthimin e Burim Kukelit në ekipin tonë përfaqësues. Lojtari në fjalë ka kaluar një dëmtim të rëndë dhe prej shtatorit 2012 nuk ka qenë më pjesë e kombëtares. Mesfushori i FC Zyrih ka luajtur 4 ndeshje me Shqipërinë dhe është rikthyer të aktivizohet me skuadrën e tij, ndaj edhe De Biazi e ka thirrur për kualifikuesen e parë në grup.
Prurje e re, që ftohet për herë të parë në kombëtaren e madhe, është edhe ajo e Herolind Shalës. Lojtari në fjalë deklaroi kohët e fundit se nëse Shqipëria nuk ka nevojë për të, atëherë do të marrë në konsidëeratë aktivizimin me Norvegjinë, ku luan dhe ka shënuar disa gola të rëndësishëm së fundi. Ai ka veshur fanellën e ekipit Shpresa dhe tashmë i jepet mundësia të tregojë veten me përfaqësuesen e madhe. Në mbrojtje nuk figuron Loret Sadiku, lojtari i shumëdiskutuar, i cili kërkoi garanci nga menaxheri i kombëtares, Alban Bushi, për të qenë titullar i padiskutueshëm. Gjë e cila nuk është pranuar nga stafi drejtues i kuqezinjve, ndaj mesa duket është hequr përfundimisht dorë prej tij, edhe pse u bë cmos për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Pjesa tjetër e lojtarëve të thirrur janë të njohur dhe kanë qenë rregullisht nën urdhërat e De Biazit në miqësoret dhe ndeshjet e kaluara zyrtare.
De Biazi - Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka zhvilluar të enjten në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit konferencë për shtyp me mediat shqiptare në lidhje me fillimin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian, “Francë 2016”. Ai është shoqëruar në këtë konferencë për shtyp nga menaxheri i skuadrës kombëtare Alban Bushi. Duke e vlerësuar si mjaft të fortë grupin eliminator, De Biazi konfirmoi se objektivi parësor për skuadrën është kualifikimi i mundshëm në Europian, por çdo gjë duhet parë hap pas hapi, duke vlerësuar çdo ndeshje të veçantë. Sa i takon Portugalisë, trajneri kuqezi e vlerësoi atë si një skuadër shumë të mirë, e cila pas dështimit në Botëror ka të gjithë dëshirën dhe grintën për t’u ringjitur në nivelet më të larta të futbollit në kontinent. “Ne do të shkojmë atje për të luajtur shanset tona. E dimë mire se ata do të kërkojnë ta zgjidhin çështjen e rezultatit sa më shpejt të jetë e mundur. Por ne do të përpiqemi të mbyllim hapësirat dhe ta godasim në befasi,” – u shpreh De Biazi, duke mos përjashtuar mundësinë që Shqipëria të arrijë rezultat pozitiv në këtë ndeshje të vështirë.
Ja lista e kombëtares
1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3.Ansi Agolli
4.Lorik Cana
5.Debatik Curri
6.Elseid Hysaj
7.Emir Lenjani
8.Andi Lila
9.Mergim Mavraj
10.Amir Abrashi
11.Ervin Bulku
12.Ergys Kace
13.Burim Kukeli
14.Taulant Xhaka
15.Emiljano Vila
16.Bekim Balaj
17.Sokol Cikalleshi
18.Shkelzen Gashi
19.Jahmir Hyka
20.Edmond Kapllani
21.Odise Roshi
22.Hamdi Salihi
23.Armando Vajushi
24.Herolind Shala
Kombëtarja, 6 ditë grumbullim në Spanjë para Portugalisë
Shqipëria do ta përgatisë nga Spanja ndeshjen e parë eliminatore për kualifikueset e “Euro 2016″-s kundër Portugalisë, që do të luhet më 7 shtator në stadiumin “Municipal de Aveiro”. Kombëtarja kuqezi do të grumbullohet më 1 shtator në qytetin e La Korunjës, aty ku do të stërvitet për gjashtë ditë. Trajneri Xhani de Biazi ka bërë këtë zgjedhje për shumë arsye. Një nga motivet më kryesore është afërsia gjeografike që ka qyteti i La Korunjës me vendin ku do të zhvillohet ndeshja. Burime në FSHF treguan dje për “Panorama Sport”, se e veçanta e këtij grumbullimi është që vetëm një ditë para ndeshjes skuadra do të udhëtojë me autobus drejt Portugalisë. Nga La Korunja deri në qytetin e Aveiros rruga zgjat tri orë e gjysmë dhe De Biazi ka qenë dakord që të mos përdorej avioni, përderisa vendi ku do të stërviten kuqezinjtë është shumë afër me qytetin ku do të zhvillohet ndeshja. Pas udhëtimit me autobus, ekipi do të grumbullohet në një nga hotelet e Avieros dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadium. Në vitin 2009, kur kuqezinjtë luajtën në Braga ndaj Portugalisë dhe morën një rezultat historik (0-0), udhëtimi është bërë me çarter nga Budapesti për në Porto. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Spanjë mësohet se Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore me një nga skuadrat vendëse, por emri s’bëhet i ditur.
Biletat - Tifozët shqiptarë që do të mbështesin Kombëtaren në Portugali mund të blejnë biletën në FSHF. Kjo e fundit ka njoftuar mediat se për të gjithë të interesuarit, duke filluar nga data 20 gusht deri më 31 gusht, biletat do të jenë të disponueshme pranë institucionit të futbollit. Biletat për tifozërinë shqiptare do të jenë të dy kategorive të ndryshme me çmimet respektive 10 dhe 20 euro. “Këshillojmë tifozët të blejnë biletat vetëm pranë FSHF-së dhe të mos paguajnë kosto ekstra, pasi çdo çmim tjetër do të ishte abuzim dhe shkelje ligjore, për të cilën FSHF nuk mban përgjegjësi”, bënte të ditur FSHF.
Thirrja e TKZ-së: Të mbështesim kuqezinjtë
Grupimi i “Tifozëve kuqezi” u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht sportdashësve shqiptarë që të mbështesin pa rezerva Kombëtaren për kualifikimet e Europianit 2016. “Tifozët Kuq e Zi do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në përkrahje të fanellës së kuqe me shkabë dhe do të jenë ata që edhe në transfertat të ngrenë emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë lart e më lart. Ndeshja e parë eliminatore për këtë vit është ajo e 7 shtatorit kundër Portugalisë në Aveiro. Kjo është edhe ndeshja e vetme e Kombëtares tonë, për muajin shtator. Në muajin tetor, në stadiumin e rinovuar të Elbasanit do të luajmë në shtëpi përballë Danimarkës dhe vetëm katër ditë më pas do të udhëtojmë drejt Beogradit për sfidën me Serbinë. Andaj, sot Shqipëria më tepër se kurrë ka nevojë për ty shqiptar, sot asaj i duhet përkrahje maksimale drejt një rrugëtimi historik, drejt një ëndrre të brezave të tërë”, thuhet në deklaratën e TKZ-së.
Ronaldo mungon ndaj Shqipërisë, “qan” Portugalia
Portugalia do të bëjë pa Kristiano Ronaldon në ndeshjen e parë eliminatore kundër Shqipërisë, që do të luhet më 7 shtator në stadiumin “Municipal de Aveiro”. Lajmi është konfirmuar dje nga trajneri i luzitanëve, Paulo Bento. Ky i fundit shpalli listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj kuqezinjve, teksa binte në sy mungesa e yllit të Realit. “Kristiano nuk është gati për shkak të problemeve fizike, kështu që nuk mund të luajë kundër Shqipërisë. Në këto kushte, vendosëm që lojtari të mos grumbullohej”, – deklaroi Bento. Fituesi i “Topit të Artë” dhe çmimit “Lojtari më i mirë në Europë” pritet të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për Kombëtaren luzitane, që për herë të fundit me Shqipërinë ka barazuar në Braga, 0-0. Megjithatë, te Portugalia janë të bindur se do të nisin një edicion me fitore. Trajneri Bento ka deklaruar për mediat luzitane se kualifikimi për në “Euro 2016″ nis nga takimi me kuqezinjtë e De Biazit. Gjithsesi, mungesa e Ronaldos duket se është një shpresë më shumë për ekipin e De Biazit përballë Portugalisë. Në listën e shpallur nga Bento binin në sy emra të njohur si Pepe e Koentrao në mbrojtje, Mutinjo e Meireles në mesfushë apo Nani në repartin sulmues.
Ndeshja - Në takimin e parë eliminator Portugali-Shqipëri pritet të ketë edhe tifozë shqiptarë në stadiumin “Municipal de Aveiro”. Gjatë këtyre ditëve, në FSHF ka pasur interesim për bileta nga një grup tifozësh kuqezi, të cilët e ndjekin Kombëtaren në çdo cep të Europës. Biletat për tifozërinë shqiptare do të jenë të dy kategorive të ndryshme me çmimet respektive 10 dhe 20 euro. Sot është dita e fundit për tifozët shqiptarë që duan të blejnë një biletë, teksa duhet të paraqiten në federatë.
PORTUGALIA
Ja lista e lojtarëve
PORTIERË: Eduardo (Dinamo Zagreb), Rui Patricio (Sporting Lisbona), Antoni Lopez (Lion);
MBROJTËS: Joao Pereira, Ruben Vezo (Valencia), Andre Almeida (Benfika), Fabio Koentrao, Pepe (Real Madrid), Antunes (Malaga), Rikardo Kosta (Al-Sailia), Neto (Zenit);
MESFUSHORË: Uiliam Karvalo, Adrien Silva (Sporting Lisbonë), Miguel Veloso (Dinamo Kiev), Raul Meireles (Fenerbahçe), Joao Mutinjo (Monako), Andre Gomes (Valencia), Pedro Tiba (Braga);
SULMUES: Nani (Sporting), Vieirinja (Volfsburg), Bruma (Gallatasarai), Eder (Braga), Ivan Kavaleiro (Deportivo), Rikardo Horta (Malaga);
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
MUAJ | VIZITUESIT | NUMURI I SHTYPJEVE | NE SA FAQE ESHTE SHPERNDARE | SUKSESET | Bytes | ||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
-JANAR | 267 | 755 | 2401 | 15945 | 59.68 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-SHKURT | 442 | 1227 | 3554 | 33694 | 94.00 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-MARS | 602 | 1853 | 4520 | 52391 | 217.70 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-PRILL | 612 | 1766 | 3460 | 53733 | 148.15 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-MAJ | 505 | 1174 | 1861 | 39775 | 95.50 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-QERSHOR | 608 | 1466 | 2356 | 51971 | 130.05 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
-KORRIK | 429 | 2076 | 6038 | 47701 | 196.47 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
2014-GUSHT | 341 | 1126 | 2248 | 32278 | 104.59 MB | ||||||||||||||||||||||||||||
Mbyllet java e parë e Kategorisë Superiore (kampionati i 76-të kombëtar), e cila prodhoi në total katër fitore dhe një barazim. Skuadrat e ashtuquajtura pretendente e kanë dëshmuar këtë gjë që në start, teksa kanë fituar ndaj kundërshtarëve respektivë. Madje, edhe në transfertë, sikurse ka bërë Kukësi i Artim Shaqirit në “Loro Borici”. Gjysmë hapi në këtë drejtim mund të konsiderohet barazimi i Partizanit në Lac, krahasuar me favoritët e tjerë, por mund të thuhet pa frikë se të kuqtë kishin transfertën më të vështirë kësaj jave. Të premten, sikurse dihet, Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj verdhebluve të rikthyer në elitë pas katër vitesh, ndërsa Flamurtari superoi me sukses 2-1 derbin e bregdetarëve, ndaj durrsakëve të Hasan Likës. Një ditë më pas, të dielën, Tirana e Gugash Maganit ka prodhuar mjaft lojë, ka shënuar tre gola me anë të Bakajt, Ndikumanës dhe Hyshmerit, ndërkohë që ka shpërdoruar shumë, sidomos me sulmuesin kroat Bushic. Ajo që vlen të theksohet nga kjo ndeshje është prania e konsiderueshme e tifozërisë bardheblu, që ka prodhuar spektakël të vërtetë, dicka e munguar në stadiumet e tjera në fillimin e këtij kampionati të ri. Apolonia e Fierit takohet me humbje me Superioren, ku kthehet rishtaz. Skuadra e Demirajt në pjesën e parë mund dhe duhej të kishte shënuar me sulmuesin Canka, por lushnjari ka shpërdoruar në dy raste ideale, ndërsa ka tronditur shtyllën e portës së Frashërit në minutën e 82-të.
Në “Loro Borici” ka pasur emocione, sepse Vllaznia ka bërë gjithcka për të evituar humbjen. E ndihmuar edhe nga tifozët e zjarrtë shkodranë, skuadra e Rainerit ka arritur të barazojë përkohësisht golin e Pero Pejicit (35’), me anë t Arenc Dibrës (43’), por në pjesën e dytë është ndëshkuar sërish nga verilindorët. Më konkretisht, shtatshkurtëri Vilfor Hysa ka kaluar në epërsi Kukësin (58’), i cili ka shfaqur vlerat e veta prej pretendenti në këtë kampionat. Në ndryshim nga kuqeblutë, formacioni i Artim Shaqirit shfaqi soliditet dhe kohezion mes reparteve, cka i dha edhe tri pikët e para në këtë kampionat. Vllaznia e shumë probelemeve, me presidencë të re, ka shfaqur dëshirë e grintë, por përballë një kunërshtari të kompletuar më së miri, i përbërë nga lojtarë me emër e shumë cilësi, nuk ka shkuar dot më tej se humbja 2-1. Ardhja e përforcimeve të fundit, e dy lojtarëve uruguajanë, ndoshta ndryshojnë dicka për mirë në radhët e kuqebluve, të cilët duket se janë të dënuar të luftojnë për mbijetesë në këtë kampionat.
Kryendeshja e javës së parë është luajtur në Lac. Luftë e fortë sportive, sulme e kundërsulme sa në njërën portë, aq edhe në tjetrën, kanë shoqëruar 90-minutat e mbyllura në barazim 1-1. Racic ka kaluar të kuqtë në epërsi në minutën e 47-të, mirëpo nuk kanë hezituar të reagojnë bardhezinjtë. Të besuarit e Cungut kanë barazuar me Dokun, duke u mohuar “demave” trepikëshin e shumëlakmuar prej tyre. 15 herë kampionët e vendit kanë zhvilluar një pjesë të parë më cilësore, duke arritur t’i imponohen skuadrës vendëse, megjithatë kanë vuajtur në finalizim. Aktivizimi i 19-vjecarit Vatnikaj përkrah Racic nuk ka qenë i efektshëm, ndaj Duro ka bërë lëvizje të menjëhershme me fillimin e pjesës së dytë. Si pasojë ka dalë në dritë edhe goli, por avantazhi nuk është ruajtur shumë nga të kuqtë, që janë ndëshkuar një herë të vetme nga Laci. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës, portat e Vujadinovic dhe Alban Hoxhës kanë mbetur të paarritshme më. Në këtë mënyrë, Duro dhe Cungu e nisin me barazim kampionatin e ri, në ndeshjet e tyre të para në
Kategoria Superiore
Java 1
24 gusht 2014
VLLAZNIA – KUKËSI 1-2
Golat: Dibra 43′ / Pejic 35′, Hysa 58′
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Boci, Dema (Tafili 56′), Shala, Hajdari (Kalaja 69′), Shtubina, Kruja, Dibra (Markolaj 82′). Trajner: Baldo Raineri
KUKËSI: Halilaj, Smajli, Dushku, Malota, Hallaçi, Lushtaku (Hoxha 63′), Hasani (Shameti 84′), Musolli, Zeqiri, Hysa (Periç 78′), Pejiç. TRAJNER: Artim Shaqiri
KARTONË TË VERDHË: Dibra 20′, Shala 28′, Beqiri 45′/ Hallaçi 42′
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, E.Ganxhi
LAÇI – PARTIZANI 1-1
Golat: Doku 55′ / Racic 47′
LAÇI: Vujadinoviç, Çarls (Cetkoviç 77′), Buljan, Sheta, Sefgjini, Teqja, Doku, Zefi, Veliaj (Thorja 77′), Nimani, Xhejms.Trajner: Armando Cungu
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Dishilev, Cuculi, Nexhipi, Batha, Mazrekaj(91′ Trashi), Vatnika j(Mustafa 46′), Vila (Fazliu 78′), Raçiç. Trajner: Shpëtim Duro
KARTONË TË VERDHË: Veliaj 44′, Teqja 85′/Cuculi 52′, Batha 71′, Mazrekaj 89′
Gjyqtarë: L.Alla, E.Doda, D.Korreshi
TIRANA – APOLONIA 3-0
Golat: Bakaj 24′, Ndikumana 58′, Hyshmeri 90+1′
TIRANA: Frashëri, Kërçiku, Curri, Muça, Idrizaj (Hyshmeri 82′), Karabeci, Bulku, Ndikumana, Bakaj, Morina (Malaj 67′), Bushiç (Kagere 55′); Trajner: G.Magani.
APOLONIA: Cakoviç, Broshka, Atanda, Nako, Prifti, Gërxho (Rajkoviç 68′), Erkoçeviç, Dosti (Hysenshahaj 56′), Karakaçi (Mitraj 59′), Xhorxheviç, Canka; Trajner: E.Demiraj.
KARTONË TË VERDHË: Curri 39′/ Canka 39′, Hysenshahaj 64′
Gjyqtarë: A. Koci, F.Lamaj, E.Velo
23 gusht 2014
FLAMURTARI – TEUTA 2-1
Golat: Abilaliaj 3′, Gilberto 30′ / Shabani 51′
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Barushi, N.Bregasi
ELBASANI – SKËNDERBEU 0-1
Golat: F.Sefa 9′
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova
Nje aksident me pasoje plagosjen e nje personi është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një autobus i linjës Tiranë-Athinë ka humbur kontrollin për shkak të një avarie duke u përplasur me një autoveture.
Per pasoje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit, I.B, 40 vjeç i cili eshte nisur menjeherë në spitalin rajonal te Korçës per te marre ndihmen e nevojshme mjekësore.
“Më datë 23.08.2014, rreth orës 08:30, ne aksin rrugor Korçë – Pogradec, në fshatin Bulgarec autobusi ma targa NIY 6157, me drejtues I.B, rreth 40 vjeç, banues në Korçë me autoveturën me targë YHN2476, me drejtues P.M, 42 vjeç, banues në Pogradec, janë përplasur dhe si rezultat ka marrë dëmtime shoferi i autobusit, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore . Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.
23
21 gusht 2014
Berat - yeowatzup / flickr
Një udhëtim në botën e mbyllur të Shqipërisë 70-ta, në gjurmët e një prej spastrimeve të përgjakshme të kryera nga diktatori komunist Enver Hoxha.Dhe 'një me të cilin Antonio Caiazza, gazetar dhe shkrimtar, na merr në zbulimin e fatit të Beqir Balluku, viktimës dhe victimizer
Shqipëria, 1975 The Vranisht bujqësore bashkëpunuese, një fshat i vogël humbur në male, është quajtur nga autoritetet e Tiranës për të organizuar një parti të madhe në vend, duke përfshirë të gjithë banorët e rrethinës. Bashkëpunuese do të ngrihet në një gradë më të lartë në hierarkinë e punëtorëve shpërblehet mirë. Por partia është vetëm një imitim qesharak projektuar, një justifikim për të sjellë rreth një prej spastrimeve të përgjakshme brenda partisë të udhëhequr nga Enver Hoxha. Gjithë Samiti i ushtrisë është i akuzuar për tradhti, tre drejtuesit e lartë u qëlluan, trupat e tyre të varrosur në një varr masiv, në vend të hapur, ndërkohë që fjalimet zyrtare, muzikë dhe ushqim heq mendjen e popullatës. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, Antonio Caiazza mbërrin në Shqipëri për të gjetur web ngatërruar e një ngjarje të varrosur në arkivat dhe rindërtimin e muajt e fundit të jetës Beqir Balluku, ministri i Mbrojtjes, i cili ishte më i shquar viktimë e shkëmbim të ashpër.[Nga prezantimin e librit "Nata e të mundurve."]
Si lindi ideja për të shkruar këtë libër?
Unë në fakt të kërkuar për të shkruar një histori në lidhje me fundin e Mehmet Shehut, kryeministrit shqiptar i cili kreu vetëvrasje një natë në dhjetor 1981 për muaj, për vite të tëra, thashethemet dhe dyshimet e kishte ushqyer një të verdhë të vërtetë në fund të saj. Kjo nuk duket të jetë e mundur që një njeri i hekurt, me karakter të ashpër, kishte të ngjarë të vuajnë një avari nervor, si ai i tha versionin zyrtar. I kishte lexuar procesverbalin e procesit politik në të cilin një ditë më parë kishte pësuar edhe "shokët" në Byrosë Politike. Njeriu i çelikut, më e tmerrshme e shqiptarëve samitit, personazhi më i ashpër midis të gjithë anëtarëve të Byrosë Politike, u shfaq një qengj të vogël, e mbrojti veten me butësi, duke pranuar të gjitha akuzat dhe premtoi se do të shpengohet vet.
Kështu që unë vendosur për të parë punën e Mehmet Shehu, kur ai kishte thikë me dorezë, kur ai ishte autori, jo viktima. Unë e dinte se unë do të gjeni Shehu e vërtetë, me tonet e tij të ashpër dhe të fundit. Dhe çfarë kishte ndodhur në spastrimet kundër Beqir Balluku, ministri i Mbrojtjes. Shehu ishte akuzuesi i vetëm më i madh i Balluku; Hoxha le atë, ka vepruar si mbikëqyrës, por e la atë të ministrit të tij kryeministrit përgjegjës për vlerësimin e procesit dhe të vënë shpinën në mur Balluku. Dhe Shehu bëri atë të përsosjes.
Pse zgjodhët faktet në lidhje me një karakter si të vështirë Balluku?
Unë e dinte pak nga Beqir Balluku: për mua kjo ishte vetëm një emër, një nga ata që ishin të lidhur zakonisht me të shtypur kryer nga Hoxha për aleancat e tij me Jugosllavinë dhe shpërthen Koçi Xoxe më parë, gjuetia sovjetikët dhe eliminon frika Sejko, përgatit 'mallkim në Pekin dhe të lëngshme Balluku ...
Por ky emër, duke kërkuar në kartat dhe në disa dëshmi, ngadalë mori konsistencë, u bë njeri, të cilin unë u përpoq për të imagjinohet agoni, vuajtjet e ditëve të tmerrshme në të cilat ai e kuptoi që do të përfundojë në asnjë mekanizëm arratisjes së ' spastrim. Viktimave dhe vetë ekzekutuesit në "spastrimet" e mësipërme. Kur kam gjetur jashtë, për të mbajtur të fshehur varrimin e trupave të Balluku, Dume dhe Cako, kishte organizuar një festë në fshat zgjedhur për këtë operacion të fshehtë, kam vendosur unë të kërkuar për të treguar këtë histori. Ndoshta rasti i Ahmet Shehu prisni përsëri, kush e di.
" Nata e mposhtur, "duket shumë e shumë si një skenar, një rindërtim i historisë të ministrit të mbrojtjes ...
Me këtë histori unë nuk dua për të analizuar historinë Balluku. Qëllimi nuk ishte ky. Qëllimi ishte që të rindërtojë një histori njerëzore, një konteksti surreal në të cilat Shqipëria ishte e kësaj moshe, në vetvete një mjedis letrar: izolimin, klimën e frikës. Se Shqipëria ishte aq surreal që të ofrohet si një vend ideal natyrisht tregim letrar.
Çfarë është ajo që magjeps viteve 70 e saj në Shqipëri?
E që unë jam i hipnotizuar nga misteri dhe Shqipërisë, vulën hermetike. Por sa mund të vërtetë të jetë një sistem i mbyllur në mënyrë të rreptë, por e bëri atë gjithsesi për burrat? Mekanizmat e brendshme të pushtetit, të gjitha sistemet e energjisë (edhe në një demokraci, të tilla si partitë politike, por ne gjithashtu mendojmë bordet e drejtorëve të kompanive) janë të rrethuar nga fshehtësia.Janë mekanizma që operojnë si në xhami për të parandaluar artificial jashtë asaj që mund të jenë të dëmshme. Dhe në lloj të dëmshme është e vërteta. Pushteti në Shqipëri në atë kohë ishte hyjnizim i këtij errësirë.
Çfarë lloji të hulumtimit është bërë për rindërtimin faktet?
Në disa raste kam bërë kërkime në arkivat e ruajtura në Arkivat Kombëtare në Tiranë. Libri përmban (për fragmente, por me besnikëri) Hapat e procesverbaleve të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror. Për këtë, siç kam shkruar, unë jam mirënjohës për administrimin e Arkivit.
Si janë parë sot në Shqipëri gjatë këtyre viteve?
Në përgjithësi, vitet e komunizmit, kanë ende për të hetohen tërësisht. Çështja më duket për të lënë anekdotike, faqet e gazetave, sidomos në verë, pluhurin nga ajo kohë. Në të vërtetë ajo është një pjesë e rëndësishme e së kaluarës (madje edhe të kohëve të fundit) Shqipëri. Unë nuk jam i ditur në lidhje me këtë, por unë do të doja të di se një ditë të ngritur një rang profesori në funksionet e Universitetit ose një departament për studimin e periudhës me kritere shkencore.Kjo shqiptare gjysmë shekulli nuk mund të jetë territori ekskluziv i artikujve të gazetave, si të plotë dhe të shkruar me njohuri të fakteve. Analizojmë të kaluarën, madje edhe më të vështirë, është mënyra më e mirë, nga njëra anë, për të ruajtur atë, të tjera për të menduar për të ardhmen.
Ajo mori pjesë në Shqipërinë për një kohë të gjatë. Si e ka vendin?
Shqiptarët janë një kompani evropiane në një vend nuk është ende në Evropë.Unë shoh vështirësinë e vënë në veprim një sistem të plotë që nuk merr parasysh vullnetin e mirë të individëve. Por unë duket të flas për Itali, jo Shqipëri. Sa ne jemi të njejtë ...
Caiazza Antonio ka lindur në vitin 1964 në Siano, në provincën e Salernos. Jeton në Trieste, ku ai është një gazetar në RAI në Friuli Venezia Giulia. Për gati tridhjetë vjet pas ngjarjeve në Shqipëri dhe ka qenë i përfshirë në Ballkan për disa revista Trivenete. Ai botoi Në det i hapur. Udhëtim në të ardhmen e komunizmit në Shqipëri (Books Instar, 2008).
Ofendime pa fund dhe në fund një shfaqje e shëmtuar, me goditje me gurë e fishekzjarrë, që rrezikuan kokat e forcave të rendit dhe sigurisht qindra tifozëve. Një tjetër ndeshje ka qenë dje në shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, por që i ngjante një guerilje mes tifozërisë së Flamurtarit dhe Skënderbeut. FSHF, si organizatore e takimit, kishte vendosur në tribunën D1 tifozët vlonjatë, ndërsa në D2 ata korçarë. Në një stadium, ku nuk kishte më shumë se 2200 shikues, mendohej se s’do të kishte shenja dhune, por nuk qe e thënë. Fillimisht pati ofendime në kor nga të dyja tifozëritë, që janë bërë rëndom mes vlonjatëve dhe korçarëve. Madje ultrasit vlonjatë nisën të përmendnin edhe emrat e bashkëshorteve të futbollistëve të Skënderbeut. Ndërprerja e parë e lojës erdhi në minutën e 37-të, teksa kapitenët Shkëmbi e Veliu këshilluan tifozët të qetësoheshin. Por, kur mendohej se gjithçka do të kalonte vetëm me ofendimet në kor, shpërtheu revolta. Nisur edhe nga afërsia që kishin me tribunat, dy tifozëritë filluan të qëlloheshin me gurë në distancë. Ka qenë minuta e 80-të e takimit, atëherë kur edhe policia është kapur gafil, pasi nuk priste një rebelim të tillë. Situata doli jashtë kontrollit, teksa tifozët e pranishëm në tribunën A e B, si dhe lojtarët në fushë, shikonin se si fluturonin gurët në sektorët D1 dhe D2. Masa emergjente e policisë ishte shpërngulja e tifozëve korçarë afër tribunës D3, por derisa kjo u realizua breshëritë e gurëve dhe fishekzjarrët vijonin pa pushim. Mësohet se disa tifozë, që u pikasin teksa gjuanin me sende të forta, u shoqëruan në polici.
SHKUMBINI-NAFTËTARI 0-1
GOLI: Zylyftari 61′
SHKUMBINI: Ajazi, Xhyra, Meta, Duka, Kullolli, Nexha, Sulkja, E.Lluca, Çela, Dervishi, Xh.Lluca. (U aktivizuan: Shehu, Sopjani, Duraku, Balliu, Kaca, Deliu, Kollçaku). Trajner: L.Pashja
NAFTËTARI: Mema, Kaja, S.Gega, Daci, Gucaj, E.Alushi, A.Gega, R.Alushi, Kopaçe, Koroveshi, Zylyftari. (U aktivizuan: Çela, Molla, Korra, Kajo, Çekrezi, Hodaj). Trajner: P.Bifsha
GJYGJTARË: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)
Shkumbini është mundur me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra e Naftëtarit në miqësoren e zhvilluar dje në Peqin, në një sfidë e cila nxori në pah edhe një herë problemet që ka skuadra peqinase. Trajneri Pashja i ka besuar të njëjtit formacion që u përball disa ditë më parë ndaj Elbasanit, por duhet thënë se loja e vendësve ka lënë shumë për të dëshiruar. Ndeshja do të niste nën një ritëm mesatar dhe për minuta të tëra do të mungojnë rastet e pastra në portat respektive. Sulmuesi Dervishi kërkon të karikojë futbollistët e rinj duke i inkurajuar, por faktikisht loja e peqinasve çalon në çdo repart. Nga ana tjetër, skuadra e Naftëtarit organizohet mjaft mirë dhe ndërmerr aksione të rrezikshme drejt portës së Shkumbinit. Në fraksionin e dytë, miqtë pas një aksioni nga e majta kombinojnë bukur në hyrje të zonës peqinase dhe aty Zylyftari arrin të shënojë golin e avantazhit për Naftëtarin. Pas pesë minutash Dervishi ka shansin të barazojë shifrat, por sulmuesi bardhekaltër gabon nga pika e 11-metrave duke e dërguar topin jashtë. Në fund të sfidës, tekniku i Shkumbinit, Pashja u shpreh: “Mendoj se skuadra është paraqitur më dobët në krahasim me takimin ndaj Elbasanit. Të ardhurit në provë nuk më bindën, ndaj gati 90% e tyre do të largohen”. Ndërsa për teknikun Bifsha, sfida e djeshme ishte debutim në stolin e Naftëtarit dhe në fund u shpreh: “Ndihem mirë për këtë fitore. Mora sinjale pozitive nga futbollistët”.syzezi sport.com
Foto Strakosha nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares shqiptare U-19. Portieri i shquar largohet nga stoli kuqezi për të ndjekur një drejtim të ri në karrierën e tij: ai do të jetë pjesë e stafit të skuadrës së njohur greke, Olimpiakos. Në vend të tij, drejtimin e skuadrës do ta marrë në dorë Altin Lala, i cili do të vazhdojë të mbulojë edhe rolin e zv.trajnerit në përfaqësuesen e madhe kuqezi. Rritet në këtë mënyrë angazhimi i ish-kapitenit të kombëtares në përgatitjen e futbollistëve shqiptarë për ekipet e sipërpërmendura.
Skuadra kuçovare, për momentin, është pa trajner. Futbollistët stërviten përkohësisht nga drejtori teknik Agim Prifti. Edhe pse pa stafin teknik, i cili pritet të vendoset shumë shpejt nga bordi drejtues, kontingjenti i futbollistëve që stërviten te Naftëtari gjatë kësaj periudhe, mbetet i plotë, madje ka edhe afrime të futbollistëve që dikur janë aktivizuar me skuadrën kuçovare. Janë rikthyer qendërmbrojtësi Florian Daci dhe portieri Mario Memaj, të cilët para një sezoni ishin pjesë e Naftëtarit, ku skuadra konkurronte në Kategorinë e Parë. Qendërmbrojtësi nga kryeqyteti, Daci, është afruar pikërisht në këtë moment kur mungon trajnere.syzezi sport.com
Tomori zhvilloi të shtunën miqësoren e parë në këtë fazë përgatitore. Beratasit u përballën me Besën në Kavajë në takimin që përfundoi në barazim 2-2. Trajneri Eqerem Memushi mbeti i kënaqur nga paraqitja e të tijve në atë sfidë. Ndërkaq, përveçse përgatitjes, trajneri është i fokusuar edhe te merkato e verës. Synimi i tij është që të afrojë sa më shumë lojtarë me eksperiencë. Pas disa emrave të parë, dy të tjerë kanë dalë në skenë këto ditë. Bëhet fjalë për portierin Erikson Aga dhe mesfushorin Arvist Gjata.
Tratativat Burime të sigurta pranë klubit beratas bëjnë të ditur se të dy lojtarët janë shumë pranë afrimit te Tomori. Skuadra është në kërkim të një portieri cilësor, në një kohë që gjatë kësaj periudhe u afruan disa në provë. Por duket se drejtuesit kanë menduar për Agën. Bëhet e ditur se këto ditë, gardiani do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe sipas të gjitha gjasave, do të firmosë për beratasit. Aga rikthehet sërish në Shqipëri pas një eksperience 1-vjeçare në Maltë, në një kohë që më parë ka luajtur për Mamurrasin, Tërbunin, Albpetrolin dhe Turbinën. Emri i dytë që bëhet i ditur është ai i Arvist Gjatës. Me këtë të fundit duket se është arritur plotësisht marrëveshja dhe këtë javë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Mesfushori ishte pjesë e Shkumbinit dhe prej disa vitesh ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për peqinasit. Tashmë, duket se ai ka vendosur të zgjedhë Beratin për të vazhduar karrierën e tij. Tri ditë më parë, në klub pati probleme të brendshme. Tre futbollistë të rinj u përjashtuan nga skuadra pas përplasjes që patën me trajnerin Eqerem Memushi. Ky, në shenjë proteste, nuk e nxori skuadrën në stërvitje për dy ditë. U desh një mbledhje e bordit drejtues të klubit për të përjashtuar lojtarët që puna të riniste normalisht. Të shtunën, ekipi zhvilloi ndeshjen e parë miqësore të kësaj faze përgatitore. Pavarësisht se lojtarët vinin pas dy ditësh pa stërvitje, bënë një paraqitje shumë të mirë dhe trajneri Memushi mbeti i kënaqur. Stafi teknik ka parashikuar që të zhvillojë miqësore të tjera në ditët në vazhdim.
Strategjia e klubit, ekip me të rinj
Në fund të muajit maj, ish-presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, shprehu dëshirën për të privatizuar klubin e Tomorit. Pavarësisht se palët diskutuan për shumë javë me radhë, në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje. Sallaku akuzoi bashkinë për mungesë vullneti, në një kohë që institucioni vendor hodhi akuza në drejtim të Sallakut. Në këtë mënyrë, ekipi mbeti në dorën e Bashkisë dhe drejtuesit kanë bërë të ditur se do të krijojnë një ekip kryesisht me lojtarë të rinj. Sipas tyre, do t’i jepet përparësi futbollistëve të ekipeve zinxhirë që do të afrohen te skuadra e parë.syzezi sport.com
Skuadra italiane, Juventus, do të shtojë edhe një përforcim në sulm pas Alvaro Marottas së Real Madridit.
Siҫ njoftojnë mediat italiane, krerët e klubit bardhezi janë duke shqyrtuar mundësinë për ta transferuar njërin nga Xherdan Shaqiri apo Ezequiel Lavezzi.
Ky i fundit tregoi paraqitje të mira me Argjentinën në Botërorin e Brazilit, duke u futur si kandidat potencial për lojtarin e ri të Juves, nëse kësaj të fundit i dështon transferimi i Xherdanit.
Ndryshe, Roma dhe Liverpooli janë skuadrat tjera që kanë shprehur interesim të madh për Shaqirin.
Te Tomori është konfirmuar zyrtarisht kreu i bankinës, që do të drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç edhe e kishte lajmëruar një ditë më parë gazeta “Panorama Sport”, dje është bërë prezantimi i teknikut të ri, Eqerem Memushi. Ajo që pritej me interes, ishin emrat e tjerë të stafit teknik. Madrid Muxhaj, i cili deri dy ditë më parë ishte trajneri i Tomorit, tashmë kalon në rolin e zv/teknikut. Ndërsa Elton Fani do të vijojë si fizioterapist te beratasit. Prezantimi është bërë në ambientet e stadiumit “Tomori”, ku i pranishëm ishte edhe shefi i klubit, Polizoi Kuqo. Trajneri vlonjat kthehet të drejtojë ekipin beratas për herë të tretë në harkun kohor të po tri viteve. Si në vitet e mëparshme, edhe tani, vlonjati do të ketë në dorë krijimin e ekipit për sezonin 2014-2015. Eqerem Memushi edhe në dy herët e mëparshme ka marrë drejtimin e ekipit përpara merkatos verore. Tashmë pritet me mjaft interes se cila do të jetë organika e ekipit. Tomori aktualisht nuk ka asnjë lojtar nën kontratë dhe krijimi i skuadrës do të bëhet nga e para. Me shumë gjasa, kontingjenti me lojtarë të rinj do të jetë sërish pjesë e ekipit beratas. Gjithashtu mund të ketë rinovime edhe nga një pjesë e mirë e senatorëve.
Mats Humels zbulon paktin e fshehtë brenda kampit gjerman, ndonëse bie në kontradikta me ato që thotë. Sipas mbrojtësit, e gjithë skuadra ra dakord në pushimin e ndeshjes që në 45 minutat në vijim të tregohej respekt ndaj Brazilit, pra t’i vendosej një limit bre-shërisë së golave. Por mesa, duket Shurrle nuk ka preferuar t’i qëndrojë paktit të ekipit, ose nuk i ka rezistuar dot ekzekutimit të dy golave të tjerë në pjesën e dytë. “E bëmë të qartë mes nesh që të qëndronim të fokusuar te loja dhe të mos i poshtëronim brazilianët. Donim të ishim seriozë në fushë dhe të tregonim respekt për kundërshtarin. Për ne mjaftonte që të bënim lojën tonë deri në fund të 90-minutëshit”, – tha Humels, që u tregua i kujdesshëm në vijim për të mos e denigruar më shumë paraqitjen e brazilianëve, ndërkohë që vlerësoi lojën e gjermanëve: “Pas golit të dytë, ata u bënë konfuzë. Nuk ishin të organizuar, ndërsa ne nuk humbëm asnjë shans deri në golin e pestë. E dimë që jemi një nga skuadrat më të mira në botë, por gjithmonë duhet të kesh edhe fatin me vete. Për ne kjo ishte thjesht një ditë me fat. Tani kemi finalen përpara dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse na pret një ndeshje krejtësisht ndryshe”.
2014/07/04 · 7:50 · FIFA World Cup
Franca është djegur në çerekfinale kundër Gjermanisë në Kupën e Botës në Brazil. "Ne nuk kemi asnjë arsye për të qenë të frikësuar," tha trajneri Didier Deschamps para duelit me rivalët e përjetshme sot (nga 18 orë GMT, jetojnë në ARD) në Rio de Janeiro. "Gjermania është e fortë dhe me përvojë, ne e dimë se. Por siç ka tension është me ne, ai është një gëzim."
Roli i preferuar ka Deschamps por nga vetja e tij. "Kjo është e bukur për të," tha kapiteni kampion bote nga 1998, me një të qeshur, pasi ai është ballafaquar me faktin se menaxheri i kombëtares Oliver Bierhoff shih "Equipe TRICOLORE" si një konkurrent titull. "Ai mund të thonë të gjitha llojet e gjërave - gjithashtu I Ka gjithmonë ekipet që ju mund të heqë nga - .. E pra, si Gjermania dhe na"
Lloris: "Ne duam të shkruajnë vetë historinë tonë"
Historia ndërkombëtar Loja mes Kombit Grande dhe Gjermania, ndërkohë, do të luajnë asnjë rol në stadiumin Maracana sot. "Ne jetojmë në të tashmen," thotë portieri Hugo Lloris. "Ka një të kaluar, por ne përqëndrohemi në lojë dhe të duan të shkruajnë vet historinë tonë."
1982 Gjermania kishte fituar kundër Francës në një dramatike gjysmë-finale në dënime. Gjithashtu në vitin 1986 Franca kishte dështuar në Gjermani - edhe në gjysmëfinale.
[Sid]
Duhet ta kuptoni ju qe mereni me ekipin tone te zemres Tomori Berat se nuk ka nevoje per presidenta qe gjasma do ta nxjerin nga situata .Ekipi ka nevoja per njerezit dhe ish futbollistet qe kan dale nga gjiri i ketij ekipi qe te afrohen dhe te ndihmojne me publikun ne krahe dhe gjerat do marin rrugen e drejte .Forca e ekipit te Tomorit eshte tifozat dhe historia e tij. Nga Toni Sollaku
Ka dështuar protesta e tifozëve të Tomorit. Nga sa mësohet, ka qenë mungesa e kryetarit të bashkisë, Fadil Nasufi, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, ajo ç’ka bërë që të mos zhvillohet kjo protestë. Çdo ditë është duke u ezauruar koha për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Heshtja e madhe nga të dyja palët të lë të mendosh se gjithçka është drejt dështimit. Çështja e privatizimit të ekipit beratas shkaktoi shumë zhurmë, por gjithçka ka mbetur në vendnumëro. Ajo çka po pritet tashmë është vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak. Çdo gjë mbetet e paqartë deri në momentin që do të bëhet publike edhe përgjigjja zyrtare e Bashkisë së Beratit. Siç është bërë e ditur edhe ditë më parë çështja ka “ngecur” tek ambientet e stadiumit “Tomori”. Shqyrtimi përfundimtar i ofertës sjell edhe përgjigjen për të ardhmen e menaxhimit të ekipit beratas.
Burimi ..SYZEZIPRESS.COM
Rama vlerëson efektivat e “Lazaratit”
24/06/2014
Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e së martës në një ceremoni efektivët e Policisë së Shtetit që morën pjesë në aksionin në Lazarat.
Në fjalën e tij para të ftuarve, ku nuk mungonin deputetë të komisionit të sigurisë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, Rama ka deklaruar se aksioni në Lazarat shënoi një kurs të ri për Policinë e Shtetit.
“Respekte Policisë së Shtetit për kontributin e dhënë në atë operacion. Ju falenderoj në emër të gjithë qeverisë. Ju dhe ata që vazhdojnë të jenë ende në Lazarat i ngritët kokën Shqipërisë. Ju ndikuat edhe në dhënien e statusit kandidat
dhe dëshmuat se me çfarë përkushtimi ne kemi misionin për ta kthyer Shqipërinë nga një vend që përqeshej në Evropë në një vend që shihet me respekt”, ka deklaruar Rama.
Duke u premtuar efektivëve se bashkë me ministrin e Brendshëm nuk do t’i lërë kurrë vetëm, shefi i qeverisë prezantoi edhe vizionin e tij për ta kthyer policinë shqiptare në një forcë prestigjoze.
“Ambicja ime është shumë e qartë: brenda 4 viteve ne nuk duhet të krahasohemi më as me të shkuarën e as me të tashmen, por me më të mirët në rangun tonë. Në këto vite ne do ta ngremë policinë tonë në nivelin më të mirë rajonal. Ndërsa në 10 vjet do ta bëjmë atë ndër më të spikaturat në nivel evropian”, tha Rama.
Më herët gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vlerësoi gjithashtu punën e forcave të policisë, të cilat sipas tij kanë sot vullnetin më të fortë politik për të luftuar krimin.
“Sot Evropa vlerësoi reformat e nisura nga qeveria e re një vit më parë. Sot Policia e Shtetit jo vetëm ka ndryshuar kurs, por ka rilindur me dinjitet. Lazarati ishte një operacion i jashtëzakonshëm, sepse për 23 vjet u la e lirë perandoria e hashashit që sfidoi shtetin. Por sot ka ndryshuar vullneti për të luftuar krimin ordiner dhe atë të organizuar, sot ka lindur vullneti për të bërë shtet”, deklaroi Tahiri.
Edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi tha fjalët më të mira për efektivët që ndërhynë në fshatin jugor të vendit. “Ky operacion ishte vërtetë special. Edhe pse ju u ndodhët nën zjarr, askush nga ju nuk qëlloi ndaj banorëve. Ju nuk treguat asnjë shenjë paniku dhe frike. Gjithësecili prej jush bëri detyrën në mënyrë të përkryer. Ky operacion nuk ka emra të përveçëm”, u shpreh Didi. / Top Channel
Syzezi Sport News