Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Αρχείο άρθρων

UNE DO TE MBETEM USHTARE NE EMER TE FUTBOLLIT :

2014-06-05 12:45
Historia shkruajti ekipi i Anagenisit te Ierapetras crete ne kategorine trete te liges Greke .Eshte pikerishte ekipi qe me dha mundesine dhe kenaqesine qe dikur te isha pjese e tije .Ishte pikerishte viti 2007 kure trajneri i ekipit te qytetit te Ierapetres nje province ne jug te cretes me nje popullate reth 40 mije banore nje nder 4 qytetet e zones lasithiu ku mer pjese ekipi ne kategotine A topiko .Zhvillohet kampionati i kalcetos i perbere nga 16 ekipe me lojtere qe luanin ne kategorite e ndryshme te kampionatet e cretes ,kure une me nje grup patriotesh dolem ne finalen e ketij kampionati dhe per fat te keq me autogol humbasin ne kohen shtese humbim titullin .Por ketu fillon historia ime futbollistike .Trajneri i ekipit ne ate kohe qe ndodhet ne timonin e ekipit deri tani kerkon te me takoje dhe kjo ndodh pas disa diteve dhe bisedojme per aktivizimin time ne ekipin me historike te Ierapetres per here te pare nje shqipetare aktivizohet ne kete ekipe ,pasi rethanat i dini per arsyet qe ishte dokumentacioni .pasi diskutuam gjate trajneri me thote se ekipi shkonte te mare kampionatin e te vite .une u binda dhe direkt fillova te stervitem ne pregatitjet e veres ne prag kampionatit .ishte e veshtire se nuk njihja asnje prej djemeve ne kete ekip pasi vitet me para synimi ime ishte te gjeja pune e te mbaja familjen ,por ku ka sakrifica ka the rezultate.pas disa viteve pa luajtur ishte e logjikeshme qe te veshtiresohesha ne ditet e para ne stervitje por klima ne ekip qe ishte shum familjare me ndihmoi te orientohesha shpejte ,ketu ndihmoi dhe mosha ime e pjekur dhe te gjith lojtaret pa perjashtim me respektonin ne maksimum .kjo me beri te orientohesha shpejte tek ekipi i Anagenisit ,dhe rezultatet vijojne njeri tjetrin .debutimi ime ne kupen e Lasithiut nuk luaj ndeshjen e pare dhe ekipi humbet 0-1 nga Neapoli ne fushen tone pas nje jave na duhesh te marrim nje rezultat te paster 0-2 dhe trajneri vendosi ta filloje formacinin nga une ,pas ne super ndeshje ate dite mpaj porten te pa prekur dhe kualifikohemi me 0-2 pas nje jave fillon dhe kamopionati qe ishte dhe obiektivi i ekipit te Ierapetras dhe ne duhet ta fillonim me keme te mbare dhe perseri vendosem une ne porte per te dhen gjithc'ka dhe rezultati nuk mungon ,dhe behem i pa zevendesueshem dhe bindshem ,nuk humbas ase nje sekonte nga i gjithe sezoni dhe ne funde kampion dhe njekohesishte portjeri vitit ne ligen amatore te Lasithiut .por ne pa mundesi qe une te vazhdoja se ligji nuk me lejonte ne ligen profesionise sic ishte liga e4rt atehere une nenshkruaj kontrate me kundershtaret direkte te qytetit tek OFI Ierapetras ku shkuam ne play of ate vite dhe u ndeshem me ekipet me historike te cretes dhe humbasim ne ndeshjen e fundit ne minuten e 85 ngjitjen ne nje kategori me larte .Dhe pse i larguar nga ekipi ime i pare kontaktet ishin te persosura mbaj mend ndeshjen per kupen kur u ndeshem direkte te gjith ish shoket e mi dhe pse humbem me erdhen dhe me perqafuan dhe me dhane kurajo duke me thene se isha me i miri ne fushe nga te dya ekipet dhe pse ata ishin nje kategori me larte se ne dhe vjen trajneri dhe me nje perqafim shum njerezore qe me dha kurajo duke me then se isha portjeri me i mire qe kishte pasur gjate  karieres se tije 35 vjecare .dhe me pase pasojne dy ekipe te tjera ku ne fun perfundij tek e kipi ku jame tani ne rolin e zevendes trajnert dhe trajner i portjerave ne nje ekip ku klima eshte tejet familjare dhe une e kam mare me shum vrulle dhe me orekse te jape per kete ekip qe nuk shtere te nxjere talente ne futbollin e zones ku jetoj me lojtare qe i ka dhen Ergotelit dhe ekipeve te tjera ne te gjith greqine .Nuk e di se si do jete e ardhmia ime ketu po per nje gje jam i sigurte se une do jape gjithc'ka per kete sport qe e dua me gjith shpirte ku do qe te me kerkojne dhe kjo eshte folozofia ime se futbolli nuk njeh kufije .keshtu miqe te dashur te gazetes www.syzezipress.com dhe mardhenjet qe kam krijuar ketu jane te pa  pershkrueshme dhe vjen momenti kur une futem ne dhomat e xhveshjeve dhe me cameren ne dore mare kete video qe beri xhiron e saiteve me te medha ne krete ,kush tjeter mun te ishte personi qe do videoskopisi castet me te lumtura te ekipit te tij te zemres ?flm .....ELTON TONI SOLLAKU WWW.SYZEZISPORT.COM

Τα πανηγύρια στα αποδυτήρια της Αναγέννησης (VIDEO)

Τα πανηγύρια στα αποδυτήρια της Αναγέννησης (VIDEO)

Εικόνες από τα αποδυτήρια της Αναγέννησης μετά τη λήξη του αγώνα με το Μινώταυρο και την άνοδο στη Γ' Εθνική

 

 

ΠΗΓΗ VIDEO: facebook Elton Toni Sollaku

Διάβασε περισσότερα στο: anatolhsport.com |Follow us: @anatolhsport on Twitter | anatolhsport on Facebook

 

 
 
Σήκωσαν στα χέρια πρόεδρο και προπονητή στην Ιεράπετρα! (ΔΕΙΤΕ ΤΟ VIDEO)

Η Αναγέννηση Ιεράπετρας θα αγωνίζεται τη νέα περίοδο στη Γ Εθνική, καθώς αναδείχθηκε νικήτρια στα μπαράζ ανόδου (Δείτε εδώ σχετικά). Μετά τη λήξη του αγώνα με το Μινώταυρο Χανίων, όπου η ομάδα της Ιεράπετρας πέτυχε μεγάλη νίκη με 4-0 (Δείτε εδώ στιγμιότυπα), στα αποδυτήρια επικράτησε χαμός με τους παίκτες της Αναγέννησης να σηκώνουν στα χέρια τον πρόεδρο της ομάδας Ανδρέα Ανατολιωτάκη και τον πρωτομάστορα αυτής της επιτυχίας, τον προπονητή Νίκο Δεδελετάκη. Δείτε το παρακάτω εκπληκτικό VIDEO με τους πανηγυρισμούς της ομάδας της Ιεράπετρας στα αποδυτήρια...

 
 

 

KOMBETARJA GRUMBULLOHET PER MIQESORET :

2014-05-29 17:33
 

stervitja e kombetares 1 stervitja e kombetares 2Kombëtarja shqiptare ka startuar dje seancën e parë stërvitore për tri ndeshjet miqësore të programuara ndaj Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Futbollistët që luajnë në Kategorinë Superiore (Orges Shehi, Sabjen Lilaj dhe Sokol Cikalleshi), por edhe Andi Lila, Ansi Agolli, Emiljano Vila dhe Armando Vajushi, të cilët kanë qenë gjatë këtyre ditëve me pushime në Shqipëri, kanë udhëtuar së bashku me delegacionin e FSHF-së, drejt Zvicrës. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve të Kombëtares, të cilët luajnë në kampionate të ndryshme të Europës, u janë bashkëngjitur ekipit në Yverdon, nëpërmjet linjave të tjera ajrore ose tokësore.
Stërvitja - Sakaq, trajneri Xhani de Biazi ka grumbulluar ekipin në një seancë stërvitore në orën 17:30, në të cilën është munduar më së shumti që të shikojë gjendjen fizike të çdo lojtari. Për ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Rumanisë, tekniku nuk do të ketë në dispozicion Mërgim Mavrajn, të cilit i ka dhënë leje për shkak të impenjimeve familjare (marton të vëllanë), ndërsa do jetë Elseid Hysaj. Shkodrani do të mungonte në këtë ndeshje, nëse do të luante me Empolin në kampionatin italian (të shtunën luhet java e fundit), por të dielën e kaluar lojtari u ndëshkua me karton të kuq në përballjen Çitadela-Empoli, ndaj është i pezulluar. Kështu, Hysaj ka përfituar nga rasti që t’i bashkohet kuqezinjve që në seancat stërvitore për takimin me Rumaninë.
Programi - Ndërkohë, sot De Biazi ka programuar dy seanca stërvitore: paradite në 10:30 dhe pasdite në 17:30. Edhe nesër do të mbahet i njëjti ritëm, ndërsa të shtunën tekniku do t’i bëjë ekipit një stërvitje të lehtë paradite dhe pas takimit, një seancë të shkurtër me vetëm lojtarë që nuk do të aktivizohen gjatë ndeshjes me Rumaninë. Pas përfundimit të këtij takimi, më datë 1 qershor Kombëtarja do të udhëtojë për në Hungari, ku do të ndeshet me kombëtaren vendëse më 4 qershor në stadiumin “Ferenc Pushkash” në orën 20:30. Edhe këtu do të ruhet i njëjti ritëm i seancave stërvitore, me nga dy në ditë. Më 5 qershor skuadra do të udhëtojë për në San Marino. Ndeshja e tretë do të zhvillohet më 8 qershor në stadiumin olimpik të “Seravalle”- s, kundër San Marinos, në orën 20:30.
Piturka - Rezultati i ndeshjes me Shqipërinë është shumë i rëndësishëm për një pjesë të mirë të lojtarëve të Rumanisë, të grumbulluar rishtazi nga trajneri Viktor Piturka. Në një intervistë dhënë mediave rumune, ditën e djeshme tekniku ka bërë me dije se edhe pse kemi të bëjmë me një miqësore, ajo do të jetë një provë për një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve që sapo janë grumbulluar në skuadër. “Unë dua që të fitoj si me Shqipërinë dhe me Algjerinë. Ndaj nga rezultati i këtyre ndeshjeve do të varet edhe thirrja ose jo e disa lojtarëve, të cilët i kam marrë në provë për këto dy ndeshje. Nëse ata do të luajnë mirë dhe do më japin garanci, atëherë do të jenë pjesë e skuadrës edhe për ndeshjet kualifikuese të Europianit, në të kundërt, nuk do t’i grumbulloj më”. Rumania është shortuar në grupin F për kualifikimet e EURO 2016-s me Greqinë, Hungarinë, Finlandën, Irlandën e Veriut dhe Ishujt Faroe.

Nis shitja e biletave, por nuk ka fluks
Sipas përfaqësuesit të grupimit “Tifozët kuqezi” në Zvicër, Artim Elmazi, dje ka nisur shitja e biletave. Deri në orët e vona të pasdites ishin shitur jo më shumë se një mijë bileta, nga ku 230 janë marrë nga grupimi “Tifozët kuqezi”. Sakaq, dje këta të fundit kanë bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në afërsi të Yverdonit, ku do bëhet ndeshja, që të vijnë në masë në stadium. Sakaq, bileta më e shtrenjtë për këtë ndeshje është ajo e tribunës qendrore, e cila kushton 59 franga zvicerane, ose më mirë 68 mijë lekë. Ndërsa në tribunën lindore bileta kushton 49 franga (57 mijë lekë). Pjesa tjetër e stadiumit është e ndarë në zona: lindore, jugore dhe veriore, të cilat kanë këto çmime: lindore 35 franga (ose 40 mijë lekë), dhe jugore e veriore nga 29 franga (33 mijë lekë). Për fëmijët, çmimet janë paksa më të ulëta dhe shkojnë deri në 17 franga (19 mijë lekë).

INTERVISTA E DE BIAZIT DHE TE REJAT RRETH KOMBETARES :

2014-05-21 11:29

De Biazi dhe BushiXhani De Biazi ka shpallur dje listën e lojtarëve për tri ndeshjet miqësore kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka grumbulluar për herë të parë mbrojtësin 20-vjeçar të Luzernës në Zvicër, Fidan Aliti, si dhe sulmuesin e Kukësit, Sokol Cikalleshi. Gjatë konferencës për shtyp nga ambientet e FSHF-së, italiani i shoqëruar nga menaxheri i kuqezinjve, Alban Bushi, ka deklaruar ndër të tjera se sulmuesi kosovar, Besart Berisha, nuk është gati për t’u rikthyer në Kombëtare. Megjithatë, De Biazi ka lënë sërish një derë hapur për golashënuesin që luan në Australi. Fillimisht trajneri tregoi planin për tri miqësoret dhe mungesat në listën e publikuar dje. “Së pari, dëshiroj t’i falënderoj lojtarët e mi, pas përfundimit të kampionateve. Kanë konsumuar shumë energji dhe për 12 ditë nga pushimet e tyre do të jenë me Kombëtaren. Do të luajmë tri ndeshje miqësore, të cilat i çmoj si shumë të rëndësishme në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2016. Kemi për fat të keq shumë lojtarë që kanë pasur probleme. Jahmir Hyka, Migjen Basha, Odise Roshi, Alban Meha dhe Taulant Xhaka janë të dëmtuar, por ata mbeten pjesë e projektit tim. Lojtarët që kanë pësuar dëmtime më të rënda janë Ledian Memushaj dhe Armando Sadiku, të cilët do të jenë jashtë fushave gjashtë apo shtatë muaj. Dëshiroj t’i përqafoj fort ata, për t’u thënë se i presim dhe se kam besim. Jashtë liste është edhe Ervin Bulku, por edhe pse nuk është thirrur për këto miqësore, e njoh mjaft mirë dhe është pjesë e projektit”, – ka thënë ndër të tjera kreu i pankinës. Për më tepër, ja si iu përgjigj italiani pyetjeve të gazetarëve:
Për çfarë do t’u shërbejnë këto tri ndeshje miqësore?
Ndeshjen e fundit miqësore e kemi zhvilluar më 5 mars ndaj Maltës, ku fituam 2-0, kështu që edhe këto tre takime do të na shërbejnë për të punuar më shumë me skuadrën. Qëllimi është për të kuptuar në çfarë pike jemi dhe se çfarë vlerash ka kjo skuadër. Edhe lojtarët kanë mundësi të njihen më mirë me njëri-tjetrin.
Problemi më i madh i Kombëtares gjatë edicionit të kaluar ka qenë sulmi. Si keni menduar ta zgjidhni dhe çfarë mund të përfitoni nga këto tri ndeshje?
Këto ndeshje do të na vlejnë, për të testuar dhe kundërshtarët që kemi përpara nesh, të paktën nga dy ndeshjet e para me Rumaninë dhe Hungarinë, të cilat mendoj se kanë cilësi më të mëdha sesa skuadra jonë. Për këtë motiv, ne do të kërkojmë të ambientohemi me ta, pasi kanë lojtarë të një niveli të lartë, kështu që do të synojmë të përshtatemi me ndeshje të vuajtura nga një pikëpamje. Sigurisht, që Rumania nuk është Portugalia, por sipas meje ka një nivel të mirë. Për sulmin jam duke vlerësuar se cilët lojtarë mund të kemi në dispozicion. Kam thirrur disa dhe ne duhet të punojmë me ta, edhe për të parë se në çfarë gjendje janë dhe për të bërë me ta punën më të mirë të mundshme.
Keni pritur një përgjigje nga Besart Berisha, a do të rikthehet në Kombëtare?
Pas ftesës së bërë nga ana jonë dhe një reflektimi të gjatë, Berisha ka vendosur të mos luajë për Kombëtaren, pasi është tepër larg dhe ardhja e tij është shumë problematike. I duhet të udhëtojë nga Australia në Shqipëri, apo në vendet ku ne duhet të luajmë. Por, ai nuk është se ka mbyllur përfundimisht gjithçka, pasi na e ka lënë të hapur bashkëpunimin. Nëse vitin tjetër do të ketë mundësinë të luajë në Europë, ai do të na bashkohet.
Ju keni një kohë të gjatë në Shqipëri dhe sigurisht keni krijuar edhe miqësitë tuaja. A ka pasur ndonjëherë presion apo ndërhyrje te ju, për lojtarë të ndryshëm?
Nuk e prisja këtë pyetje nga ju (i drejtohet gazetarit të “Panorama Sport”). Nuk kam pasur kurrë ndërhyrje, nuk kam pasur presion nga askush. I vetmi presion që kam pasur ka qenë nga ndihmësi im, Paolo Tramexani, dhe tani nga ndihmësi im i ri, Altin Lala. Llogaritë i bëjmë sipas tri kokave tona dhe gjendjes fizike që kanë lojtarët. Ndonjë presion tjetër apo ndërhyrje nuk kam.
Çfarë do të bëhet në të ardhmen, qoftë me Samir Ujkanin apo me Loret Sadikun. A do të jenë ata pjesë e Shqipërisë?
Ujkani është i dëmtuar dhe nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen kundër Turqisë. Për sa i përket Sadikut, ai është thirrur nga trajneri Bunjaku, por nuk është përgjigjur, pasi është në ndeshjet e kampionatit suedez. Janë situata që do t’i zgjidhin ata vetë.
Para pak javësh ndoqët ndeshjen e Shpresave kundër Italisë B. A patë ndonjë element që mund të përfshihet në Kombëtaren e madhe?
Sigurisht që pashë lojtarë interesantë. Por, ata duhet të presin për të qenë pjesë e Kombëtares A, pasi u mungojnë disa aspekte shumë të rëndësishme, si eksperienca e gjendja fizike, sepse ne do të zhvillojmë takime me kundërshtarë të rëndësishëm. Do të ishte e vështirë për ta edhe nga pikëpamja fizike. Ata lojtarë janë duke bërë një punë shumë të mirë nën drejtimin e Skënder Gegës, kështu që kur të jenë gati do t’i ftojmë.
Situata te Lacio për dy lojtarët shqiptarë është e ndryshme. Nëse Etrit Berisha vlerësohet si një nga portierët më të mirë të huaj në Serinë A, Lorik Cana është në largim e sipër. Cili është informacioni që keni?
Në fakt, në lidhje me situatën e tyre te Lacio, të paktën tani për tani, nuk kam ndonjë gjë konkrete, sepse pres të marr informacione direkt nga lojtarët. Nuk duhet të hyj në problemet private që u përkasin lojtarëve të ndryshëm në lidhje me klubet ku ata luajnë. Unë i zgjedh lojtarët në bazë të faktit se, nëse luajnë apo nuk luajnë, apo nëse bëjnë pjesë apo jo në projektin tim. Unë besoj se Berisha do të jetë portieri titullar për sezonin e ardhshëm të Lacios. Për sa i përket Lorikut, do ta pyes atë kur të vijë në grumbullimin me Kombëtaren.
Sipas vlerësimit tuaj, kush ka qenë lojtari më i mirë dhe më i keq nga futbollistët e Kombëtares gjatë sezonit që sapo u mbyll?
Është një pyetje, përgjigja e së cilës vlen 100 milionë dollarë (qesh). Në lidhje me lojtarët që kam grumbulluar, besoj se kanë pasur një sezon shumë më të mirë se të tjerët, një rendiment më të mirë me skuadrat e tyre. Për shembull, Shkëlzen Gashin e kam thirrur, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë i Serisë A zvicerane. Më surprizoi me paraqitjen e tij gjatë këtij sezoni. Po kështu edhe Edmond Kapllani ka luajtur mirë me ekipin e tij, FSV Frankfurt. Gjithashtu Sokol Cikalleshi, i cili vjen nga Kukësi, ka dhënë sinjale pozitive sa i përket shënimit të golave dhe paraqitjes. Është një lojtar i dashuruar me futbollin.
Diskutuat me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjakin. Cilat ishin konkluzionet?
Ishte një bisedë shumë pozitive dhe konstruktive. Ky takim ishte shumë i rëndësishëm për mua, për të kuptuar edhe se cilat ishin qëllimet e kolegut kosovar. Ai u tregua mjaft i disponueshëm, për të këmbyer informacione për lojtarët kosovarë që njihen prej tij dhe luajnë në Europë. Bunjaku iu përgjigj pozitivisht ftesës për të bashkëpunuar me ne, kjo dhe për faktin se ne do të luajmë në kualifikueset e kampionatit europian, ndërsa ata do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore, që janë edhe më pak interesante dhe më pak të forta, nga ato që do të përballemi ne.
Duke iu rikthyer takimit me trajnerin e Kosovës, a ju siguroi ai që, nëse Shqipëria do të ketë nevojë për disa lojtarë të tij, do t’i lejojë?
Bashkëpunimi ynë do të jetë i gjithanshëm. Këta ma konfirmoi Alberti edhe në takimin tonë. Skuadrat tona duhet të kenë një farë stabiliteti, kur bëhet fjalë për lojtarët. Ramë dakord që, kur një lojtar luan në Kosovë dhe ka paraqitje të mrekullueshme ta marrim në konsideratë, do të jetë një avantazh për ne në termat e rritjes së skuadrës. Ai i di më mirë se mua, se ekuilibrat janë shumë të brishtë, kështu që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kështu që, kur do të kemi mundësi, do të marrim edhe lojtarë nga përfaqësuesja e Kosovës.
Ilir Azemi, i cili ka shënuar shumë gola me Grojter Fyrthin, a mund të jetë një kandidaturë për Kombëtaren tonë?
Po, nëse ai do të vendosë të luajë për ne. Nga ana e Bunjakut nuk ka asnjë pengesë që Azemi të luajë për Shqipërinë.
Gjasula pse është jashtë: për shkak se ju kritikoi publikisht, apo se ka qenë jashtë forme?
Mendoj se përgjigjen e kësaj pyetjeje e dini. Unë kam thirrur ata që kanë shfaqur formën më të mirë. Gjasula nuk është thirrur, pasi nuk është në planet e mia për ndeshjet miqësore. Besoj se jam i qartë…
Ju thatë se këto miqësore do t’i shërbejnë skuadrës për të testuar lojtarët që keni thirrur, ndërkohë që ky nuk është komplet grupi. A do të vlejnë këto ndeshje për eliminatoret apo do të vazhdoni me eksperimentet që kemi parë në miqësore?
Na duhet të ambientohemi edhe për të jetuar me situatat emergjente, kështu që duhet të shohim edhe këto gjëra gjatë verës, përpara se të fillojë kampionati dhe kualifikueset. Unë besoj se na duhet të kemi dhe alternativa për ata që na mungojnë dhe, sipas meje, kjo është shumë e rëndësishme e thelbësore.
Dy ditë më parë Besnik Hasi fitoi me Anderlehtin kampionatin belg. A keni një mesazh për ish-kapitenin e Kombëtares?
E vlerësoj shumë dhe ka respektim tim të plotë, pasi ka fituar me një skuadër të madhe si Anderlehti titullin e parë të tij në karrierën si trajner.

De Biazi ne konference per shtypAliti dhe Cikalleshi, surprizat e De Biazit për miqësoret
Trajneri i kombëtares kuqezi, De Biazi, ka dhënë një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së të hënën, paraprakisht, ndërsa ka shpllur edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për tri miqësoret e radhës. Bie në sy një emër i ri, Fidan Aliti, 20-vjeçari që luan me Luzernën në Zvicër, i pagrumbulluar asnjëherë më parë me kombëtaren. Rikthim bëjnë shkodrani Armando Vajushi, Debatik Curri, Sabien Lilaj dhe Elseid Hysaj. Nga kampionati shqiptar ka një prurje të re, që është Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kukësit. Në total do të jenë 21 futbollistë nën urdhërat e De Biazit. Kujtojmë se Shqipëria do të luajë më 31 maj në Zvicër kundër Rumanisë, në orën 19:00. Katër ditë më pas do të zhvillojë miqësoren e dytë, në Budapest, kundër Hungarisë, në orën 20:30, dhe më datë 8 qershor sfidon San Marinon, në orën 20:30, në fushën e kësaj të fundit. Kombëtarja ka rastin të provojë elementë të rinj dhe që kanë pasur pak hapësira aktivizimi në të shkuarën, në mungesë të shumë lojtarëve të tjerë titullarë, pjesa më e madhe për arsye dëmtimesh. Interesant është fakti se Debatik Curri figuron në listën e dy kombëtareve, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, por duket se mbrojtësi do të vijojë paraqitjen me fanellën kuqezi, pjesë e së cilës ka qenë në të kaluarën, madje me një rol të rëndësishëm. Dëmtimi e ka lënë jashtë për disa kohë atë, por ndryshimi i klubit dhe aktivizimi i rregullt me Sevastopol duket se i ka dhënë një mundësi tjetër për të treguar veten në përfaqësuesen e drejtuar nga De Biazi. Sokol Cikalleshi, sikurse thamë më sipër, ka fituar një grumbullim në Kombëtare pas një sezoni tejet pozitiv, teksa shënoi 17 gola në 25 ndeshje të luajtura me fanellën e Kukësit. 23- vjeçari ka qenë edhe më përpara në orbitën e Kombëtares, por nuk pati marrë asnjë ftesë zyrtare. Tanimë do jetë rasti që ai të tregojë nëse mund të jetë i vlefshëm për De Biazin apo jo. Sakaq, kujtojmë se Cikalleshi ka edhe mundësinë që të përfitojë nga fakti se Armando Sadiku është dëmtuar rëndë (këputi ligamentet e gjurit) dhe do të mungojë të paktën 6 muaj, teksa edhe lojtarë si Bekim Bala dhe Edgar Çani kanë treguar një formë të dobët sportive, çka ka bërë që tekniku të largojë vëmendjen prej tyre.
Sakaq, De Biazi nuk do të ketë në dispozicion të dëmtuarit e kohëve të fundit: Armando Sadiku, Ledian Memushaj, Migjen Basha, Jahmir Hyka, si dhe Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Vullnet Basha dhe Ilir Berisha.

Ja 20 emrat e ftuar nga De Biazi për tri miqësoret e radhës:
PORTIERË
Etrit Berisha   -  (25 vjeç, Lacio)
Orges Shehi   - (36 vjeç, Skënderbeu)
MBROJTËS
Lorik Cana   - (30 vjeç, Lacio)
Andi Lila   - (28 vjeç, PAS Janina)
Ansi Agolli   - (31 vjeç, Karabak)
Mërgim Mavraj   - (27 vjeç, FC Këln)
Debatik Curri   - (29 vjeç, Sevastopol)
Fidan Aliti   - (20 vjeç, Luzern)
Ermir Lenjani   - (24 vjeç, St. Gallen)
Elseid Hysaj   - (20 vjeç Empoli)
MESFUSHORË
Amir Abrashi   - (24 vjeç, Grasshopers)
Ergys Kaçe   - (20 vjeç, PAOK)
Emiljano Vila   - (26 vjeç, PAS Janina)
Valdet Rama   - (26 vjeç, Real Vajadolid)
Sabjen Lilaj   - (25 vjeç, Skënderbeu)
Armando Vajushi   - (22 vjeç, Liteks Loveç)
SULMUES
Edmond Kapllani   - (31 vjeç, FSV Frankfurt)
Hamdi Salihi   - (30 vjeç, Hapoel Ironi Ako)
Shkëlzen Gashi   - (25 vjeç, Grasshopers)
Sokol Cikalleshi   - (23 vjeç, Kukësi)


Burimi:

E PA FATE BENFIKA ,SEVILJA FITUESJA E LIGES SE EUROPES

2014-05-15 09:05

ajme Flash — 14 Maj, 2014 23:37

Vendosin penalltitë, Sevilja fiton Ligën e Europës

 

Benfika-SevillaFinalja e Ligës së Europës, luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Juventus Stadion”, ka prodhuar luftë të fortë sportive mes dy skuadrave, por asnjë gol në 120 minuta lojë. Benfika e mësuar me finale të tilla, por me mjaft dështime në këtë “stacion” të kësaj gare, rikthehej aty ku kishte siguruar finalen, pasi superoi bardhezinjtë e Kontes, e familjarizuar disi me ambientin, por duke pasur edhe më shumë tifozë në mbështetje, ndërsa Sevilja vinte pas një kualifikimi “in extremis” ndaj Valencias në gjysmëfinale. Gjithsesi, të gjitha këto ishin harruar dhe palët kanë performuar me një përkujdesje maksimale në prapavijë, për të mos pësuar, dhe me dëshirë të madhe për të dalë në kundërsulm e për të ndëshkuar kundërtshtarin. Më kërkuese, me më shumë zotërim të topit, por pa finalizimin e duhur, është paraqitur skuadra portugeze e Horge Hezus, ndërkohë që spanjollët kanë qenë më të qartë taktikisht dhe kanë administruar potencialin e vet disi më të paktë se Benfika. Në shkallën sipërore të performancës mund të vlerësohen dy portierët respektivë, që e kanë mbajtur ndeshjen të hapur me pritjet e tyre, në bardhësinë e shifrave, deri pas 120 minutash lojë. Pra, për të përcaktuar fituesin e këtij trofeu nuk ka mjaftuar koha e rregullt, por as dy shtesat me nga 15 minuta. Për pasojë, gjithcka duhej të zgjidhej nga pika e bardhë e penalltive. Së andejmi ka vazhduar mallkimi për “shqiponjat” e benfikës, me finale e tetë të humbur në Ligën e Europës. Portieri portugez i andaluzëve neutralizoi dy penallti, të Kardozos dhe Rodrigo, duke bërë që Sevilja të triumfojë në Europë.WWW.SYZEZISPORT.COM

 

UNE DO TE VOTOJE KESHTU:

2014-04-11 18:19
PER MUA 11TE LOJTARET ME TE MIRE QE KANE LUAJTUR PER FC SYZEZIN JANE KETA .ME FALNI UNE VOTOVA NE SKEMEN 4-1-4-1  
 1 ELTON SOLLAKU  PORTJERI SIGURIA E GARANTUAR
2 SAMI XHELO   MBROJTES I DJATHTE I PA LUDHUR DHE I SAKTE NE NDERHYRJET E TIJA
3 FESTIM TOSKA  MBROJTES I QENRES I PA KALUESHEM ENERGJIK I FUQISHEM NE NDERHYRJET NE AJER
4 FLAMUR SULA  MBROJTES I LIRE GJIGAND I VERTET DO KALOJNE VITE TE SHOHE NJE MBROJTES TE TILLE
 5 BENI TOSKA  MBROJTES I MAJTE KY ESHTE ME I MIRI QE KEMI PASUR SHPIRTI I EKIPIT
6 ARQILE ARAPI 6 QUHET NE GJUHEN MODERNE TE FUTBOLLIT JAME I VOGEL TE FLASE PER KETE LOJTARE DHE TRAJNER TE MADH
7 ADRIAN ARAPI  MESFUSHORE  I MAJTE SPEKTAKLI FILLON KETU. PO JEPE RE SHOKU TOPIN
8 FERDINANT LILA  MESFUSHORE I  QENDRE MESSI I SYZEZIT .MBARONTE NDESHJA AI VAZHDONTE TE TRIBLONTE
9 FLAMUR TOSKA  MESFUSHORE DJATHTE NE LUFTEN NE AJER I PA MPOSHTUR DHE ME GOLA TA VLEFSHEM DHE SHENUES I MIRFILLTE
10 EDMOND ARAPI MESFUSHORE I QENDRES  10 NE GJUHEN FUTBOLLISTIKE TRURI I EKIPIT NO  MONDI NO PARTY
NESTI ARAPI SULMUESI ME I MIRE I MUNDESHEM I KOMPLETUAR  SHENONTE NE C'DO POZICION

 

KUSHE DO TA NGREJ KUPEN E KAMPIONEVE

2014-04-10 20:46
REAL MADRID
BAYER MUNCHEN
ATLETICO MADRID
CHELSEA

GUARDIOLA :UNE JAME KRENARE PER EKIPIN TIM.

2014-04-10 09:07

GUARDIOLA :UNE JAME KRENARE PER EKIPIN TIM.

2014-04-10 08:

Puhhh, kjo ishte emocionuese, që ishtenë Ligën e Kampionëve!Bavarezët xhiruar veten kundër Manchester United në gjysmë-finale CL.Pep Guardiola u shfaq në konferencën për shtyp pas fitores 3-1 zgjidhur saktë."Unë jam shumë, shumë krenar për ekipin tim.Unë jam i lumtur ", ka thënë trajneri i Bayern," kjo është pjesa më e mirë e sezonit.Ne jemi në një situatë të lartë. "

pVotes të progresit

Pep Guardiola:"E dija se do të ishte e vështirë.Kjo është eChampions League, e cila është çerekfinale dhene  Manchester na ka  ndaluar  portieri dhe tetë lojtarë në zonën e rreptësisë.Por nendeshjen e dyte  ishim të durueshëm dhe kishim  një fat në finale.Tani ne jemi nëgjysem finale , kështu që unë jam shumë, shumë krenar për ekipin tim.Unë jam i lumtur.Lojtarët e mi kanë një zemër të madhe.Kjo është pjesa më e mirë e sezonit.Ne jemi në një situatë të lartë.
"

Arjen Robben:"Këto janë lojëra, por tu luajtur  futboll.Kështu që ne duhet që gjithmonë të treguar më të miren tone .Kjo është e bukur dhe keto ndeshje duhen jetuar .Për këtë, bëjme  çdo gjë dhe stervitja   vështirë.Sidomos në pjesën e parë, ne e bëmë shumë e mirë.Ne na duhej me shume te godisnim porten kundershtare.Kjo është vendimtare kundër ekipeve të tilla.Ishte e rëndësishme për ne shpejt bilanci është arritur.Tani ne kemi vetëm një kundërshtar të Lisbonës. "

Thomas Müller:"Ne ishim ne te dyja pjeset me larte .Pastaj erdhi Evra me nje super gol aty ku se prisnim .Por ne na kanë zgjuar dhe makineria ponoje ne xhiro te larta  përsëri .Për këtëshperblimi erdhi ,pas barazimit 1-1psikologjia ishte ne anen tone.Pastaj ne na shtyu më tej dhe gjithashtu kishte pak më shumë eufori.Paserdhi  goli e dytë dhe të tretë ne kemi qenë në gjendje të marrim fryme lirishte  . "

David Moyes (Manchester trajner United):"Ne kemi bërë një lojë e madhe - dhe kundër nje campioni te madh k , kundër një kundërshtari me të vërtetë të fortë.Ka pasur shumë pozitive.Ne kemi përqendruar shumë dhe taktikisht superiore.Ne kishim disa mundësi për të bërë një gol të dytë.Unë jam izhgënjyer që nuk i përdorem  ato.Në fund ne nuk ishim atje ku duhet te ishim . "

Michael Carrick (Manchester United mesfushor):"Unë jam thellësisht i zhgënjyer.Ne ishim ne ne avantazh  të madhe.Dhe pastaj pas  20 sekonda erdhi  barazimi.Kjo është shumë e hidhur.Bayern ushtroi shum presing ne  zonën tonë.Ne e mundoheshim ta mbanim large saje por ishte e pa mundur

 

TOMORI FITON NDAJ SHKUMBINIT DHE RENDITET I 4 TERTI

2014-04-09 20:39

MyzyriTomori ka arritur të fitojë një takim të vështirë ndaj Shkumbinit në Berat, me golat e Myzyrit dhe të Shinkos. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Mesfushori Berion Myzyri thotë: “Kemi arritur të fitojmë një takim mjaft të vështirë, pasi luajtëm përballë një ekipi të fortë edhe me traditë në futbollin shqiptar. Skuadra pati forcën të reagojë, edhe pse ishim në disavantazh gjatë pjesës së parë. Goli ishte fryt i lojës së shokëve, të cilët kanë bërë maksimumin. Ndihem i kënaqur në ekip dhe ky sezon ka qenë mjaft i mirë në aspektin personal, pasi falë besimit të trajnerit kam luajtur titullar në shumë takime. Ndodhemi në vendin e katërt dhe kjo është mëse e merituar”.
B.Dalipaj


Burimi:TOMORI NEWS

JA LOJTARET NGA MUND TE DALI 11 TESHJA E SYZEZIT NE VITE

2014-04-09 19:22
PORTJERAT MBROJTESA QENDRE MBROJTESA TE MAJTE MBROJTESA TE DJATHTE MESFUSHORE TE MAJTE DHE QENDRORE TE MAJTE MESFUSHORE TE DJATHTE DHE QENDRORE TE DJATHTE  
FITIMI TOSKA,LEFI ARAPI,MICO QOSE,HYSEIN KRASNIQI,ELTON SOLLAKU,ALFRED ARAPI, ARQILE ARAPI,,FLAMUR SULA,XHEVO TOSKA,ZOI ARAPI, GENCI TOSKA,FESTIM TOSKA LADI LLAZI,VIKTOR ARAPI,LENCI LLAZI,BENI TOSKA, SAMI XHELO,LEFTER ARAPI,BERTI TOSKA,XHIMI KRASNIQI,ERMAL TOSKA,ELTON TOSKA, FADIL DAJA,ADRIAN ARAPI,FERDINANT LILA, AGRON TOSKA,ZABIT L,SHYQO GLLAVA, SHPETIM BANI,ARTAN TOSKA FLAMUR TOSKA SOKOL ARAPI,EDMONT ARAPI KASTRIOT LILA,  
    SULMUESIT        
  NESTI ARAPI ARTAN SOLLAKU        
  ALBAN ARAPI AGRON TOSKA        
  ARBEN LILA          
             

 

MANCHESTER 48 MILION EURO PER KROOS:

2014-04-04 16:33
 

kroosManchester United nuk heq dorë nga Toni Kroos. Edhe pse pak ditë më parë, Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge deklaroi se gjermani nuk do të largohet, “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë joshëse për bavarezët. Klubi anglez është i gatshëm të derdhë në arkat e kampionëve 48 milion Euro për të bindur Kroos të transferohet në “Old trafford”. 26-vjeçari do të ishte një përforcim me vlerë për ekipin e David Moyes duke parë formën jo të mirë që United po kalon këtë sezon.

QE TE MUNDESH REALIN DUHET TI KESH TE MEDHAJA ATO E.......

2014-04-02 18:57

kloppNdonëse kundër Realit të Madridit në çerekfinale Borusia e Dortmundit pritet të luajë një ndër ndeshjet më të vështira të sezonit, pas asaj me Bajernin e Mynihut në kampionat, gjatë fazës së parë, trajneri Jurgen Klop është parë shumë i qeshur në konferencën për shtyp. Gjermani 46-vjeçar e di që këtë herë do jetë e vështirë që 180 minutat të përfundojnë si ato të sezonit të kaluar në gjysmëfinale, por pavarësisht kësaj ai nuk kërkon të dorëzohet: “Për të mundur Realin e Madridit nevojiten ‘cojones’ (këllqe), pasi kjo është e vetmja fjalë që di në spanjisht, – thekson Klop, duke bërë të qeshë të gjithë të pranishmit. – Gjithsesi, të shohim nëse edhe ato do mjaftojnë, sepse në ‘Santiago Bernabeu’ do të jetë një atmosferë e zjarrtë, që nuk do na favorizojë. Fitorja, e vështirë? Natyrisht, sepse sivjet është Reali favorit për të avancuar, por ne do bëjmë të pamundurën për ta shitur shtrenjtë lëkurën. Fundja, edhe pse sivjet nuk besonte askush tek ne, ja tek mbërritëm në çerekfinale, por kjo nuk do të thotë që unë jam një magjistar. Magjia qëndron e gjitha te këmbët e lojtarëve të mi dhe unë kam besim të plotë tek ata. A do të ndikojë mungesa e Levandovskit? Për ne është një lojtar i rëndësishëm, por kjo nuk është një dramë e cila mund të na demoralizojë aq sa ta mendojmë veten të humbur. Respektoj Realin, por mbi të gjitha respektoj dhe kam besim te lojtarët e mi”.


BurimiWWW.SYZEZI SPORT

Te fundit nga super liga shqipetare:

2014-03-31 17:12
 
 

Vlaznia-Skenderbeu-kryesoreVllaznia fiton në limit me Skënderbeun dhe ngjitet e 7-ta në renditje. Një gol i Ndriçim Shtubinës në të 89- ën ka nderuar shkodranët dhe u ka shkaktuar kështu korçarëve humbjen e parë pas afro 4 muajsh (konkretisht më 09.11.2013 ndaj Bylisit). Kuqeblutë e drejtuar nga Haxhiosmanoviç kanë marrë një trepikësh shprese për mbijetesën, edhe pse mes polemikash. Një moment i dyshimtë në aksionin e golit ka sjellë reagime të ashpra nga ana e korçarëve. Megjithatë, në fund Vllanzia ia ka dalë dhe me këtë fitore e sheh veten jashtë zonës së ftohtë. Për momentin ka pikë të barabarta me kuqezinjtë e Vlorës, nga 32 të tilla, duke ndarë mes tyre vendein e 7-të dhe të 8-të në klasifikim. Kësisoji, pas javës së 26-të të Superiores, kapërcyelli i “Parajsës” dhe “Ferrit” në Superiore i mbetet Tiranës. Fjala është për vendin e 9-të, i cili të zbret një kategori më poshtë bashkë me Bylisin e përjashtuar nga gara tashmë, dhe dy skuadra të tjera. Për momentin dhe sipas të gjitha gjasave, edhe Lushnja me Kastriotin duket se do t’i thonë lamtumirë Superiores, edhe pse kanë akoma shpresa minimale matematikore, ndërsa lufta e madhe do të përqendrohet për të evituar vendin e 9-të. Veç Tiranës, e cila pozicionohet në këtë vend aktualisht, rrezikojnë po ashtu Flamurtari, Vllaznia dhe Besa. Javët e mbetura të kampionatit do të jenë plot ankth për skuadrat në fjalë, të cilat duhet t’i bëjnë llogaritë edhe “jashtë fushe”, me të ashtuquajturat aleanca…

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 1-0 
GOLAT: Shtubuna 89′
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Beqiri, Sykaj (Tafili 46′), Vukçeviç, Boci, Shtubina, Bushiç (Kraja 91′), Kruja, Gocaj, Belisha (Nikoliç 72′), Hajdari; Trajner: D.Haxhiosmanoviç.
SKËNDERBEU: Shehi, Radas (Sahiti 84′), Bicaj, Arapi, Shkëmbi, Tomiç (Alikaj 65′), Lilaj, Muzaka, Dimo (Tahiri 91′), Ribaj, Pejiç; Trajner: M.Josa.
KARTONË I VERDHË: Gocaj 59′ Shtubina 89′/ Radas 44′
DELEGAT: Bujar Pregja (Tiranë)
VËZHGUES: Astrit Canaj (Durrës)
GJYQTARET: B.Ziri, E.Veseli (Fushë-Krujë), R.Avdo (Tiranë)

MINUTAT
1′ Shtubina vepron bukur nga e majta, pason te Bushiç që gjuan dhe pret Shehi.
6′ Vukçeviç gjuan me kokë dhe pret sërish Shehi.
21′ Bushiç gjuan me kokë, por portieri i Skënderbeut shpëton portën e tij nga një gol më se i sigurt.
25′ Vukçeviç provon me një goditje potente me kokë, por nuk gjen kuadratin.
33′ Pas një lëmshi në zonë, Radas për pak sa nuk shkakton një autogol në portën e tij.
36′ Tomiç gjendet i zbuluar brenda zonës shkodrane, por topi kalon vetëm pak centimetra larg portës së mbajtur nga Vujadinoviç.
48′ Bushiç tenton me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratit.
55′ Bushiç provon sërish me kokë, por jashtë.
58′ Hajdari jep një inkursion nga e djathta, por topi nuk devijohet as nga Bushiç e as nga Shtubina, duke parakaluar pa problem gjithë pasqyrën e zonës.
64′ Bushiç kërkon një parabël me kokë nga afro 16 metra, por Shehi bën mrekullinë teksa dërgon topin në goditje nga këndi.
72′ Hajdari gjuan nga larg, por grushton Shehi.
76′ Muzaka pason saktë nga e majta e sulmit të Skënderbeut për Shkëmbin, i cili gjuan bukur por topi përplaset në traversë.
89′ Vllaznia nis një sulm të shpejtë nga mesi i fushës, Hajdari dhe Shtubina janë vetëm me mbrojtësin Sahiti. Hajdari pasi merr bukur topin, futet në zonë, pason te Shtubina, që nga fare pranë portës nuk gabon dhe shënon, 1-0.

Pjesa e parë Ndeshja ka nisur e shpejtë për shkodranët, të cilët kanë kërkuar që në minutat e para avantazhin. Shtubina, heroi i takimit, ka pasuar saktë që në sekondat e para për Bushiç. Sulmuesi gjuan fort, por Shehi pret pa problem dhe largon rrezikun. Sulmet e shkodranëve shtohen, teksa Bushiç e Vukçeviç dy herë me radhë kanë kërkuar që të gjejnë portën e kampionëve, por Shehi e ka ruajtur të paprekur rrejtën. Miqtë janë “zgjuar” vetëm pas minutës së 35-të, kur Tomiç kishte të gjitha shanset për të kaluar miqtë në avantazh. Mirëpo, gjuajtja e tij ka kaluar vetëm pak centimetra larg kuadratit të mbrojtur nga Vujadinoviç. Ka edhe disa tentativa deri në fund të këtij fraksioni, që nuk përbëjnë kurrfarë rreziku. Për pasojë, 45 minutëshi mbyllet pa gola.
Pjesa e dytë 45 minutëshi i dytë i lojës ka nisur me ndryshime në formacionin e Vllazninsë, teksa “Deda” nxjerr Sykajn dhe në vend të tij aktivizon Tafilin. Një lëvizje kjo për t’i të dhënë një mbështetje më të madhe manovrës sulmuese për shkodranët. Edhe kjo pjesë nis me shkodranët më kërkues, të cilët vazhdimisht vizitojnë portën e mbrojtur nga Shehi. Dy herë me radhë Bushiç shfaqet kërcënues me dy goditje me kokë, por pa rezultat. Ndërsa shansin më ideal Vllaznia e ka në të 58- ën me anë të Shtubinës, i cili nuk arrin që të devijojë një top të lëshuar nga Hajdari nga e djathta, edhe pse në pozicion të prirët. Megjithatë, kuqeblutë nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të tentojnë. Në të 64-ën Bushiç me një parabël me kokë nga 16 metra e çon topin në drejtim të portës, por grushtimi akrobatik i portierit të Skënderbeut bën mrekullinë. Hajdari shfaqet i rrezikshëm me gjuajtjet e tij, por Shehi është në një ditë të shkëlqyer. Korçarët janë në hije, madje rastet e tyre janë me pikatore. Aksioni më serioz vjen në minutën e 76 me anë të një kundërsulmi të shpejtë nga e djathta, teksa kapiteni Shkëmbi gjuan me finesë, por topi për fatin e shkodranëve përplaset vetëm në tranversë. Vllaznia për pak sa nuk ndëshkohet, si shpeshherë në këto takimet e fundit. Në 10 minutat e fundit të takimit, tekniku Haxhiosmanoviç kalon përpara edhe mbrojtësin malazez Nikola Vukçeviç për t’i krijuar më shumë hapësirë ofensivës. Pas një presioni të vazhdueshëm, në të 89-ën minutë vjen edhe goli i shumëpritur që çon peshë të gjithë stadiumin “Loro Boriçi”, i cili ishte i tejmbushur. Ka faull në mesfushë, Vukçeviç ndërhyn ashpër ndaj Dimos dhe të dy mbeten në tokë, por gjyqtari sinjalizon që aksioni të vazhdojë. Rast që rezulton fatal për Skënderbeun. Hajdari merr kontrollin e topit, pason për te Shtubina dhe ky i fundit nga fare pranë portës, nuk fal por e dërgon topin drejt e në rrjetë. Ka kontestime nga ana e korçarëve, por deri në fund asgjë nuk ndryshon.

MË I MIRI 
Ndriçim Shtubina ka qenë padyshim lojtari më i mirë në fushën e lojës. Jo vetëm prej golit të shënuar, por mbi të gjitha për lojën e zhvilluar. Mesfushori ishte një nga “punëtorët” e skuadrës së tij. Ndërsa nota më e lartë te Skënderbeu shkon për Orges Shehi. Portieri ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke ruajtur të paprekur portën, edhe pse deri në minutën e 89-të.

MË PAK AKTIVI 
Zljeko Tomiç dhe Pejo Pejiç, dyshja kroate e skuadrës së Skënderbeut, nuk kanë qenë në një ditë të mirë. Këta futbollistë, edhe pse në stadiumin “Loro Boriçi” shpeshherë kanë bërë mrekulli, dje kanë qenë larg pritshmërive. Sulmuesi nuk u shfaq kurrë i rrezikshëm para portës së mbrojtur nga Vujadinoviç, ndërsa mesfushori ishte në hije për minuta të tëra.

DedaHaxhiosmanoviç: Fituam me fat!
Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, e ka cilësuar një fitore me fat atë të djeshmen kundër Skënderbeut. “Kemi pasur fat. Golin e shënuam në fund, çka na ngushëllon disi, por megjithatë ne duhet të kishim shënuar më përpara. Duhet të jemi realistë dhe të pranojmë se asnjë fitore e jona nuk mund të shihet me sy kritik në pozitat ku jemi. Fitorja është fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ishte e rëndësishme, sepse ne arritëm të ecnim më tutje, t’i marrim ndeshjet të gjitha me radhë dhe të luftojmë si duhet që të arrijmë objektivin tonë. Morali i ekipit ka qenë pika më e fortë e gjithë skuadrës, e cila luajti me shpirt deri në fund të ndeshjes, duke këmbëngulur deri sa arriti të nxirrte në dritë golin e fitores. Unë e kam thënë që në fillim se ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Kështu si luajtëm në këto dy takime, shpresojmë të luajmë edhe në ndeshjet e tjera për të marrë rezultatin e dëshiruar, që do të na çojë patjetër në zonën e shpëtimit në të tabelën e klasifikimit”, – deklaroi “Deda” pas ndeshjes.

Josa ndjek ndeshjen me vemendjeJosa: Kur nuk shënon, do ta pësosh
Trajneri i Skënderbeut është i pakënaqur me arbitrimin në ndeshjen e djeshme, por ndërkaq ka pohuar se skuadra e tij nuk i shfrytëzoi rastet dhe kur nuk shënon, atëherë e pëson. “Normal që ishte një ndeshje e vështirë. Vllaznia donte me domosdo tri pikët, të cilat arriti dhe i mori. I uroj suksese Vllaznisë dhe mbarësi për të ardhmen! Kam thënë që kampionati nuk ka mbaruar akoma, por skuadra ka ditur gjatë të gjithë kohës që ta menaxhonte situatën. Do të vazhdojmë punën dhe, sa më shpejt të sigurohet titulli, aq më mirë për ne. Prandaj, edhe skuadra jonë luajti me këtë nivel, sepse kemi ndeshje shumë të vështira. Kështu e ka futbolli, kur nuk shënon, do ta pësosh. Gjërat e tjera i patë vetë në fushë se çfarë ndodhi. Në shkallët e stadiumit ishte një atmosferë e shkëlqyer dhe skuadra ua shpërbleu që fitoi. Tifozët bënë detyrën e vet. Nuk merrem asnjëherë me arbitrat. Edhe kur kam qenë trajner i Shkodrës, nuk jam marrë asnjëherë me arbitra. Shihni vetë, bëjeni vetë analizën e ndeshjes”, – tha Josa.

Vllaznia-Kastrioti 2-1, Shtubina ka shenuarHeroi Shtubina, “maniak” ushqimi dhe makinash
Ndriçim Shtubina, heroi i takimit me Skënderbeun, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka folur jo vetëm për fitoren e merituar të skuadrës në përballjen me korçarët, por edhe për anët e tij personale. Lidhjet e forta me familjen dhe preferencat e tij në sport dhe jashtë tij.
Një fitore me shumë vlera kjo e arritur ndaj Skënderbeut…
Çdo fitore është e bukur, por kur kjo arrihet ndaj një skuadre si Skënderbeu, kampione e vendit dhe e ardhur në minutat e fundit, është me të vërtetë shumë e bukur dhe tepër e vyer. Pritej që të ishte një përballje e vështirë për ekipin tonë dhe e tillë ishte deri në momentin e fundit. Megjithatë, kur vjen trepikëshi gjithçka harrohet.
Mendoni se kjo fitore ka bërë që Vllaznia të jetë më e qetë për mbijetesë?
Mbijetesa për ne në këtë sezon do të vazhdojë deri në momentet e fundit. Vetëm në vërshëllimën e fundit të këtij kampionati mund të themi se kemi hedhur tej këtë ankth që na ka mbërthyer.
Mendoni se ky është momenti i kthesës te Vllaznia?
Mendoj se po marrim rezultatet pozitive që na kanë munguar. Kemi luajtur edhe herë të tjera mirë dhe nuk kemi arritur që të marrim maksimumin, ndërsa tani na kanë mbërritur dy fitore ndaj skuadrave me shumë emër.
Mund të thuhet se kjo është periudha më e mirë në aspektin personal për Shtubinën?
Mund të them se tani kam shënuar gola decizivë për ekipin dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht edhe për mua personalisht. Megjithatë, nuk mendoj se është periudha më e mirë e gjithë karrierës sime, kam pasur edhe më të mira dhe shpresoj që të jem edhe më mirë në të ardhmen.
Keni shënuar dy gola në dy takimet e fundit, madje ai me Laçin ishte spektakolar. A ishte ai goli më i bukur i karrierës së deritanishme apo keni shënuar gola të tjerë?
Mund të them se ai me Laçin, nisur edhe nga distanca se ku e mora topin, ishte më i bukuri. Megjithatë, gjatë karrierës sime kam pasur edhe gola të tjerë. Por ai i Laçit do të mbahet mend gjatë.
Përherë nën fanellën e Vllaznisë, mbani një tjetër me foton e babait tuaj. Mos është ky njeriu që ju ka nxitur në rrugën tuaj?
Pa diskutim që ka qenë nxitësi numër një i imi në karrierën time. Ai edhe tani që nuk jeton më është inspiruesi im. Tani familja ime, nëna, gruaja, djali im tremuajsh dhe vëllezërit janë nxitja ime në punën e përditshme. Familja është gjithçka për mua. Këto gola kanë qenë një përkushtim si gjithmonë për babanë, por edhe për djalin tim tremuajsh, Andrisin.
Shtubina si Mesi, një krahasim që ju pëlqen shumë, mos ndoshta ky i fundit është edhe idhulli juaj në futboll?
Krahasimi është shumë larg, por me të vërtetë që Mesin e kam idhullin tim në futboll. Ndërsa në futbollin shqiptar vlerësoj shumë golashënuesin më të mirë të të gjithë kohërave të Vllaznisë: Vioresin Sinanin.
Po trajneri juaj më i preferuar?
Mund të them se kam tre trajnerë, të cilët më kanë nxitur dhe dinë të më nxisin në punën time. Më bëjnë që të luaj atë lojë që unë preferoj. Ata janë Edmond Lutaj, të cilin e kam pasur te Flamurtari. Tekniku i sotëm që më stërvit, Dervish Haxhiosmanoviç dhe trajneri që kam shumë për zemër është Mirel Josa.
Po skuadra juaj e preferuar jashtë futbollit shqiptar?
Interi. Jam tifoz me këtë skuadër, e kam ndjekur që i vogël dhe shumë dëshirë. Por edhe kjo skuadër si ne po kalon periudhë shumë të keqe.
Cili është hobi i Shtubinës?
Kam pasur makinat. Ndërsa tani, e thashë edhe më lart, familja është gjithçka për mua. Jam i dhënë shumë pas tyre.
Ka objektiva që Shtubina sezonin tjetër për ndonjë skuadër jashtë vendit?
Nuk mund të them asgjë tani për këtë çështje. Dua që të vazhdoj me Vllazninë. Nuk mund të them ndonjë gjë, nëse kjo skuadër larg qoftë të jetë jashtë Superiores.
Cili është miku juaj më i mirë?
Arsid Tafili, me të e kaloj pjesën më të madhe të ditës kur jam larg familjes.
Së fundmi, çfarë ushqimi preferoni?
Në ushqim jam pak i vështirë, sidomos kur jam larg familjes. Më pëlqejnë ushqimet e shtëpisë. Si nëna dhe gruaja ma mbajnë dorën në këtë drejtim. Nuk kam preferenca, pasi ha gjithçka të gatuar mirë.

Dimo: Ishte faull i dukshëm
Amarildo Dimo ka ironizuar në maksimumin gjyqtarin e takimit që, sipas tij, ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes së djeshme. Ai ka vënë theksin te faulli që ka ndodhur në dëm të tij në ato sekonda kur edhe ekipi u ndëshkua me gol. “Një gjykim që duhet marrë shembull. Të tillë gjyqtarë gjynah që nuk arbitrojnë në Champions Ligë. Nuk di sesi mund të jetë një faull më shumë se ai që u bë në dëmin tim. Gjyqtari ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e këtij takimi”, – ka thënë Dimo pas përfundimit të ndeshjes.

Rajoviç gëzon me ekipin
Blazho Rajoviç ka gëzuar së bashku me ekipin fitoren e djeshme ndaj Skënderbeut. Malazezi, i cili katër vite më parë shënonte dy nga tre golat e skuadrës së Vllaznisë ndaj Skënderbeut, që asaj kohe ishte për mbijetesë, por që do të zhvlerësoheshin pas atij gabimi protokollar, është ndjerë mjaft mirë që skuadra e tij arriti këto tri pikë shprese.

Polemikat me gjyqtarët
Drejtuesit korçarë kontestojnë gjyqtarët pas ndeshjes. Pas hyrjes në ambientet e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi”, ata dhe lojtarët kanë fyer e kanë replikuar me tone të ashpra me arbitrat. Kjo ka bërë që delegati i takimit, Bujar Pregja, të kërkojë që forcat e rendit të vënë rregull dhe të pengojnë çdo person që afrohej. Megjithatë, nga sa mësohet, polemikat dhe debatet janë mbyllur shumë shpejt, pasi korçarët lanë tunelin dhe iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Spektakël në tribuna, 7 mijë tifozë
Spektakël në tribuna dhe brohoritma për plot 90-minuta. Mbi 7000 tifozë kanë mbështetur ekipin e tyre në këtë përballje me kampionët dhe në fund kësaj here kanë marrë shpërblimin e shumëpritur, fitoren, që ka mbërritur vetëm në minutat e fundit. Stadiumi u “çua peshë” në momentin e golit, pasi të marrësh tri pikë të arta në të 89-ën nuk është pak. Tifozëria shkodrane kishte tejmbushur dje stadiumin “Loro Boriçi”, duke dëshmuar se ky qytet është i dashuruar me futbollin dhe mbi të gjitha me ngjyrat kuqeblu. Ajo ka ditur të motivojë në çdo moment ekipin deri në vërshëllimën e fundit. Ndërsa dje, ndryshe nga takimi i fazës së parë, të pranishëm nuk ishin ultrasit korçarë.

Goli lindi nga një faull ndaj korçarëve
Dyshime të forta për aksionin e golit të Vllaznisë, që i dha fitoren 1-0 ndaj Skënderbeut. Në minutën e 89-të, në një dyluftim në mesfushë, Nikoliç në përpjekje për të kapur topin, godet me takë në gjoks Dimon, por gjyqtari Ziri vazhdon lojën dhe nga ky aksion vjen goli i Shtubinës. Në bazë të pamjeve filmike, gjyqtari duhet të kishte ndalur lojën dhe të akordonte goditje dënimi në favor të miqve për ndërhyrje të gabuar të Nikoliçit.
ADMIR URUÇI



Burimi:www.syzezipress.com

 

KUPA E SHQIPERISE

2014-03-26 20:35

Kupa-e-madhe11Barazim pa gola në Vlorë, cka i shkon përshtat Skënderbeut. Kjo ndeshje s’iu përgjigj interesimit të tifozëve, apo pritshmërive të publikut, edhe pse pati momente sporadike ku vlonjatët tentuan të bënin “zotin e shtëpisë”. Megjithatë, rastet ideale për gol në portat respektive munguan, ndërkohë që portierët ishin në lartësinë e duhur. Kampionët e vendit në fuqi arritën ta menaxhojnë me qetësi dhe pjekuri lojën hap pas hapi, duke e lënë kundërshtarin të kontrollonte topin, por pa efikasitet, në “zona të vdekura”. Sa u përket situatave të skuadrave, në formacionin vlonjat rikthehej Abilaliaj, që pati një problem dëmtimi dhe nuk luajti në Kukës fundjavën e shkuar, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë ishin gati për Gjokën. Riktheheshin edhe Veliu e Lena, të cilët nuk luajtën në Kukës për shkak kartonësh. Te Skënderbeu sakrifikoi edhe Shkëmbi, që nuk donte ta humbiste kurrsesi këtë takim kaq domethënës kundër Flamurtarit. Kapiteni është rikuperuar në një kohë rekord, duke thyer çdo pritshmëri, madje duke befasuar edhe stafin e ekipit. Numri 10 i Skënderbeut ka zhvilluar një lojë plot rendiment në Vlorë, duke i dhënë një dorë të mirë skuadrës së tij për të dalë pa u mundur nga kjo transfertë. Referuar statistikave, korçarët nuk fitojnë që prej tetorit të vitit 1976 në Vlorë, cka e bën këtë fushë një “tabu” të vërtetë për ta. Asnjëri nga lojtarët aktualë që luajnë për Skënderbeun nuk kishte lindur ende kur kjo skuadër fitonte për herë të fundit në Vlorë ndaj Flamurtarit. Duket disi e çuditshme, por statistikat nuk të lënë të gabosh: bardhekuqtë nuk njohin një fitore në fushën e kuqezinjve si në kampionat edhe në Kupën e Shqipërisë që prej 17 tetorit të vitit 1976, pra 38 vjet më parë. Në triumfin e fundit të korçarëve në stadiumin e Vlorës, ishte epoka e Skënderbeut të emrave të mëdhenj. Në përbërje të bardhekuqve ishin talente të futbollit si: Kaçi, Ballço, Xhambazi, Kërçiçi, Dembo, Qiriazi, Muhazhiri, Tole, Lika, Floqi, Foto Avramushi, Prifti e Aleko Toshi. Ishte kjo skuadër që në sezonin 1976-1977 u shpall edhe nënkampione e vendit me pikë të barabarta (28) me Dinamon, teksa arriti 10 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje, por me golavarazh më të dobët se blutë e kryeqytetit: 31-16 përkundrejt 25-16.
Emocione të shumta në Kukës. Plot pesë gola të shënuar në “Zeqir Ymeri”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, luajtur mes verilindorëve të Starovës dhe durrsakëve të Biturkut. Fitojnë kuksianët me rezultatin 3-2, por këto shifra nuk japin ndonjë garanci për kualifikimin, kur dihet se kthimi do të konsumohet në “Niko Dovana”. Dy gola në fushë kundërshtare në kësi ballafaqimesh, shtuar këtu edhe goditjen shtyllave dy herë, do të thonë shumë për potencialin e Teutës. Në këtë mënyrë, “djemtë e detit” kanë dalë mjaft të kënaqur nga kjo transfertë, duke qenë disi më pranë finales. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është e mbyllur, duke ia lënë “stafetën” gjysmëfinales së kthimit, e caktuar të zhvillohet pas dy javësh në qytetin bregdetar.

Skenderbeu-FlamurtariFlamurtari-Skënderbeu  0-0
FLAMURTARI: Mocka, Sakaj, Dushku, Veliu, Mici, Telushi, Lena, G.Lika, Shehaj (Pepa 76′), Zeqiri, Abilaliaj. Trajner: E.Gjoka
SKENDERBEU: Shehi, Radas, Bici, Arapi, Dimo, Lilaj, Muzaka, Shkembi, Alikaj (Tomic 87′), Pejic, Ribaj. Trajner: M.Josa
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Doda, R.Avdo
Kartonë të verdhë: Sakaj 17′, Bicaj 76′ / Arapi 18′, Dimo 88′
Pjesa e parë Në prani të mjaft tifozëve vlonjatë, të dyja skuadrat duken të tendosura për të mos i hapur rrugën njëra-tjetrës. Sidomos vendësit, që duhet të sigurojnë dicka pozitive dhe premtuese për gjysmëfinalen e kthimit, teksa Kupa e Shqipërisë konsiderohet kompeticioni që mund të shpëtojë edicionin. Referuar kronikës së lojës, duhej të vinte minuta e 6-të, që të regjistrohej rasti i parë në portat respektive. Shkëmbi, afër vijës ballore të zonës së portës vlonjate, ekzekuton një goditje dënimi, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule të Mockës. Një minutë më pas, Pejic pason bukur për Alikajn, që futet në dyluftim me Mockën. Të dy pësojnë dëmtim dhe duhet ndërhyrja e stafeve mjekësore për t’iu ardhur në ndihmë. Mici pason një top të gjatë paralel me vijën anësore për G.Likën, që në afërsi të këndores kroson në zonën korcare. Atje ngrihet në ajër Bici, duke spastruar gjithcka, para se Abilalaij të vihej në zotërim të topit. Kronometri i kryesorit Pashaj shënon minutën e dhjetë në këtë moment.  Tre minuta më pas, Flamurtari fiton një goditje dënimi afër mesit të fushës. Telushi e harkon topin në zonën korcare, por atje ndërhyn Shehi mbi të gjithë, duke zotëruar topin dhe evituar cfarëdolloj rreziku. Loja vijon pa rrezikshmëri nga të dyja palët, megjithatë nuk mungojnë ndërhyrjet e ashpra. Kjo e detyron pashajn që në një minutë, 18’, të japë dy kartonë të verdhë. Fillimisht për Sakajn, që i ndërhyn në mënyrë të parregullt Dimos, pastaj edhe Arapit, që godet me bërryl Telushin. Pas minutës së 20-të loja zhvillohet e qetë dhe e kujdesshme, edhe pse Flamurtari kërkon të marrë iniciativën. Sidoqoftë, nuk ka rrezik serioz në portat respektive. Shkëmbi në “kullën e regjisë” së Skënderbeut filtron cdo top që adresohet për te dyshja e tij e sulmit, Pejic-Ribaj, ndërsa në fazën difensive juglindorët shtrëngojnë radhët para Shehit. Gilman Lika ka në këmbët e tij mundësinë e parë të rrezikshme për të tijtë. Në minutën e 22-të, shkodrani merr një pasim pas krahëve të mbrojtjes korcare, por i hiqet topi nga Radas në momentin final, kur do të godiste drejt portës së Shehit. Në pjesën e mbetur të pjesës së parë shënohen edhe dy moment për t’u nënvizuar. Kapiteni Shkëmbi tenton përmes një goditjeje nga distance kuadratin e Mockës, por topi kalon ngjitur m,e shtyllën pingule, nmdërsa në fund të 45 minutave të para bën të njejtën gjë Ablialiaj, duke sjellë panik te korcarët. Topi qeth traun e portës së Shehit.
Pjesa e dytë Ka pothuajse të njëjtën tablo sin ë pjesën e parë. Kuqezinjtë janë më kërkues dhe tentojnë ta zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare, aty ku miqtë kanë forca të shumta, duke e mbajtur portën e Shehit të paarritshme. Josa i ka udhëzuar të tijtë të jenë të kujdesshëm për të mos pësuar gol, pastaj përmes kundërsulmit të shpresojnë tek ndonjë “okazion” i krijuar nga vlonjatët. Këta të fundit shohin përpara me forca të shumta, duke krijuar herë pas here boshllëqe në prapavijë, ku Ribaj dhe Pejic janë gati të ndëshkojnë. Për kronikë, në minutën e 52-të ekzekuton bukur një goditje dënimi Telushi, e fituar nga Gilman Lika në dyluftim me Bicajn, por topi rroket pa problem nga Shehi. Kundërpërgjhigjet Alikaj në minutën e 60-të, por “sfera” fluturon larg kuadratit të mbrojtur nga Mocka. Trajneri Gjoka vendos të bëjë zëvendësimin e parë në minutën e 76-të, teksa shton një forcë të mirëfilltë sulmuese, si pepa, duke ulur në stol Shehajn, në hije. Shtohen përpjekjet e kuqezinjve në kërkim të zhbllokimit të rezultatit të bardhë, por Shehi dhe mbrojtja e tij janë në lartësinë e duhur, duke zgjidhur me sukses cdolloj situate. Të gjendur para presionit për ta fituar medoemos këtë ndeshje, bregdetarët e Gjokës bien pre e një loje episodike, pa pasur fantazi dhe befasi, cka ia lehtëson punën Skënderbeut, që qetë-qetë administron gjithcka dhe bën që ndeshja të shkojë sipas “muzikës” së tyre. Barazimi pa gola në Vlorë u shkon shumë përshtat kuqebardhëve, të cilët e kanë në dorë të tyre tashmë kualifikimin. Pas dy javësh, më 9 prill, ata do ta konsumojnë para tifozëve të vet gjysmëfinalen e kthimit, me besimin se do të jenë ata në finale. Gjysmën e punës e kanë bërë mjaft mirë, duke dalë pa pësuar gol nga Vlora, cka shtron rrugën e një kualifikimi në kthim, në qytetin e Korcës.
Plasin premiot te Flamurtari, ja shifrat Drejtuesit e klubit dhe sponsorët nuk u premtuan gjatë takimit të djeshëm ndonjë premio lojtarëve të Flamurtarit. Por, nëse dy takimet gjysmëfinale ndaj Skënderbeut kalohen me sukses, ato nuk do të mungojnë. Edhe pse ende nuk konfirmohet zyrtarisht, mësohet se nëse vlonjatët arrijnë të kalojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë, donatorët do të vendosin një premio nga 30 deri në 50 milion lekë të vjetër për ekipin. Nga ana tjetër konfirmohet se premiot do të jenë të pranishme edhe gjatë ndeshjeve të mbetura të kampionatit, ku në rast fitoreje ekipi mund të marrë 10 milionë lekë të vjetër ose më shumë. Vlonjatët nuk po kalojnë një moment të mirë. Atyre do t’u duhet të luftojnë fort deri në fund për të siguruar mbijetesën në Superiore.


Kukesi-TeutaKukesi-Teuta  3-2
Golat: Izucuku 4′, Hysa 77′, Cikalleshi 83′ / Ahmataj 8′, Jakupi 89′
KUKESI: Halili, Smajli, Brahja, Malota, Hallaci, Progni, Allmuca, Izucuku (Musolli 88′), Hoxha, Cikalleshi, Boja (Hysa 73′). Trajner: S.Starova
TEUTA: Rizvani, Idrizaj (Dosti 58′), T.Osmani, Ahmataj, Da Silva, Nika, Hodo (R.Hoxha 90′), Dosti, Batha, Xhafaj (Joel 69′), Samb. Trajner: I.Biturku
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Cokaj, G.Qirici
Kartonë të verdhë: Malota 55′, Izucuku 88′ /  Samb 39′, Ahmataj 43′, Da Silva 66′, Rizvani 75′

Pjesa e parë Kukësi e nis praktikisht me gol që nga “tuneli”. Sapo është ekzektuar topi nga mesi i fushës për të nisur kjo gjysmëfinale e parë e Kupës së Shqipërisë, vendësit shpalosin orientimin e tyre të qartë sulmues. Në sulmin e parë drejt portës së Rizvanit, Izucuku, i ardhur në merkaton e janarit nga Bylisi, shënon dhe ngre në delir tifozët verilindor. Ekzaltohet edhe stafi teknik i Kukësit, sepse nisje më të mirë nuk mund të kishte. U duk se mësymja e nënkampionëve të vendit nuk do të ndalej, por gjithcka shkon në një ekuilibër loje, falë rikuperimit të shpejtë psikologjik që i kanë bërë vetvetes durrsakët. Ata nuk e humbasin toruan nga disavantazhi i shpejtë, përkundrazi, ndërtojnë një “rrjetë” me shumë futbollistë në mesfushë, duke tentuar t’i mbajnë vendësit sa më larg portës së tyre. Kjo strategji funksionon, sepse amortizon dukshëm vrullin dhe dëshirën e madhe të Kukësit për të shënuar gola të tjerë, ndërkohë që maksimalizon nivelin e reagimit të miqve. Mbrojtësi Ahmataj, i ardhur në ndihmë të sulmit, finalizon në minutën e 8-të një aksion koral e me shumë pasime të të tijve. Ai godet saktë dhe barazon rezultatin. Më tej, i pari që i afrohet golit të avantazhit është sulmuesi Samb, që godet shtyllën e portës së Halilit në minutën e 15-të. Devijimi i numrit 1 të kuksianëve është vendimtar në mosprekjen e rrjetës. “Flakë për flakë” kundërpërgjigjet Izucuku, që godet me kokë në ecje e sipër, i gjendur në zonën e vogël të portës durrsake, por topi kalon ngjitur me shtyllën e Rizvanit.  Në minutën e 23-të kemi një dyluftim në zonën kuksiane mes Malotës dhe Xhafajt, me vlonjatin që rrëzohet dhe pretendon penallti. Kryesori Jemini i tërheq vëmendjen për simulim, duke e paralajmëruar për ndëshkim me të verdhë në rast përsëritjeje. Dy minuta më vonë është kosovari Yli Hoxha, që futet nga e majta e ofensivës së të tijve drejt qendrës dhe godet fort nga distanca, por prêt në pozicion Rizvani. Pas gjysmorës së parë të ndeshjes, Teuta merr në dorë zotërimin e topit, teksa e qarkullon dendur atë, me pasime të shkurtra. Nika nga e majta, i mbështetur nga Da Silva, bëhet furnizues i rregullt me pasime të përpikta për sulmin e tij, ku Samb e vë në pozitë të vështirë prapavijën vendëse. Kukësi kujtohet në minutën e 34-t me Pognin, që lëshon një sulr drejt portës durrsake, por Rizvani tregon edhe në këtë moment vigjilencën dhe reflekset e tij. Dhjetë minutat e fundit rikthejnë në “vitrinë” Kukësin, teksa Sokol Cikalleshi e detyron Ahmatajn, rojen personale, të bëjë dy ndërhyrje të gabuara radhazi dhe të ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 43-të. Një minutë para mbarimit të pjesës së parë, sulmuesi kavajas i Kukësit lëshon një predhë të vërtetë nga goditja e dënimit, që grushtohet paksa, por mrekullisht, nga Rizvani, aq sa për ta kaluar ngjitur me trekëndëshin e portës durrsake. Verilindorët i afrohen ndjeshëm golit, por portieri mik u thotë “jo” atyre, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me barazimin 1-1.
Pjesa e dytë Nis pa zëvendësime, teksa miqtë janë të prirur të administrojnë lojën dhe rezultatin, të ulin sa të jetë e mundur nivelin e reagimit kuksian, edhe duke vonuar lojën, me qëllim që të dalin me një rezultat sa më të mirë në këtë transfertë. Të besuarit e Starovës, megjithatë, i “japin gaz” ndeshjes, duke qenë të përhershëm me aksionet e tyre në gjysmëfushën e “djemve të detit”. Përmes krosimeve nga të dyja krahët drejt zonës së vogël të portës së Rizvanit, Starova tenton të shfrytëzojë goditjet me kokë të shtatlartëve të tij, por mbrojtja e Teutës është e pakalueshme. Në mi nutën e 56-të, Jakupi i afrohet fare pranë golit, gati për t’i dhënë “knock out”-in Kukësit. Pas krosimit nga goditja e dënimit të Ahmatajt, topi shkon në zonën e Halilit, ku Jakupi godet me kokë traun e portës vendëse. Drithërima te verilindorët, që mund të kishin pësuar golin e një eliminimi të sigurtë. Biturku bën zëvendësimin e parë. Del Idrizaj dhe futet Dosti, duke kaluar në skemën 4-4-2. Durrsakët nuhasin një paqëndrueshmëri dhe paqartësi taktike në lojën e kuksianëve, ndaj tentojnë të marrin maksimumin, sipas deklarimit para ndeshjes, për ta siguruar kualifikimin në finale që në “Zeqir Ymeri”. Keqkuptim i pafalshëm mes Rizvanit, Osmanit dhe Jakupit në minutën e 64-t, që lëshojnë topin nga zotërimi dhe Boja ka mundësinë e artë për ta kaluar Kukësin në avantazh. Megjithatë, sulmuesi nigerian është i pavëmendshëm dhe nuk e shfrytëzon dot këtë “okazion”. Biturku bën edhe zëvendësimin e dytë në minutën e 69-të, duke kërkuar më shumë freski dhe më tepër shpejtësi. Për këtë gjë hidhet në lojë Joel, në vend të Xhafajt. Starova, nga ana e tij, akoma nuk ka kryer ndonjë lëvizje në formacion, edhe pse skuadra e tij nuk po funksionon si duhet. Pak më shumë se dhjetë minuta ka në dispozicion edhe Hysa, sulmuesi shtashkurtër, por që rezulton tejet efikas në minutën e 77-të. Atë nuk e markon dot Osmani, duke i dhënë mundësinë të sapofuturit në lojë të kalojë kuksianët në avantazh, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Entuziazëm i madh në shkallët e stadiumit, sepse fitorja tashmë u buzëqesh atyre. Megjithatë, nuk do të mbaronte këtu misioni i verilindorëve, sepse nuk mund të mungonte në këtë triumf kavajasi Cikalleshi, që u duk se vulosi shifrat 3-1 për të tijtë në minutën e 83-të, duke i dhënë tjetër përmasë suksesit të skuadrës së Starovës. Mirëpo, një tjetër mbrojtës durrsak i ndëshkon verilindorët. Pas Ahmatajt është Jakupi, ai që i jep zgjidhje lëmshit të krijuar në zonën e Halilit, pas goditjes nga këndi, duke e dërguar topin në rrjetën e vendësve. Ngushtohet disavantazhi, ndërsa kjo “rrjetë” është me shumë peshë për shanset e kualifikimit. Finalja duket më pranë Teutës, duke patur parasysh se ndeshja e kthimit do të luhet në “Niko Dovana” pas dy javësh, aty ku skuadrës së Ilir Biturkut i nevojitet edhe një sforco e vogël për të arritur misionin. Dy golat në transfertë janë një siguri e madhe për kualifikimin, ndërsa Kukësit do t’i duhet shumë punë në kthim, për të qenë ai në finale e këtij kompeticioni dhe mos i “larë duart” me kupën që në gjysmëfinale, si vitin e shkuar.
Kukësi, 50 milionë lekë premio për kualifikimin Elis Bakaj erdhi si shpresë te Kukësi, por lojtari nuk arriti të merrte lejekalimin nga UEFA. Sulmuesi pritej të përfitonte rreth 50 milionë lekë për tre muaj te Kukësi. Duke qenë se kjo shumë nuk u dha pasi lojtari nuk luajti, 50 milionëshi i planifikuar për Bakajn do të konvertohet në premio për ekipin. Madje, para ndeshjes me Tiranën, është lakuar shpërblimi në fjalë i akorduar nga presidenti Gjici. Normalisht që rroga e planifikuar për Elis Bakajn do të shpërndahet si shpërblim, në rast se Kukësi do e kalojë Teutën. Shpërblimi i akorduar nga presidenca është i lartë, pasi me një llogari të thjeshtë i bie që çdo pjesëtar i skuadrës të përfitojë rreth 2 milionë për kokë, nëse shuma ndahet në proporcion të drejtë.


Burimi:

TOMORI VETEM BARAZIM ME TERBUNIN :

2014-03-23 18:24

omori dhe Tërbuni kanë ndarë nga një pikë në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Një barazim pa gola,ku në fund asnjë prej ekipeve nuk është i kënaqur me këtë pikë pasi distanca me kreun mbetet e njëjtë. Takimi është zhvilluar i qetë, dhe ajo çka binte në sy ishte prezenca e një numri tifozësh pukjanë. Gjatë pjesës së dytë, në tribunën “VIP” ka qenë prezent deputeti i Pukës Mark Frroku. Ndërsa tekniku italian Xhino Gargano ka vëzhguar takimin nga tribuna, duke u dhënë udhëzimet lojtarëve nga shkallët e stadiumit.
Takimi-Në minutën e 4-t janë vendësit që do të vënë në vështirësi portën pukjane. Nga goditja e dënimit do të provojë Foniqi, por Xhika reagon në kohë duke evituar këtë rrezik. Me kalimin e minutave miqtë nga Puka fitojnë epërsi karshi ekipit beratas duke qenë më të qartë më mesin e fushës. Në minutën e 17-të Tërbuni do të krijojë rastin e parë të rrezikshëm. Harkim nga goditja e këndit nga Agastra, Shala provon të godasë me kokë, rrëmuje në zonë, por largon Bitri në momentin e fundit. Kundërpërgjigja e Tomorit do të jetë gjithashtu nga goditja e këndit. Në minutën e 27-të Gega kroson në zonë, në shtyllën e parë, aty ku Avdo provon me kokë por largon Xhika duke evituar një tjetër rast për gol. Me kalimin e minutave ritmi do të bjerë dhe në të 36-ën do të ketë edhe disa minuta tensioni. Një ndërhyrje e gabuar e Shalës ndaj Uzunit do të sjellë ilaritet në stadium. Por situata kalon pa problem, pasi kryesori Durmishi e zgjidh këtë moment me një këshillim për Gegën dhe Shalën.
Pjesa e dytë-Tomori hidhet në kërkim të golit dhe në minutën e 61-të do të provojë kapiteni Arbri. Harkim nga goditja e këndit, topi largohet nga mbrojtja e Tërbunit, ndërsa provon Arbri nga jashtë zone. Reagon Xhika, duke e neutralizuar edhe këtë moment. Në minutën e 68-të do të jenë pukjanët që do të përfitojnë nga një hutim në mbrojtjen e Tomorit. Nga jashtë zone do të provojë Mziu, por Kaloshi e çon në goditje nga këndi. Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë, të cilat do të kenë edhe dy raste për shënim me anë Kepit dhe Ballës. Rezultati do të mbetet i pandryshuar dhe një pikë për të dy ekipet.

Muxhaj
“Pjesa e parë ka folur për ekipin mik, ndërsa pjesa e dytë ka qenë e diktuar nga ne. Vijojmë që të kemi probleme në finalizim pasi prodhojmë shumë, por pa arritur të shënojmë. Me këtë barazim ekipi ynë u ka mbyllur gojën gjithë aluduesve për një tolerim të mundshëm. Lojtarët kanë qenë në presion, pasi disa pseudo- tifozë kanë hedhur akuza duke i shprehur ato edhe përpara fillimit të takimit. Kjo është përgjigja jonë për të gjithë ata njerëz të cilët kanë vetëm dashakeqësi ndaj ekipit. Skuadra e Tomorit nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë asnjë takim”, tha tekniku.

Gargano
“Kemi zhvilluar një takim mjaft të mirë, duke marrë kështu një pikë të artë në një fushë tepër të vështirë. Kemi pasur mundësinë për të shënuar, por jemi treguar të paqartë në dy kundërsulme. Për ekipin e Tomorit kam simpati, ka një grup interesant. Barazimi ishte rezultati i drejtë, pasi ajo çka dhanë ekipet në fushën e lojës ishte e barabartë. Përsa i përket luftës për ngjitjen në Superiore, ky barazim na ka larguar paska nga ky objektiv. Por në botën e futbollit luftohet deri në momentin e fundit”, tha trajneri Gargano.WWW.SYZEZIPRESS.COM

SHANCI I FUNDIT I TOMORIT PER NE SUPER LIGE ESHTE NDESHJA ME TERBUNIN :

2014-03-21 20:49
 

Muzhaj prezanton Arbrin te TomoriTomori ka vijuar me seancën e radhës stërvitore në Berat dhe tashmë është bërë ambientimi i lojtarëve me terrenin e ri ku po stërvitet ekipi. Përpara përballjes me Tërbunin, në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni Gersi Arbri shprehet: “Do të luajmë përballë një ekipi që meriton respekt, pasi me meritë është në pozita të tilla. Personalisht këtë sfidë e shoh mjaft të fortë dhe kërkoj nga lojtarët e ekipit që të japim maksimumin e tyre. Në këtë takim duhet të jemi të impenjuar në maksimum, pasi jemi ende në lojë për një vend mes më të mirëve. Matematika na i mban gjallë shpresat tona dhe ne do të vijojmë të luftojmë për rikthimin në Superiore. Në këtë takim kërkoj përkrahjen maksimale të tifozerisë, pasi kjo sfidë është si një finale për ekipin tonë”.


 

NE 31 MAJE MIQESORJA SHQIPERI -RUMANI NE SION TE ZVICRES ;

2014-03-16 21:11
 
shqipeShqipëria siguron një tjetër miqësore në vazhdën e përgatitjeve për Euro 2016. Kombëtarja shqiptare do të përballet me 31 Maj me Rumaninë, një kundërshtar i ngjashëm me rivalët që kuqezinjtë do të gjejnë përballë në Grupin I të Eliminatoreve të Europianit francez. Testi me Rumaninë për skuadrën e De Biasit, do të luhet vetëm pak ditë më vonë pas testit me Hungarinë. Ndeshja mes Sqhipërisë dhe Rumanisë do të luhet në Sion të Zvicrës, në stadiumin “Stade de Tourbillon”. Kuqezinjtë janë ndeshur disa herë në të kaluarën me Rumaninë, përfshi dhe dy takimet eliminatore për Euro 2012 në Poloni e Ukrainë, ku Shqipëria barazoi në të dyja ndeshjet me rezultatin 1-1, ku në Bukuresht shënoi Gjergji Muzaka e në “Qemal Stafa”, Hamdi Salihi.

TOMORI HUMBET DHE NE CERRIK NDAJ ELBASANIT

2014-03-16 17:04

Elbasani nuk ka falur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, ku ka mundur Tomorin me rezultatin minimal 1- 0, duke vijuar kështu suksesin drejt realizimit të objektivit “Superiore”. Verdheblutë i janë falur portierit Kotorri ndaj beratasve, i cili nga pika e bardhë u ka dhënë tri pikët të tijve. Pas këtij triumfi, të besuarit e Ilirjan Files kryesojnë të vetëm në klasifikim, kjo edhe pas barazimit të Apolonisë, rivalja e tyre më e afërt.

ELBASANI – TOMORI 1-0
GOLI: Kotorri 18’ (11-m)
ELBASANI: Kotorri, Merxha, Mehmetaj, Pisha, Jaupi, Kaçuli, Kuçi (Duka 89’), Rezi (Martins 63’), Toçi (Isaji 78’), Gava, Shazivari. Trajner: I.File
TOMORI: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daçi, Kuçi, Gega, Gjoni (Shinko 77’), Sharavolli (Lapardhaja 82’), Myzyri (Berberi 88’), Uzuni, Foniqi. Trajner: M.Muxhaj
KARTONË TË VERDHË: Mehmetaj 75’, Toçi 23’
GJYQTARË: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri (Fushëkrujë);

Ndeshja - Loja nis e shpejtë për verdheblutë, të cilët kërkojnë të shënojnë golin e avantazhit. Kështu, në minutën e 15-të, vendësit japin shkëndijën e parë me anë të Rezit, i cili tenton një gjysmë roveshatë brenda zonës, por pa arritur të rrezikojë. Një minutë më pas është Kuçi, që tenton me goditje dënimi, por pa sukses. Në këto minuta epërsie verdheblutë shpërqendrojnë mbrojtjen beratase. Në minutën e 18-të Shazivari tërhiqet nga fanella brenda zonës dhe kryesori B.Ziri akordon 11-metërsh. Çuditërisht penalltia ekzekutohet nga portieri Elvis Kotorri, i cili nuk gabon duke e shndërruar në gol. Elbasani vijon të shfaqet agresiv. Në minutën e 27-të Rezi gjuan fort, por topi godet shtyllën. Në të 35-ën minutë verdheblutë kanë sërish një mundësi ideale për shënim, por Merxha vetëm 4 metra larg portës, nuk arrin ta mposhtë portierin Kaloshi. Beratasit reagojnë me anë të Foniqit në minutën e 36-të, i cili godet me kokë, por jashtë kuadratit. Pavarësisht rasteve, kjo pjesë nuk dhuroi më gol.
Pjesa e dytë - Në fraksionin e dytë të lojës beratasit duken më kërkues. Myzyri godet befasishëm me të djathtën, por portieri Kotorri është i vëmendshëm duke neutralizuar gjithçka. Zëvendësimet e kryera nga të dyja kampet duket sikur i kanë dhënë më tepër freski lojës. Aktivizimi i brazilianit Martins nga trajneri Ilirjan File ka ofruar më tepër lojë ofensive për elbasanasit. Në minutën e 64-t, mesfushori ndërmerr një inkursion të shpejtë nga e majta, duke dribluar tre lojtarë, por pa sukses. Beratasit nuk rreshtin së kërkuari golin e barazimit, madje janë pranë tij në të 78- ën minutë me Uzunin, i cili gjuan fort, por pret Kotorri. 10 minutat e mbetura të takimit janë pa histori, Elbasani merr tri pikët dhe tani ndodhet i vetëm në krye.

File: Jemi në rrugën e duhur!
Numri një i pankinës së Elbasanit, Ilirjan File, pas ndeshjes me beratasit ku skuadra arriti të merrte 3 pikët, u shpreh se janë në rrugën e duhur. “E kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim, pasi na duheshin me çdo kusht tri pikët. Duke pasur synim ngjitjen në Superiore, hapat falsë kurrsesi nuk na lejoheshin. Luajtëm realisht në një terren jo të përshtatshëm për zhvillimin e një loje normale. Kundërshtari ishte i përgatitur dhe në nivelin e duhur për të na vënë në vështirësi. Jemi në rrugën e duhur drejt objektivit. I uroj suksese Tomorit!”, – ka përfunduar File.

Muxhaj: Fusha krijoi probleme
Madrid Muxhaj, numri një i pankinës së Tomorit, pas përfundimit të takimit në konferencën për shtyp, u shpreh se terreni krijoi mjaft probleme. “Erdhëm në Cërrik për të zhvilluar futboll, por realisht kjo ishte e vështirë, pasi fusha krijonte mjaft probleme për lojtarët. Në fakt, Elbasani dha më tepër për të arritur fitoren dhe mendoj se e meritoi plotësisht atë. Nuk kam kontestime për penalltinë, por besoj se edhe Tomori kishte mjaft episode, të cilat mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë. U uroj suksese elbasanasve në rrugën drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore”, – ka përfunduar trajneri i beratas

TOMORI HUMBET KONTAKTIN ME KREUN E RENDITJES ,HUMBET NE FIER NGA APOLONIA 1-0

2014-03-03 07:54
 
Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Duket se stadiumi i rikonstruktuar “Loni Papuçiu” dhe fakti që tashmë Apolonia i luan ndeshjet me drita u kanë sjell fat fierakëve. Skuadra e Elidon Demirajt ka regjistruar dje fitoren e radhës, pasi ka mundur Tomorin me rezultatin 1- 0. Fierakëve u ka mjaftuar një gol i Mitrajt në pjesën e parë për të siguruar 3-pikëshin. Apolonia vazhdon të jetë në vendin e dytë, në një kohë që është shkëputur më shumë nga ekipet ndjekëse pas rezultateve negative të tyre.

APOLONIA-TOMORI 1-0
GOLI: Mitraj 31′
APOLONIA: Miço, Nako, Naçi, Dosti, Broshka, Dakavelli, Erkoçeviç (Sallaku 85′), Papa, Gega, Mitraj (Adenkule 60′), Sako (Thankgod 61′). Trajner: E.Demiraj
TOMORI: Kaloshi, Avdo, Kusta, Bitri, Berberi, Çaço, Gega (Gjini 88′), Arbri (Shinko 89′), Uzuni (Sharavolli 80′), Myzyri, Foniqi. Trajner: M.Muxhaj
KARTONË TË VERDHË: Dosti 83′, Avdo 89′, Kusta 63′, Bitri 75′
GJYQTARË: K.Meta, B.Mesi, D.Agaraj (Tiranë)
VËZHGUES: I.Gashi (Durrës)
DELEGAT: V.Zëri (Tiranë)

Ndeshja Sfida nis e bukur dhe e shpejtë për ekipin vendës, që menjëherë kërkon të marrë epërsinë ndaj kundërshtarit. Papa, Mitraj e Erkoçeviç, edhe pse arrijnë të depërtojnë here pas here mes mbrojtjes mike, nuk kanë qetësinë e duhur në gjuajtjet e tyre për të finalizuar aksionet sulmuese. Rastin e parë për shënim e kanë vendësit në minutën e 8-të. Erkoçeviç kroson në zonë dhe Gega, me një kërcim të bukur mbi mbrojtësit miq, godet me kokë, por topi përplaset në shtyllë. Pa kaluar një minutë, Foniqi për miqtë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një depërtimi të bukur gjuan nga rreth 18 metra, por grushton portieri Miço. Në minutën e 25- të Apolonia gjendet shumë pranë golit kur Mitraj, pas një depërtimi të bukur brenda zonës gjuan, por topi nuk arrin të përfundojë në rrjetë, pasi shpëtimtari i portës është sërish portieri Kaloshi. Minuta e 31-të do të sjellë golin e avantazhit për Apoloninë. Dakavelli pason bukur te Mitraj brenda zonës që, pasi ecën 2-3 metra diagonal me portën, gjuan fort dhe e dërgon topin në rrjetë. Entuziazëm te fierakët, por edhe në shkallët e stadiumit. Fraksioni i dytë nis më i bukur dhe me ritëm më të lartë, pasi Tomori ekuilibron lojën dhe me anë të kundërsulmeve kërkon të rrezikojë e të shënojë golin e barazimit në portën fierake. Rastet për shënim në 15 minutat e para të kësaj pjese janë prezent sa në njërën portë, edhe në tjetrën, por pa mundur që skuadrat të shënojnë. Apolonia luan me pasime të shumta, por dhe sulmon rrezikshëm. Jo vetëm me Papën dhe Erkoçeviç, por tashmë edhe me Adenkulen e Gegën që shikohen më shpesh në ndihmë të sulmit të tyre. Ndërsa loja e Tomorit pëson një rënie dhe kundërsulmet e saj janë të rralla dhe shumë herë individuale. Në minutën e 87-të vendësit kanë rastin e artë për ta dyfishuar rezultatin, kur fitojnë të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi, por goditja e Papës grushtohet nga Kaloshi. Minutat e mbetura, përfshirë dhe ato shtesë, nuk do të sillnin ndonjë gjë të re për sa i përket rezultatit.



Burimi: WWW.SYZEZIPRESS.COM


WWW.SYZEZIPRESS.COM

Franca ne grupin tone vetem per miqesore ,Portugalia kundershtari i pare

2014-02-25 17:18

Kalendari dhe oraret, Grupi I
Për herë të parë në këto kualifikuese është vendosur një kalendar krejt tjetër, i cili është mbiquajtur si “java e futbollit”. Bëhet fjalë për mënyrën e zhvillimit të ndeshjeve, të cilat nuk do të luhen tashmë vetëm të premten dhe të martën, por edhe ditë të tjera. Kështu, shtetet do të kenë mundësi të luajnë duke filluar nga e enjtja deri të martën, pra edhe të shtunën, të dielën e të hënën. Oraret e ndeshjeve do të jenë nga 18:00 deri 20:45. Çdo ditë (e enjte-martë) do të luhen nga tetë deri në dhjetë ndeshje kualifikuese.

07 SHTATOR 2014
Danimarkë-Armeni 18:00
Portugali-Shqipëri 20:45
11 TETOR 2014
Armeni-Serbi 18:00
Shqipëri-Danimarkë 20:45
Francë-Portugali 20:45
14 TETOR 2014
Serbi-Shqipëri 20:45
Danimarkë-Portugali20:45
Armeni-Francë 18:00
14 NËNTOR 2014
Portugali-Armeni 20:45
Serbi-Danimarkë 20:45
Francë-Shqipëri 20:45
29 MARS 2015
Shqipëri-Armeni 18:00
Portugali-Serbi 20:45
Francë-Danimarkë 20:45
13 QERSHOR 2015
Armeni-Portugali 18:00
Danimarkë-Serbi 20:45
Shqipëri-Francë 20:45
04 SHTATOR 2015
Danimarkë-Shqipëri 20:45
Serbi-Armeni 20:45
Portugali-Francë 20:45
07 SHTATOR 2015
Armeni-Danimarkë 18:00
Shqipëri-Portugali 20:45
Francë-Serbi 20:45
08 TETOR 2015
Shqipëri-Serbi 20:45
Portugali-Danimarkë20:45
Francë-Armeni 20:45
11 TETOR 2015
Armeni-Shqipëri 18:00
Serbi-Portugali 18:00
Danimarkë-Francë 20:45



Burimi: www.syzezipress.com

UJKANI LE SHQIPERINE PER KOSOVEN :CA THUA REEEEE DREQ

2014-02-20 10:32
 

Ujkani kryesore copySamir Ujkani nuk do jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Gazeta Panorama Sport ka arritur të zbulojë detajet e fundit të komunikimit mes portieri kosovar me pasaportë shqiptare të Palermos dhe trajneri të ekipit tonë përfaqësues, Xhani De Biazi. Dje, Ujkani i ka dërguar një mesazh në telefon teknikut italian ku i kërkonte, që të mos grumbullohej më nga Shqipëria. “Mirëmbrëma! Kam vendosur që të mos vij më në Kombëtare! Paçi fat….!”, i ka shkruar portieri teknikut kuqezi. Në mënyrë disi të hidhur dhe jo profesionale për një lojtar që deri para pak kohësh luante në Serinë A në Itali, por që ka veshur edhe për plot 18 herë fanellën kuqezi, Ujkani është mjaftuar me një mesazh të shkurtër, duke ç’bërë gjithë besimin që pat marrë nga Shqipëria e futbollit dhe tekniku italian. Kjo gjë, natyrisht ka nervozuar jo vetëm De Biazin, por edhe drejtuesit e FSHF-së.
Kosova – Sakaq, largimin e Ujkanit nga Shqipëria, tashmë te Kosova e ka konfirmuar edhe menaxheri i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, gjatë një prononcimi për gazetën kosovare, “Sport Plus”. “Kam biseduar personalisht me Ujkanin dhe më ka thënë se ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës. Për këtë është normale që është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, për ndeshjen miqësore kundër Haitit”, – ka thënë Bushi. Zgjedhja e “gardianit” nga Vushtrria ka bërë që ai të mos ftohet nga kuqezinjtë për takimin kundër Maltës. “Nuk e kemi ftuar, pasi ai dëshiron të luajë për Kosovën. Nuk besoj se do të grumbullohet në takimet e ardhshme”, ka theksuar më tej menaxheri kuqezi.
Të tjerët - Ndërkohë, Bushi ka folur edhe për mbrojtësin Loret Sadiku, i cili flitet se është ftuar nga Kosova për miqësoren kundër Haitit më 5 mars në Mitrovicë. “Përveç Ujkanit, të gjithë lojtarët e tjerë nga Kosova do vazhdojnë të luajnë për Kombëtaren shqiptare. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë informacion se dikush tjetër mund të largohet nga Kombëtarja. Kjo vlen edhe për Sadikun”, – është shprehur Bushi. Sakaq, ky i fundit ka thënë se do vazhdojnë të grumbullojnë lojtarë kosovarë për grupmoshat. “Ne do respektojmë çdo vendim të lojtarëve. Do vazhdojmë të grumbullojmë lojtarë të rinj nga Kosova, siç kemi bërë deri tani. Nuk frikësohemi se lojtarët mund të largohen. Është dëshira e tyre të qëndrojnë në Kombëtare shqiptare apo jo. Ne jemi gëzuar që Kosovës i janë lejuar ndeshjet miqësore”, – ka thënë Bushi. Kosova më 5 mars do të luajë ndeshjen e parë miqësore zyrtare kundër Haitit, derisa Shqipëria do të përballet me Maltën.

Portieri te Kosova, inatoset tekniku italian
Pranimi i ftesës së trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaku, nga Samir Ujkani nuk duket se është pritur mirë jo vetëm nga federata jonë, por edhe nga trajneri i Kombëtares, Xhani de Biazi. Mësohet se ky i fundit është shqetësuar dhe nervozuar njëkohësisht më së pari me faktin se lojtari nuk është konsultuar fare me teknikun dhe federatën për këtë vendim, kjo nisur edhe nga fakti se Ujkani është pjesë e ekipit tonë përfaqësues. Pavarësisht se në ndeshjet e gjysmës së dytë të sezonit të kualifikimeve për Botërorin 2014 ai ishte veçse zëvendësuesi i Berishës. Natyrisht, kjo erdhi jo vetëm për shkak të formës së shkëlqyer të portierit aktual të Lacios, por edhe prej performancës nën nivel të Ujkanit, sidomos në ndeshjen ndaj Islandës në Tiranë.

Kosova fton edhe Lorik Canën ndaj Haitit
Federata Kosovare e Futbollit ka ftuar edhe kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, për ndeshjen miqësore të 5 marsit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane (“sportevai.it”), sipas së cilave, vetë presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, ka kërkuar që katër ambasadorët e futbollit kosovar: Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Lorik Cana të jenë prezent në këtë ndeshje. Gjatë festimeve për 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidentja vlerësoi kontributin e këtyre futbollistëve në imazhin pozitiv që i kanë dhënë Kosovës në botë. Sakaq, duhet thënë se bëhet fjalë për një ftesë simbolike dhe jo për një impenjim me kohë të plotë të këtyre katër lojtarëve me përfaqësuesen e Kosovës, pasi edhe vetë drejtuesit e shtetit më të ri në Europë e kanë të qartë se që të katër këta lojtarë, për momentin nuk shikojnë që të ndërrojnë ngjyrat e ekipeve kombëtare. Ca më pak Lorik Cana, i cili më shumë se një herë ka pohuar se do të qëndrojë deri në fund te Shqipëria, madje duke pohuar se ai është “për një komb, një kombëtare”.

lutaj-ne-stolEdmond Lutaj: Berishën nuk e zbuloi De Biazi, ja e vërteta
Etrit Berisha nuk është zbuluar për herë të parë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Ndonëse ky i fundit nuk ka lënë rast pa e përmendur këtë fakt, tjetër gjë pohon Edmond Lutaj, ish-lojtar dhe ish-trajner i Flamurtarit dhe disa skuadrave në Suedi. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Lutaj ka theksuar se ka qenë pikërisht ai që ia ka sugjeruar federatës në fillim Etrit Berishën dhe më pas vijuan bisedimet dhe pajisja e dokumentacionit të lojtarit. Lutaj thekson se nuk ka për qëllim që të polemizojë me trajnerin aktual të Kombëtares, apo që t’i ulë atij vlerat e padiskutueshme, por thjesht të tregojë një të vërtetë ashtu sikundër është.
Etrit Berisha është njeriu i momentit në Kombëtaren tonë, ndërkohë që ju keni pasur mundësi ta kishit në skuadër shumë kohë në parë, po… çfarë ndodhi?
Etrit Berishën e kam dëgjuar si emër shumë kohë më parë. Ma pat rekomanduar Albert Bunjaki, trajneri aktual i përfaqësueses së Kosovës, për herë të parë para 9-10 vitesh. Ai donte që unë ta merrja tek Asyriska, skuadër të cilën e drejtoja në atë periudhë në Suedi. Duke qenë se unë dhe Bunjaki kishim goxha konfidenca, natyrisht edhe rekomandimi ishte në nivel shoqëror.
Pse nuk e morët në skuadër?
Sepse atëherë ai ishte në moshë të vogël, një portier pa shumë përvojë, ndërkohë që unë kërkoja një tjetër tip lojtari, me më shumë eksperiencë, të cilit mund t’i besoja ndonjëherë edhe portën.
U penduat më vonë?
Po, të them të drejtën po. Me kalimin e kohës, kur e pashë te Kalmari, e kuptova se kisha të bëja me një talent të vërtetë. Etriti filloi të aktivizohej te Kalmari, mirëpo me telatin që kishte, arriti t’i zërë vendin edhe një portieri me eksperiencë, suedez për më tepër, që quhej Peter Vasto. Në atë kohë kontaktova me Skënder Gegën, një mik i imi mbi të gjitha, i cili sapo kishte filluar të drejtonte Shpresat e Shqipërisë. Me Nerin, gjatë një takimi, diskutuam për lojtarë që atij mund t’i shërbenin në skuadër, kjo nisur edhe nga fakti që në Suedi ka pasur dhe ka shumë lojtarë kosovarë e shqiptarë, të cilët luajnë edhe në skuadrat e moshave.
Çfarë i thatë Skënder Gegës?
I sugjerova Etrit Berishën. I thashë ta shikonte se më dukej një lojtar interesant. Por, Neri më rekomandoi menjëherë që unë të flisja direkt me z.Armand Duka për këtë çështje. Dhe kështu ndodhi. Kur unë u largova në dhjetor të 2011-së nga Shqipëria, pata një bisedë me z.Duka dhe ndër të tjera i prezantova edhe emrin e Berishës.
Po presidenti Duka si e priti rekomandimin tuaj?
Shumë mirë. Di që ia kaloi këtë ide timen Redi Jupit për ta ndjekur me të gjitha procedurat që nevojiteshin.
Po me vetë Berishën patët folur në atë kohë? I patët thënë që të luante për Shqipërinë?
Po, kur erdha në Suedi e kontaktova Etritin. Sapo i thashë, ai u gëzua jashtë mase për interesimin e Kombëtares dhe më pyeti se sa serioze ishte oferta. Unë i thashë që kisha folur direkt me presidentin e federatës dhe nëse ishte i interesuar edhe vetë ai, atëherë federata do ta kontaktonte në mënyrë zyrtare. Në atë moment kur pashë se edhe Etriti ishte dakord, kontaktova direkt me Redi Jupin dhe i dhashë numrin e telefonit të Berishës që ta kontaktonin. Në fakt, kjo lëvizje i shërbeu si Berishës personalisht, edhe Kombëtares. Kjo është historia e vërtetë e rekrutimit të Etrit Berishës në ekipin tonë përfaqësues.
Dakord, por atëherë si është e mundur që këtë gjë De Biazi e “shet” si një zbulim të tijin?
Shikoni, këtë dua ta them me sinqeritet dhe të saktësohet: unë nuk dua të bëj ndonjë polemikë me z.De Biazi, por kjo është e vërteta dhe as më shumë e as më pak. Mua personalisht më ka bërë përshtypje fakti që kam lexuar disa herë deklarata të De Biazit mbi Berishën. Dua të them se çdo njeri duhet të marrë merita që i takojnë për atë punë që bën. Për mua personalisht ishte kënaqësi që Etriti tregoi ato vlera që unë mendoja se i kishte dhe i shërben Kombëtares sonë. Të tjerat nuk kanë shumë rëndësi.
Kalojmë paksa te kampionati shqiptar, e ndiqni rregullisht?
Po, çdo javë dhe mundohem të mos lë as lajmin më të vogël që të më shpëtojë për të qenë sa më i informuar. Sivjet është bërë edhe më tërheqës, pasi vërej një garë shumë të fortë. Janë katër ekipe që bien direkt nga kategoria dhe kjo e ka rritur ndjeshëm luftën sportive. Sakaq, për kreun nuk e shikoj si shumë interesant.
Pse?
Sepse Skënderbeu nuk ka rivalë. Është skuadra më e kompletuar dhe kjo duket edhe në rezultatet që ka marrë.
Pra, e shikoni si të konfirmuar si kampion?
Po, për mendimin tim, po.
Dakord, kush bie nga kategoria atëherë?
Është shumë e vështirë ta thuash me siguri. Aleancat midis klubeve mund të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm, nga ku mund të vijnë surpriza të paparashikueshme. Nuk dua të jem i prerë në këtë aspekt dhe do gaboja nëse do bëja një parashikim, por në gjykimin tim, përveç Skënderbeut, Teutës, Laçit dhe Partizanit, të gjitha ekipet e tjera janë të rrezikuara.
Një mendim të fundit për Flamurtarin, vijoni të keni ende raporte me atë klub?
Sigurisht. Ai është klubi im dhe e ndjek me vëmendje. Mendoj se do qëndrojë në Superiore dhe ka një shans real ta fitojë Kupën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, vërej se lojtarët e kanë shumë të vështirë ta përballojnë presionin psikologjik që ka në skuadër dhe përreth saj. Gjithnjë ka qenë kështu, por unë uroj që aty gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur

 

 

Προϊόντα: 141 - 160 από 160
<< 4 | 5 | 6 | 7 | 8