Αρχείο άρθρων
Nderroje duar titulli kampione ne UFC
2016-03-06 09:19Nderroje duar titulli kampione ne UFC.Holly Holm e cila kishte sjelle panik ne sportin luftarake duke mundur Ronda Rousey ,humbet nga Miesha Tate, pas nje kapje dhe shterngim rreth qafes duke sjelle dhe dorezimin e ish kampiones.Keshtu i Tate qe ne te shkuaren kishte humbur dy here nga Rousey dhe pa pasur humbje gjer nga 2013-ta fiton ndaj Holly Holm e cila e kishte mundur kete kundershtre qe Teit kishte humbur dy here .Video...twitter.com/sixsecsports/status/706350722355478529
Lesvos:Një varr i shekullit te 8-te p.x
2016-03-04 15:58![](https://b4153a32f0.cbaul-cdnwnd.com/4115d1ca34a68b69f90bb52c8bbe9847/200000153-6f70271bf9/arxaiow-tafos.jpg)
Ne varrin ne fjale u gjenden pesë kupa te pijeve sipas punëtorit lesbian, si nje nje një filxhan -kratiriskos, të thellë dhe një tas i cekët, dy kana dhe bizhuteri të legenit dhe të kokës, të cilat jan ari dhe bakëri, dhe një gjilpërë kockëmadh. Bizhuteri ari përfshijnë dy palë vathë bërë nga fletë ari hollë me teknikën e ashpërim, sferë e cila është e madhe amfikoniki dhe sferë e cila është bakri, ndoshta gjerdan. Në veri të varrimit identifikuar një propozoj të ndërtuar strehim përmban një balte amforë hirit me kapak guri dhe një tas cekët balte.Punimet i perkasin periudhes se hershme te shekullit te 8 te pes. Perkthyer nga Elton Sollaku
TE ZHDUKIM VARFERINE:
2016-03-01 22:19![Hoffman: Varfëria dhe arsimi, sfidat e Shqipërisë](https://top-channel.tv/foto/lajme/1456836373hofman.jpg)
Kjo qendër u ofron shërbim ditor 50 fëmijëve, ndërsa me këtë investim kapaciteti i saj pritet të shkojë në 100 fëmijë. Ambasadori gjerman në fjalën e tij u shpreh se varfëria, arsimi dhe përfshirja sociale janë objektivat kryesorë për Shqipërinë.
“Ulja e varfërisë, arsimimi dhe përfshirja sociale e popullësisë janë objektiva shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky projekti i financuar nga qeveria gjermane bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Këtu mblidhen së bashku familje të varfëra, që vijnë nga komuniteti rom, egjiptian dhe komunitete të tjera dhe këtu atyre u ofrohet një mundësi shumë e mirë”, deklaroi Hoffman.
Ai shprehu dëshirën që edhe institucione të tjera të marrin shembull nga ky model, pasi sipas tij, “është shumë e rëndësihme që të gjithë të punojnë së bashku”.
“Më inkurajon ajo çfarë pash këtu sot, por më pas është puna e këtyre njerëzve këtu që ta bëjnë këtë një sukses të madh. Qeveria gjermane ka mbështetur Shqipërinë në fusha të ndryshme në këto 25 vite. Arsimimi profesional është një nga fokuset kryesore të punës tonë në Shqipëri. Por e gjitha ajo që ne bëjmë këtu është ndihmë për t’u vetëndihmuar, sepse në fund të ditës janë shqiptarët ata që do të ndihmojnë veten”, tha Hoffman.
Shërbimi në Qendrën Ditore “Balonat”, në Cerrik, konsiston në një vakt ushqimor dhe asistencë shkollore. Kjo qendër është e ndërtuar sipas të gjitha standardeve për të krijuar kushte komode për fëmijët në nevojë.
Sa shumë Qajtore në Tiranë
2016-03-01 20:48![](https://b4153a32f0.cbaul-cdnwnd.com/4115d1ca34a68b69f90bb52c8bbe9847/200000133-a94ecab415/10407607_10205495048959963_6879573384186665820_n(2).jpg)
Atë biznesin e vogël të cilit ja kanë ngritur taksat, në Prishtinë e shkruajnë “Qajtore” por është “Çajtore”, ndërsa në Tiranë e shkruajnë gjithfarsoj por është “Qajtore”.
Sa shumë Qajtore në Tiranë, dhe sa për të qarë.
Në një qoshe, pronari, 40-50 vjeç, i cili 20 vitet e para të jetës i ka kaluar duke ngrënë dy herë në ditë përshesh me kos, tani gjith tangërllik, zinxhira floriri rreth qafës së dhjamur të zengjinit të ri, gajaset në një qoshe me ca homologë të tij.
Dy studente flasin e flasin pafund me sy e vetulla duke flakur sa majtas sa djathtas qafave të bardha floknajat e zeza a të kuqe a të ylberta, duke i thënë njëra-tjetrës saktësisht asgjë.
Tre-katër djem me mjekrra të vizatuara si parzmore mesjetare, llafosen seriozisht për për selfie dhe aventura virtuale.
Ai qe gazetat nuk i lexon por i ha, rrufit i vetëm kafenë. Me murin përballë thur e çthur parlamente e qeverira, dënon, fal, lejon, bllokon e çbllokon situata të ndërlikuara politike, ekonomike, gjeopolitike, zigzage juridike.
Muzika e sfondit që ulet e ngrihet sipas shijeve të banakierëve shkatërron pa mëshirë nervat e qajtoristave.
Tre mesoburra "bëjnë biznes" përmbys mbi ca skica me rrathë, shifra, elipsa dhe trekëndësha, që duken si harta yjore.
Mik i vjetër në një qosh. E kotë t'i afrohesh për tu çmallur. I ka ikur mendja. Është bërë dishepull i një sekti të padëgjuar dhe i falet një Profeti që rujna Zot.
Tre vogelushë të vërsulen njëkohësisht për të të shitur të njëjtat paketa dhe çakmaqe. Fitimtari është gjithmonë një thatuq sykaltër qethur zero.
Kalon andejpari dikush që ta bën falas testin e budallallëkut. Të thotë rrëzë veshit se ka mbetur pa miell. Ti tmerrohesh se e mendon të uritur. Por vjen shpejt në vete kur tjetri shton se ka ngut, është i shtrënguar ta shesi për 10 mijë lekë të vjetra një zinxhir floriri që kushton 100 dollarë, paçka se zinxhiri duket që atje tej që është prej bronxi.
Rogneri, Sheratoni, Grandi etj edhe ata qajtore janë.
Qajtore është edhe Gabi që na vesh me zhelet dhe zhulet e dynjasë.
Parlamenti plot me deputetë hajdutë e kriminelë, a nuk është edhe ai një qajtore.
Për pak harrova Qajtoret më të rëndësishme. Ata restorantat jashtë qytetit me male mishi, kodra me bërxolla, kazana me gjëndra, ku shqiptarët postkurvista me rrëke dhjami nëpër turi ngopin urinë e etërve në ato Vajtore.
PER HERE TE PARE SHQIP:PRAP KOSOVARET?
2016-02-29 15:12Mesnatën e sotme, duke gdhirë e hëna do të bëhet ndarja e çmimeve “Oscar”. Për herë të parë kandidat për këtë çmimin është edhe një film ku flitet shqip, “Shok”.
“Të pranishëm në ceremoni do të jenë regjisori, Jamie Donoughue, producentët, Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott si dhe protagonistët Lum Veseli dhe Andi Bajgora, të cilët kanë nisur një faqe të re për Kosovën dhe industrinë e filmit kosovar.
Që nga nominimi i filmit Shok’, filmi dhe Kosova kanë pasur shumë vëmendje në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare duke cilësuar këtë film si favorit të kategorisë ‘Best Live Action Short Film’ gjë që ka ngritur shtetin e Kosovës në këmbë dhe na kanë bërë jashtëzakonisht të lumtur që jemi dëshmitar të këtij suksesi”, njofton përmes një komunikate Qendra Kinematografike e Kosovës
Veç kësaj Leonardo DiCaprio pritet të marrë në shtëpi për herë të parë çmimin “Oscar” si aktori më i mirë. Ndërsa filmi “The Revenant” pritet të triumfojë.
Sezoni është dominuar nga debati i madh mbi racizmin, pasi Akademia akuzohet për përzgjedhjen e shumë pak aktorëve me ngjyrë si kandidatë për të triumfuar, si dhe nga fakti që në prag të ceremonisë ende nuk shihet një pretendent i qartë për çmimin më të rëndësishëm të filmit më të mirë.
Kush tha se nuk ndodhin mbrekulli ne futboll?
2016-02-16 09:05Mesazh nga bota tjeter ?
2016-02-16 08:24Ka krijuar nje ndjenje prekese ne internet nje video qe eshte hedhur nga nje funeral varrimi e nje femije te vogel.Behet fjale per nje moment kure iken nga arkivoli i femijes nje balon me nje mesazh per nenen e femijes qe ne ate moment qante per humbjen e njerut me te shtrenje.Nuk mund te thuhet me siguri ishte nje trik apo nje rastesi...pore vihet re ne video se baloni niset dhe perfundone ne duart e nenes se femijes.Eshte nje moment shum prekes dhe saitet mbare botes e titullojne si nje mesazh nga bota tjeter....video..www.youtube.com/watch?v=Bpp_pm1zHPc
![Συγκινητικό μήνυμα από τον άλλο κόσμο: Νεκρό παιδάκι «έστειλε» μπαλόνι στη μητέρα του (video)](https://cdn1.bbend.net/media/com_news/story/2016/02/15/670440/main/baloni-ginaika2.jpg)
Nje pellembe mjafton...!!
2016-02-13 11:37Ne qytetin Coprus Christi u zhvillua nje kampionat ku pjesmarresit ne te godasin njeri tjetrin me pellembe.Shikoni nje duel nga ky kampionat ku njeri prej tyre humbi ndjenjat ne nje ndeshje te tille. Video...www.dailymotion.com/video/x3rj4di_ko-au-championnat-de-claques_sport
Shqiperia me Mourinhon fiton Franc 2016-te
2016-01-03 09:08Gazetari i të përditshmes angleze, Daily Mail, Peter Oborne çdo fillim viti jep parashakimet e tij satirike për vitin që pason për fusha të ndryshme si politikë, ekonomi e sport.
Përsa i përket sportit, ai nuk ka harruar të përmendë edhe kualifikimin historik të Shqipërisë, e njëkohësisht të ironizojë me trajnerin e sapo shkarkuar të Chelsea-t.
Në një nga parashikimet me shaka të tij, ai ka thënë se Shqipëria do të fitojë Euro 2016.
“Ndërkohë në kampionatin europian të futbollit, Anglia do të humbë një penallti kundër skuadrës së Shqipërisë, skuadër që do të trajnohet nga Jose Mourinho. Më pas do të jetë Shqipëria ajo që do ta fitojë Kampionatin Europian në Francë”.
Puthuni me zore:
2015-12-16 12:38Klyshi kurvit: nga Edison Ypi
2015-12-14 10:35Klyshi kurvit: nga Edison Ypi
Nja dy ditë pasi zbriti në qytet takoi një “shok”.
I tha shokut,
-Jam çoban nga fshati. Dua të bëhem antar celule komuniste që të bëj atentate nëpër rrugica, të vras bejlerë dhe agallarë që po na pijnë gjakun.
-Bukur, po Pse ?
-Sepse mu faneps në ëndërr.
-Sa ëndërr të bukur paske parë mor shkërdhatë. Pa pronë, pa shkollë, pa shpirt, me fanepsje, ti qënke i lindur me porosi për vrasës rrugicash si i trakteve të kurvit.
-Kush është kurvi ?
-kurvi është kurvi, një bqim që s'bëri dot asnjë shkollë s'mori dot asnjë diplomë. Je bërllogu i duhur për të bërë krimet e nevojshme, vrasjet e shumpritura. Nis e vrit armiq e tradhëtarë. Sa më tepër të vrasësh, aq më mirë për Shqipërinë dhe revolucionin botëror proletar që do plasi pas pak.
-A do bëhem klysh kurvi ?
-Klysh kurvi ti je. Problemi është sa do vrasësh. Po vrave pak, do bëhesh klysh kurvi i zakonshëm, qen i zgjebosur. Po vrave shumë do bëhesh klysh kurvi i lavdishëm. Çmimin e lavdisë klyshkurviste do ta paguash më vonë, pas nja 30 vjetësh kur do pushkatohesh si tradhëtar me urdhërin e kurvit.
U vërtit aspiranti për klysh kurvi disa ditë nëpër qytet.
Nuk takoi asnjë armik, asnjë tradhëtar, asnjë bej apo aga gjakpirës që ta vriste. Kur papritur e ndali në rrugë një i panjohur.
-Jam një klysh kurvi, i tha i panjohuri. Klysh kurvi un klysh kurvi ti, klysh kurvi për klysh kurvi, duhet të më ndihmosh se më ka zënë një hall i madh. Kam një motër të bukur që po ma bën shoshë një italian. Dua ta vrasësh italianin që po ma ka shqyer motrën ma ka bërë si Shkumbini ku derdhet në det.
-Është detyra ime si klysh kurvi ta vras italianin që ja hallakat shalët motrës së bukur të një klyshi kurvi si Bërzeshta dhe Bushtrica. Pa merak.
Vajti e vrau që atë mbrëmje italianin, dhe iku në fshat për tu fshehur.
Pas ca ditësh zbriti prap në qytet. Tashmë vrasja i ishte bërë mikrob. Nisi të hedhë sytë rrotull për ndonjë armik që ta vriste. Sillu e sillu nëpër qytet, u takua përsëri me motërçirin klysh kurvi.
-Ta vrava italianin që ta bëri motrën si Laguna e Patokut, ç‘ke që rri turivarur ?
-Po ma shkërdhen motrën e bukur një italian tjetër.
-Për kaq pak mërzitesh ? Do vete ta vras edhe atë që ta ka bërë fundbarkun e motrës si gjirin e Vlorës.
Iku e vrau edhe italianin tjetër.
S’kaloi as një muaj, motërshkërdhyeri i zuri përsëri rrugën. Këtë herë me lot në sy.
-Një tjetër italian po ma çapëlen motrën.
-O klysh kurvi, thuaje troç që motrën e ke kurvë. Ne klyshat e kurvit, si shokë ideali që jemi, duhet t'ja hapim hapim zemrën njëri-tjetrit kur na çihen motrat.
-Motrën nuk e kam vetëm kurvë, e kam dhe komuniste.
-Kurvë dhe komuniste është kombinacioni më i mrekullueshëm. Nuk ka kurvë të mos jetë komuniste. Nuk ka komuniste të mos jetë edhe kurvë. Ne klyshat e kurvit duhet t'i marrim për gra motrat kurva dhe komuniste të njëritjetrit për të ruajtur unitetin. Un po marr për grua motrën tënde që e kanë shaluar një batalion me italianë në Elbasan. Ti merr për grua motrën time që e kanë shkërdhyer një kompani me klysha kurvi në Gjinar. S'dimë mënyrë tjetër ne klyshat e kurvit për t'ja vënë kazmën Shqipërisë.
Termet 4,7 ne Zakintho
2015-12-12 10:55 Ne detin Jone 29 km ne veri te Zakinthos eshte eshte qendra e termetit 4,7 balle qe eshte regjistruar rreth ores 10:34,termeti eshte bere i ndjeshem shume large nga epiqendra duke shqetesuar banuesit e zonave perreth tije.Thellesija ka qene 2km,specialistet e kesaj fushe mundohen te qetesojne banoret duke thene se kjo eshte nje gje normale duke mare parasysh faktorin se kjo zone futet ne ate te termeteve sistematike qe ndodhin here pas here.
Termet ne Qipro:
2015-12-11 21:44Tërmeti prej 3.6 Rihter ka ndodhur në Qipro në 20.54 në mbremjen e premte dhe u ndje më shumë ne pjesën jugeperendimore të ishullit. Epiqendra e ngjarjes sizmike, me forcen 3.6 Richter, 29km vendosur në jugperëndim të Nikosias dhe thellësia qendrore është vlerësuar në 15 km. Megjithatë, sipas saiteve qipriote, dridhja eshte ndjere veçanërisht e fuqishme ne Nikosia
Fotografia e vitit:
2015-12-10 11:30![](https://b4153a32f0.cbaul-cdnwnd.com/4115d1ca34a68b69f90bb52c8bbe9847/200000147-56fdf57fb6/selfie-eagle1.jpg)
Sula: Nga Edison Ypi
2015-12-10 10:31Sula
Në kafenenë e një lavazhi buzë autostradës, ulur, vetëm, kafe, cigare, rrathë tymi, muri përballë. Kështu e njoha Sulën e sertë me sytë me shkëndija. Sula është trembëdhjetë vjeç. Sula ka zbritur nga Kuksi. Sula nuk kishte lindur në dhjetor të nëntëdhjetës. Sula ka bërë pesë klasë shkollë. Sula është fukara. Sula është fëmijë i gjashtë. Sula ka baba të verbuar në minierë. Sula është ngjizur gjatë viteve të verbërisë atërore. Sula është bir i pasionit të errësirës. Sula ka vëllezër e motra shumë, asnjë në punë. Sula, babai i Sulës, nëna e Sulës, vëllezërit e Sulës, motrat e Sulës, kanë ndërtuar një barrakë të vogël buzë autostradës. Sula nuk di ç’bëhet në qytet, nëpër shkolla, nëpër libra, nëpër disko, nëpër gazeta, nëpër televizora. S'e ha meraku Sulën për të tilla. Ka halle Sula. Sula nuk rri kot. Sula punon gjithë ditën. Sula ndërton jetën duke vrarë vdekjen. Sula u bën bunkerëve atë që bombat nuk ua bëjnë dot; u heq hekurin. Me hekurin e vdekjes Sula fiton 1 euro në ditë. Sula punon, fiton, jeton, mendon në një kilometër autostradë. Ç’nuk i shohin sytë e ç’nuk i dëgjojnë veshët vogëlushit të mprehtë, fukarait, punëtorit të palodhur Sulë. Ja halabaku me makinë tek po vjen me dyqind në orë. Dje një makinë shtypi dikend duke kapërxyer murin e autostradës. Tre qen shqyen makinat në atë kilometrin ku Sula mbijeton. Tre ditë ndenjën mishrat e shqyer të qenve mbi asfalt derisa i shplau shiu. Sula sheh me çudi si një plakë e cila e ka shtëpinë andej autostradës dhe kullotat këtej po mëson lopët të kalojnë mbikalimin. Sulës i vjen për të qeshur dhe për të qarë kur sheh një hallexhi që ka hipur mbi murin ndarës të autostradës me një frigorifer dhe po pret një rast fatlum për t’u hedhur matanë pa përfunduar nën rrotat e ndonjë Benzi. Sula e di çfarë bëhet brenda hoteleve aty pranë, por Sula nuk bëzan, Sula nuk flet, vetëm shikon, vetëm dëgjon, vetëm punon, vetëm vrenjtet, vetëm mendon. Sula i sheh dhe i njeh të gjithë fluturimthi; familjarin që vete në plazh, banditin me makinë të shtrenjtë, italianin a gjermanin që nguten për në aeroport, kosovarin nga targa, fillestarin që e nget makinën dredha-dredha. Nga të gjitha këto Sula edhe zbavitet, por më tepër kalitet, rritet. Kur po çarmatoste një bunker vdekjeje Sulën e preku një nga ato makinat e shpejta. E preku dhe iku. Prej disa ditësh Sula po rri në shtëpi. Njërin vesh e ka të zënë me pambuk. Njërin sy pothuajse të mbyllur. Tjetrin sy të ënjtur. Buza i ka ikur pak mënjanë. Por nuk epet, nuk dorzohet, nuk ligshtohet Sula. Sula nuk është qaraman. Sula veç trimërohet, veç burrërohet. Horra, morra, hajduta, kodosha, minj burokrata, pis analista, bosh opinionista, budallenj ministra, shtazë deputeta, ruhuni nga Sula. Aty e keni. Mos thoni nuk e dinim kur tua presi gurrmazin. Biçak të mprehtë Sulë. Hajt, fillo. Hiqe pambukun nga veshi dhe gjëmo. Hape syrin e mbyllur dhe shkrepëti. Drejto buzën dhe buçit. Nuk ka burrë me të ndalë ty Sulë. Nuk ka mur që nuk shemb ti Sulë. Nuk ka beton që nuk shkatërron ti Sulë. Nuk ka mal që nuk sheshon ti Sulë. Nuk ka të zezë që nuk e zbardh ti Sulë. Zoti të ndihmoftë Sulë.
Gjyqetaret shkojne tek Ibra, jo Ibra tek gjyqetaret...Respekt!!!
2015-12-09 13:17E propozon per martese,u be Hyssein Bolt
2015-12-03 14:57 E dashura mere mikrofonin dhe ne mesin e fushes i propozon te dashurit qe te martohet me te ,pore djali per cudi te gjitheve u be Hyssein Bolt..VIDEO..www.youtube.com/watch?v=JagWFuH2KP0
TURISTAT NGA SHQIPERIA PER TE VJEL ULLINJE NE GREQI:
2015-11-10 11:37Rreth 1.000 qytetarë shqiptarë, vetëm brenda javës së fundit nuk janë lejuar të kalojnë kufirin grek në Doganën e Kakavijës.
Vetë qytetarët pohojnë se u kërkohet një shumë prej 50 eurosh për ditë qëndrimi në Greqi, disa të tjerëve nuk u kanë pranuar garancitë me afat kohor më të gjatë se një javë, ndërsa pjesës më të madhe nuk ua shohin fare dokumentet e paraqitura, duke u kërkuar një garanci prej 3 deri në 5 mijë eurosh.
E ndërsa kalimi në tokën fqinje është bërë thuajse i pamundur, qytetarët shqiptarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit vijojnë të presin për ditë me radhë, me shpresën e zhbllokimit të situatës.
Ata rrinë në dyert e doganave prej orëve të para të mëngjesit deri në mbrëmje, duke i shtuar kështu qëndrimit të tyre edhe shpenzimet e hotelit. Sipas tyre, pala greke i kthen mbrapsht me pretendimin se, këta qytetarë po kalojnë kufirin grek me qëllim punësimi sezonal.
Në këtë periudhë nis mbledhja e ullinjve dhe agrumeve në Greqi, e për këtë arsye ka një fluks të shtuar të personave që udhëtojnë nga Shqipëria në shtetin grek.
Autoritetet kufitare shqiptare nuk e komentojnë qëndrimin e homologëve grekë, pasi - sipas tyre, - është e drejta e palës greke të vendosë kalimin ose jo të shtetasve të huaj në tokën helene.
VAJZA NGA SERBIA JEP NJE MESAZH PERPARA NDESHJES
2015-10-08 11:28Kryeministri Edi Rama takon 60 studentët ekselentë serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Elbasan Arena”
Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu u shpreh i keqardhur për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin
Edi Rama: “Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër.”
Rama u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t’ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë.
“Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni”
MESAZHI I LUAN KRASNIQIT NE PRAG TE NDESHJES SHQIPERI-SERBI
2015-10-08 08:32Miq të mi, ndodhemi në prak të një loje sportive aq shumë të pritur që zhvillohet në Elbasan në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë. Uroj sukses dhe prezantim si gjithnjë dinjitoz të futbollistëve shqiptarë dhe njëkohësisht jam i bindur se futbolldashësit do të dëshmojnë qëndrim sportiv për të patur lakmi, që do të jet në funksion të avansimit të virtyteve sportive dhe vlerave civilizuese, tolerancës dhe respektit, mikpritjes dhe ngadhnjimit në fushën e gjelbërt. Këto do të jenë mesazh i fuqishëm për botën nga Elbasani i vendit të shqipeve, nga shqiptarët sportdashës dhe paqsorë. Ndaj, të mundësojmë që kryeartikujt e gazetave në botë të mbajnë titullin: SHQIPËRIA E MIKËPRITJES!