Pas barazimit të djeshëm, rriten edhe më shumë shanset e Shqipërisë për një kualifikim direkt në Kampionatin Europian “Francë 2016″. Pjesëmarrja në “playoff” është zyrtarizuar pas takimeve të djeshme, në një kohë që kuqezinjtë mbeten sërish në pozita shumë të mira për t’u kualifikuar direkt në kompeticionin e një viti më pas.
Aktualisht Shqipëria është e treta në grup, me pikë të barabarta me Danimarkën, por me golavarazh të përgjithshëm më të mirë. Me barazimin e djeshëm, kuqezinjtë ruajnë pozitat dhe avantazhi është se ka një ndeshje më pas se Danimarka. Përballja e së hënës me Portugalinë është shumë e rëndësishme dhe përfaqësuesja do të luftojë minimalisht që të shmangë humbjen.
Edhe me një pikë në sfidën ndaj portugezëve, Shqipëria kalon në vendin e dytë, në një kohë që dy ndeshjet e fundit i luan ndaj Serbisë në Shqipëri dhe Armenisë në transfertë, të dyja jashtë loje. Nga ana tjetër, danezët do të përballen me Portugalinë, sfidë nga e cila mund të përfitojë jo pak Shqipëria.
Gjithashtu, skuadra e De Biazit ka edhe golavarazhin më të mirë të përgjithshëm të grupit me shtatë gola të shënuar dhe dy të pësuar. Në këtë mënyrë, barazimi i djeshëm bën që Danimarka të mos shkëputet dhe avantazhi i Shqipërisë në këtë moment është që ka një ndeshje më pas. Përballja e së hënës në Elbasan ndaj Portugalisë është më e rëndë- sishme në këtë moment të eliminatoreve dhe, një gjë të tillë, e tha hapur edhe trajneri Xhani De Biazi.

Ruset fillojne bombardimin në Siri,por për habinë e te gjitheve zgjodhën zonat objektivat fillestare rreth qytetit Homs, ku, sipas të gjitha informatat në dispozicion nuk ka arritur akoma xhihadistët, por e kontrolluar nga të ashtuquajturit opozitës së moderuar dhe e "Ushtrisë së Lirë Siriane" që lufton kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad.





Të hënën, më 21 shtator në orën 22.45, WDR-TV do diskutoje në emisionin e tij ' RRETH SPORTIT në lidhje me historinë e jashtëzakonshme të 18 vjeçarit Elidon Don Bilali dhe 15-vjeçarit të vëllait të tij Bilali Erion.
Kameramania vë pengec një refugjat qe shkon për të kaluar kufirin dhe ne qafe kishte nje fëmijë te mitur, shih foton që ber xhiron e botës në disa orë, duke shkaktuar një trazirë.
shtje qe po e godet her pas here futbollin tone ...


.jpg)



