Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Αρχείο άρθρων

C'fare kap Cristian Ronaldo?

2015-06-04 21:46

Cristian Ronaldo ka kaluar mini pushime ne Shen Trope ne shoqeri djemesh, ku me njerin prej tyre ka ardhur shume afer, duke i dhene mundesine paparaceve te marin kete foto qe po ben xhiron e saiteve ne internet ...

 
 

 

Elbasani kerkone sulmuesin Beratas V.Mile

2015-06-03 19:51
 

MileElbasani është vënë në gjurmët e një sulmuesi potent. Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i beratasit Vangjel Mile.

Burime të besueshme pranë kampit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se ka një interesim ndaj 29- vjeçarit, i cili sezonin e fundit luajti për skuadrën e vendlindjes së tij, Tomori, që ra në Kategorinë e Dytë.

Mile është i shumëshëtitur në skuadrat shqiptare, si Teuta, Bylis apo edhe të tjera, por për disa kohë luajti edhe në kampionatin finlandez me PK- 35 Vantaa, duke arritur një- farë pjekurie si lojtar dhe mendohet se do t’u shërbejë shumë verdhebluve për këtë sezon. Nuk është hera e parë që elbasanasit kërkojnë shërbimet e tij, pasi edhe para dy sezonesh, kur kjo skuadër u ngjit në Superiore, tentoi ta afronte në gjirin e vet, por në atë kohë palët nuk ranë dakord. Për të bindur sulmuesin të veshë fanellën verdheblu në Kategorinë e Parë, më- sohet se drejtuesit elbasanas do t’i paraqesin një projekt ambicioz, ku edhe do të synohet rikthimi në Superiore. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi ende nuk ka nisur një kontakt nga afër midis palëve. Edhe pse verdheblutë e bënë “rrugë” Kategorinë e Parë, në Elbasan nuk kanë ndër mend të demoralizohen dhe mendojnë se i kanë të gjitha shanset që të jenë vetëm kalimtarë në këtë kategori. Për këtë arsye, presidenca elbasanase do të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, të cilat do ta ndihmojnë më pas ekipin për t’u ngjitur në Superiore. Deri më tani nuk ka zyrtarizime në afrime apo largime, sepse është shumë herët për të folur për merkaton zyrtare, por gjasat janë që të formohet një grup pretendent.



Burimi: syzezipress

 

Elbasani kerkone sulmuesin Beratas V.Mile

2015-06-03 19:47
 

MileElbasani është vënë në gjurmët e një sulmuesi potent. Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i beratasit Vangjel Mile.

Burime të besueshme pranë kampit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se ka një interesim ndaj 29- vjeçarit, i cili sezonin e fundit luajti për skuadrën e vendlindjes së tij, Tomori, që ra në Kategorinë e Dytë.

Mile është i shumëshëtitur në skuadrat shqiptare, si Teuta, Bylis apo edhe të tjera, por për disa kohë luajti edhe në kampionatin finlandez me PK- 35 Vantaa, duke arritur një- farë pjekurie si lojtar dhe mendohet se do t’u shërbejë shumë verdhebluve për këtë sezon. Nuk është hera e parë që elbasanasit kërkojnë shërbimet e tij, pasi edhe para dy sezonesh, kur kjo skuadër u ngjit në Superiore, tentoi ta afronte në gjirin e vet, por në atë kohë palët nuk ranë dakord. Për të bindur sulmuesin të veshë fanellën verdheblu në Kategorinë e Parë, më- sohet se drejtuesit elbasanas do t’i paraqesin një projekt ambicioz, ku edhe do të synohet rikthimi në Superiore. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi ende nuk ka nisur një kontakt nga afër midis palëve. Edhe pse verdheblutë e bënë “rrugë” Kategorinë e Parë, në Elbasan nuk kanë ndër mend të demoralizohen dhe mendojnë se i kanë të gjitha shanset që të jenë vetëm kalimtarë në këtë kategori. Për këtë arsye, presidenca elbasanase do të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, të cilat do ta ndihmojnë më pas ekipin për t’u ngjitur në Superiore. Deri më tani nuk ka zyrtarizime në afrime apo largime, sepse është shumë herët për të folur për merkaton zyrtare, por gjasat janë që të formohet një grup pretendent.



Burimi:syzezipress

 

KONFLIKTI SHQIPETARO-GREK PER NAFTEN NE DETIN JON:

2015-05-10 12:58

Shqipërisë dhe Greqisë, është bërë shkak për rinisjen e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nëpërmjet një note proteste e dorëzuar nga ministri i Jashtëm qeverisë së re greke, ngrihet si shqetësim mungesa e transparencës së shtetit fqinj për hartat e disponuara për kufirin detar dhe kërkimet për naftë, në zonën e diskutueshme midis dy vendeve tona, kjo sipas një marrëveshje të firmosur mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka dërguar homologut grek, notën e protestës, ku i kërkon ndërprerjen e programit të kërkimit në det dhe rishikimin e planit të saj për dhënien me koncesion për kërkimin e naftës dhe gazit në detin Jon, pa u zgjidhur më parë çështja e kufirit ujor me Shqipërinë. Bëhet fjalë për kuadratin Joni 5, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, që Athina kërkon të japë me koncesion gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm. Mësohet se pala shqiptare, në notën e protestës, kërkon që të mos koncesionohet ky kuadrat pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshje të re për detin me Greqinë, e nevojshme pas vendimit të Gjykatës sonë Kushtetuese. Kjo e fundit rrëzoi si dëmtuese të interesave tona kombëtare marrëveshjen e negociuar nga qeveria “Berisha” me “Karamanlis”. Pavarësisht se për këtë shkak marrëveshja nuk u ratifikua nga institucionet në Athinë, autoritetet atje këmëngulën se ajo është një marrëveshje e mirë dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ndërkohë që nota e protestës së palës shqiptare, vjen pasi ka rreth 6 muaj që Ministria jonë e Jashtme i kërkon vazhdimisht Athinës t’i vendosë në dispozicion koordinatat e kërkimit në kufijtë e Sektorit Joni 5 ose ndryshe për bllokun e 4-t të kërkimeve. Por nga pala greke, janë ofruar vetëm hartat e bllokut 3, duke treguar mungesën e transparencës për kërkimet në kufirin ujor mes dy vendeve, çka, sipas konstatimeve të Ministrisë sonë të Jashtme, konfirmohet që kërkimet për naftë dhe gaz nga Greqia, në rastin më të mirë, prekin zonën ndërkufitare dhe në rastin më të keq, hyjnë në zonën tonë ujore. E drejta ndërkombëtare i detyron shtetet të ulen bashkë për të tenderuar kërkimet në det, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë në kushtet e mungesës së një marrëveshje ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërsa Athina po mundohet ta përçojë këtë reagim të Tiranës, si presion të saj nga ata që Shqipëria i quan aleate strategjike, si Italia dhe Turqia.

Takimi

Vetëm një ditë pasi qeveria shqiptare i dërgoi notën e protestës qeverisë së re greke, ambasadorit tonë në Athinë, Dashnor Dervishi, i është anuluar pritja nga ministri i Jashtëm grek, takim i fiksuar shumë kohë më parë dhe që nuk kishte aspak lidhje me këtë notë proteste. Takimi mes diplomatit shqiptar dhe kryediplomatit grek ishte parashikuar të mbahej në kuadër të lidhjes së kontakteve me autoritetet e reja në Greqi, si dhe diskutimin e aktivitetit të pritshëm të SEECP-së në Tiranë, që do të mbahet për pak ditë. Ndërkohë që deri më tani ende nuk ka një konfirmim nga kryeministri grek Aleksis Cipras për pjesëmarrjen e tij në këtë samit, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit. Ministria e Jashtme shqiptare u njoftua për anulimin vetëm pak minuta përpara se diplomati ynë në Athinë të mbërrinte në Ministrinë e Jashtme greke dhe arsyeja lidhet me notën e protestës që ekzekutivi shqiptar i ka nisur palës greke.

 

 Marrëveshja me kompaninë “Capricorn Albania” për kërkimet në Jon

Pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar me Greqinë dhe disa deklaratave për rinisjen e bisedimeve mes dy qeverive për kufirin mes dy vendeve, Greqia ka vendosur të vazhdojë kërkimet për naftë në vjeshtë. Në kontratën e re me kompaninë “Capricorn Albania”, e cila po zhvillon kërkime në bllokun detar në kufi me Greqinë, e njohur si “Joni 5″, qeveria “Berisha” në mars 2013 nuk ishte në gjendje të përcaktonte përfundimisht koordinatat ku mund të operojë kjo shoqëri. Në kontratë nënvizohet se kufijtë mund edhe të “rezultojnë me ndryshim”. “Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për kufirin e ujërave detare, do të rishikohen koordinatat e kufirit jugperëndimor të bllokut ‘Joni 5′, në det, duke reflektuar koordinatat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, në rast se ato rezultojnë me ndryshim nga ato të përcaktuara në kontratë”, shkruhet në kontratën me “Capricorn Albania”. “Joni 5”, është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Sipas kontratës së re të qeverisë me “Capricorn Albania Limited”, periudha fillestare e kërkimit do të jetë dy vjet nga data efektive plus një vit tjetër nga data e hyrjes në fuqi të këtij amendamenti.

Lorik Cana:Perlotet kure i kujtojne luften ne Kosove

2015-04-23 15:37
 

cana1Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana i ftuar në emisionin  “Kontrata” të gazetares Sonila Meço, ka shpërthyer në lot teksa ka kujtuar luftën e Kosovës.

Luftë e cila i kishte marrë dhe shokun e tij të ngushtë Kushtrim Kelmendin dhe jo vetëm.

Ndër të tjera mbrojtësi gjakovar ka folur për jetën e tij, martesën me Moniken, kualifkimin e mundshëm të Shqipërisë në Euro 2016, dhe së fundmi deklaeroi për ardhjen në jetë së shpejti të fëmijës së tij të parë.

 

Te lidhura me artikullin:



Burimi: PANORAMA SPORT

 

Te fundit rreth kombetares:Ne pritje te vendimit ne Lozane

2015-04-17 14:19

Te fundit rreth kombetares:Ne pritje te vendimit ne Lozane

2015-04-17 14:15
 
 

lorikuTë pranishëm në seancën dëgjimore të Shqipërisë në Lozanë janë dhe drejtues të Federatës Serbe, si sekretari  i përgjithshëm Zoran Lakoviç, shefi i sigurisë së federatës Milivoj Mirkov dhe shefi i personaletit të stjuartëve në stadiumin “Partizani” të Beogradit, gjithashtu kapiteni i Përfaqësues Serbe, Branislav Ivanoviç.

Menjëherë pasi kanë përfunduar dëshminë trajneri De Biazi dhe kapiteni  Cana,  do të dëshmojnë përfaqësuesit e Federatës Serbë, që përmendëm më lart.

Ndërkohë nga pala shqiptare, në mbrojtje të saj, do të flasin para gjykatës ekspertë të mirënjohur në arenën ndërkombëtare, si, Prof. Sebastien Besson, i specializuar në çështjet e arbitrazhit, profesor në universitetin e Neuchatel që konsiderohet si lideri i brezit të ardhshëm të jurisprudencës zvicerane dhe Prof. Dr. Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare, lektor në universitetin e Lozanës.

Pasi të përfundojë seanca dëgjimore e të dy palëve, Gjykata e Arbitrashit Sportiv mund ta mbyllë seancën pas orës 18:00. Duke lënë në të kuptojmë që vendimi për këtë çështje mund të mos merret so



Burimi: syzezi sport

 

 

Mourinho: Une c'do dite me i mire:

2015-04-10 09:04

nga menyra se si i pregatise ndeshjet dhe i lexoje:

Mourinho: "Çdo ditë unë behem  më i mirë në punën time"

09/04/15 - 21:03.
Version Inglés
  • 3.5K
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 3.5K
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Mourinho: Çdo ditë unë jam më i mirë në punën time
 

Menaxheri Chelsea Jose Mourinho tha se ai ka "një problem", sepse çdo herë aji është konsideruar si "më i mirë i më të mirëve" pas "evoluar në shumë fusha", si trajner që nga momenti qe ai filloi karrierën e tij në Portugali 15 vjet më parë.

"Unë kam një problem, sa herë që unë behem më i mirë dhe më i mirë. Unë kam evoluar në shumë fusha të ndryshme,nga  mënyra qe  lexoje  lojën, mënyra qe  unë përgatis ndeshje, si nga metoda se si punoje ... unë të behem me i mirë, "tha trajneri portugez i tha 'Daily Telegraph'.

Në një intervistë të gjerë, i lindur në trajner Setúbal shpjegoi se ai ende ka një kohë të gjatë në futboll dhe gjatë viteve është ulur  ne shumë bankina ."Për këtë botë, në moshën 52, unë nuk jam se jame i madhe ne moshe , unë kam nje Karriere  20-vjeçare për të vazhduar trajnimin. Megjithatë, unë ndjehem si një 'dhelpra e vjetër'", shtoi Mourinho per gazeten angleze.

"Tani për tani asgjë nuk me frikëson mua dhe per asgjë unë nuke  shqetësohem shumë; .. Duket se asgjë e re nuk mund të ndodhë me mua unë jam shumë, shumë i qëndrueshëm në kontrollin e këtyre emocioneve, por kam nevojë për kohën time për të menduar nuk zgjohem ne mesin e natë dhe  për lëndimin e dikujt apo taktikat për këtë lojë. Unë duhet të mendoj, unë duhet të përpiqen të parashikojnë probleme. Kam nevojë për kohën time, "deklarone ai.

Në anën tjetër, Mourinho pranoi për gazetarët ende e ka të njëjtin qëndrim që ndihmoi të përcaktojë figura e saj në dekadën e fundit."Ka një pikë ku unë nuk mund të ndryshojë, kur unë të përballet me median unë kurrë nuk jam një hipokrit", tha ai.

 

TOMORI:EKIPI PREGATITET PER SFIDEN NDAJ SOPOTIT:

2015-04-02 15:06
 
 

TomoriTomori po vazhdon përgatitjen për përballjen e radhës në kampionat ndaj Sopotit në transfertë. Një ndër futbollistët që ka pasur rritje në sfidat e fundit është edhe mesfushori Genald Sharavolli.

“Kemi nisur javën e dytë të përgatitjeve pas barazimit të arritur ndaj Naftëtarit në shtëpi. Pas tri sfidave në fushën tonë, tashmë do të na duhet të luajmë në transfertë. Mendoj se kemi përfituar mjaftueshëm nga ky pushim, por edhe kundërshtari ynë ka pasur të njëjtin avantazh. Pak nga pak skuadra do të jetë gati për të bërë një paraqitje të mirë në këtë transfertë. Ndeshja pritet të jetë e vështirë sepse luajmë kundër një rivali direkt, pasi të dyja ekipet mendoj se jemi jashtë nga gara për Superiore. Do të bëjmë lojën tonë me synimin për të marrë pikë”, thotë Sharavolli.

Përgatiti: Elton Çela



 

 

MOSE JEMI NJE POPULL, QE NUK KEMI ARRITJE TE TJERA DHE GEZOHEMI ME NJE FITORE TE KOMBETARES?

2015-04-02 08:09

Bërtit, pse jo! Thjesht sigurohu se nesër do të kesh për të ngrënë!

Triumf, harritje kombëtare, krenari, show mediatik, të gjitha këto për një ndeshje futbolli.

Po , po, u gëzuam pa masë kur fituam ndeshjen me Armeninë. Mijëra të rinj ( të rejat ishin diku tjetër) u derdhën nëpër rrugët e qyteteve të mëdhaja jo vetëm në Shqipëri por dhe në Kosovë!

Kombëtarja fitoi 3 pike dhe ne menduam se u bëmë mbretërit e kësaj bote.

Ndjehemi kaq inferior si kombë sa që krenohemi edhe për një ndeshje futbolli? Nga ana tjetër nuk ka dhe shumë gjëra për të cilat mund të ndjehesh krenar pë vëndin tëndë! Një vënd ku mbizotëron kriminaliteti, madje kemi njerëz në Kuvend që kërkohen për vrasje! Një vënd ku korrupsioni është bërë si buka e gojës, ku mungon edukata shoqërore, ku bëhën vjedhje dhe vrasje çdo

Nodshta sna kanë ngelur shumë gjëra për tu krenuar dhe kombëtarja është një nga arsyet më të forta për tu bashkuar dhe për të ndjerë sado pak të rëndësishëm.

Nuk interesohemi kaq shumë për çështjet sociale, për mirëqeverrisjen, për zhvillimin e vetvetes  dhe të fëmijëve tanë, jemi individualist në kulm! Jemi kaq individualist sa që duam orë e minutë të manipulojmë rregullat ekzistuese për ti nënshtruar ato poshtë interesit tonë personal, megjithëse e dimë mirë se kjo është në dëmë të të tjerve.

Me sa duket RILINDJA europiane nuk erdhi kurrë në Shqipëri, ndaj dhe nuk kemi krijuar një shtet të fortë, demokratik, laik që zbaton rregullat e veta dhe dënon ata që nuk zbatojnë ligjet.

Jemi disi endacak të një periudhe anarkike të cilët u ndodhëm rastësisht në kohën moderne.

Le të gëzojmë për kombëtaren tonë, por të mos harrojmë se të nesërmen problemet janë po aty dhe nuk do të largohen as me krenari dhe as me të bërtitur.

SHIHENI KETE FARSE ME KETE NXENESE AUTOSHKOLLE

2015-03-28 18:04

Nje farse e pa pare menduan pjestaret e nje autoshkolle,me ndihmen e Leona Cin.Kjo e fundit nje shofere profesioniste e garave nga Maleizia,beri si...nxenesen qe e kap timonin per here te pare dhe i beri mesuesit te flasin me vete per shume kohe ,duke u futur ne nje parking dhe per me tej shikoni kete video..

 

 
 

 

 

 

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

2015-03-24 19:09

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

0 Comments

Vangjel Mile është futbollisti i momentit në ekipin beratas, ku në dy ndeshjet e fundit sulmuesi kryesor i këtij ekipi ka arritur të realizoj tri gola. I ardhur gjatë merkatos së dimrit, Mile është kthyer në një nga pikat më të forta në formacionin e teknikut Madrit Muzhaj. Edhe pse disa sezone më parë u largua mes polemikave, ai përsëri nuk e fshehu dëshirën për t’iu bashkua përsëri këtij ekipi.

I pyetur për Sport.com.al ai shprehet se: “E pohoi se jam larguar mes polemikave nga Berati, por ky qytet është zemra ime dhe e kam për detyrë ti shërbej. Sigurisht që ofertat nuk më kanë munguar, por arsyeja e vetme që ndodhem këtu është pikërisht zgjedhje e zemrës sime. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, dhe deri më tani shpresoj të kem bërë më të mirën.”

Mile, gjatë kësaj kohe keni bërë një paraqitje të mirë me ekipin e Tomorit? “Ka dashtë zoti, dhe më vjen mirë që në aspektin personal punët po ecin mirë. Kam pasur një periudh vërtet të vështirë, por tani gjithçka e kam lënë pas dhe për këtë fakt ndihem mirë. Besoj në zot, dhe kjo është një nga arsyet kryesore të ecuris sime”.

Ju shohim se stërvitjen me grupin e futbollistëve e filloni gjithmon të mërkurave, cila është arsyeja? Jo çdo javë ndodh kjo, stafi teknik më ka toleruar për këtë gjë. Për disa arsye familjare nuk mund ta nis dot stërvitjen atëherë kur e nis pjesa tjetër e ekipit, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk duhet të stërvitem individualusht. Gjatë ditëve që nuk jam i pranishëm në Berat stërvitet personalisht dhe me intesitet tepër të lartë”.

Në dy ndeshje keni realizuar tri gola, a po rikthehet Mile i dikurshëm? “Këtu po flasim vetëm për mua! S’duam të harrojm mbështetjen maksimale që kam pasur nga stafi teknik, gjithashtu dhe nga shokët e mi të ekipit. Dua të them që është dhe meritë e tyre, jo vetëm e imja. Duke marrë parasysh dhe formën tuaj momentale tepër të mirë, e sheh vitin tjetër veten në ndonjë ekip të Superligës? Nuk mund të flas për vitin tjetër pasi është shpejt akoma. Kam ende ndeshje që më kanë ngelur me ekipit e Tomorit dhe si fillim duhet të mendoj për këto. Kënaqësia e një futbollisti gjithmon është elita, por për mua kënaqësia më e madhe do të ishte në qoftëse do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit. Ende nuk është mbyllur gjithçka dhe vazhdojm të shpresojm akoma.

Keni ardhur në merkaton e dimrit dhe avash avash jeni duke u ngjitur në krye të listës së golshënuesve, Sa do të dëshironit ta fitoni? “Çdo çmim individual është i bukur dhe çdo futbollist ka dëshirë ta fitoj në fund të sezonit. Do të ishte një gjë e bukur por të them të drejtën mendoj se është paksa e vështirë. Uroj që të dalim mirë si ekip dhe të kemi sukses në ndeshjet në vazhdim. Këpuca e Artë do të ishte qershia mbi tortë në një sezon të suksesshëm me ekipin tim të zemrës”.

Çfarë i premton Mile tifozëris në vazhdim?

Nuk jam tip që jap premtime. Nejse dua ti them sportdashsve beratas që të mundohen të jenë sa më shumë në stadium pasi kemi nevoj për ta. Ata duhet ta kuptojnë që futbolli beratas po kalon një “krizë”, jo vetëm te ekipi i parë por dhe te moshat. Do mundohem mos ti zhgënjej ata që kanë besuar tek une dhe uroj që Tomori të ngjitet në eliten e futbollit, aty ku i ka hije. Në çdo gol të shënuar shumicëm prej tyre ja dedikoni djalit tuaj Marinit. Mendoni se dhe Marini në të ardhmen do të ndjeki hapat e babait? (Qesh) Marini është një nga dhuratat më të bukura që më ka dhënë i madhi zot, dhe për këtë gjë dua ta falenderoj shumë. Ai është akoma dhe vogël dhe këtë gjë nuk mund ta përcaktoj unë. Por duket që është i zhdërvjellët dhe agresivë, besoj se do bëhet si Rigest Hysko.

mile

 

 

 

Shqipëri – Armeni, biletat mund të blihen online

2015-03-03 17:32

shqiperi - armeniFederata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar që nga ndeshja me Armeninë, do të aplikojë një risi të nevojshme sa i përket biletave të ndeshjes. Duke filluar nga sot biletat për takimin ndaj Armenisë janë në shitje online dhe kushdo mund ta sigurojë biletën e tij mjaft thjesht pa pasur nevojë të presë në rradhë nëpër sportele në ditët afër ndeshjeve. Biletat online shiten përmes një sistemi të sigurisë së lartë. Çdo person mundet të blejë vetëm një herë bileta online dhe maksimumi është 3 copë. Blerja e çdo bilete shoqërohet me plotësim të të dhënave të personit që do e përdorë biletën, si emri dhe numri i telefonit. Tërheqja e biletave të blera online mund të bëhet nga data 20 deri më 28 mars pranë zyrave të FShF-së.

Syzezipress.com

 

TOMORI:Daniel Ramazani per takimin me Pogradecin ,ishim te bindur per fitoren..

2015-03-03 14:38
 
 

daniel-ramazaniTOMORI- Tomori është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Kur kanë mbetur dy javë nga mbyllja e fazës së dytë, beratasit janë 6 pikë larg nga rënia.

Këtë herë “heroi” i Tomorit ka qenë mbrojtësi peqinas, Daniel Ramazani, i cili, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka shprehur kënaqësinë për golin e parë të shënuar këtë sezon.

“Ishim përgatitur shumë gjatë kësaj jave, pavarësisht problematikave. Ne ishim të bindur se do të dilnim nga fusha me 3 pikë. Gjatë gjithë ndeshjes ne treguam grintën e duhur për ta fituar atë sfidë dhe fati deshi të isha unë ai që vendosi me gol. Më vjen mirë që ato pikë sollën sërish qetësinë. Golin dua t’ia dedikoj vajzës së vëllait tim, e cila erdhi në jetë vetëm një ditë para sfidës



Burimi: www.Syzezipress.com 

 

Tomori:Per 90 minuta ne porten e Pogradecit:

2015-02-28 18:27

Nje loj e bukur e ekipit sot ku per 90 minuta luajtem ne porten e Pogradecit. Lojtari i vetem ne hije sot ishte portieri yne Vashaku i cili gjate gjithe lojes pothuajse nuk e preku topin fare. Rezultati mund te kishte kaluar me pare ne avantazh por G.Arberi gabon nga pika e bardhe e penalltise. 
Nje fitore qe pritej, dhe qe duhej. Te gjithe cunat bene nje paraqitje te mire. 
Jemi ne kuoten e 21 pikeve dhe ndajme vendin e peste me Dinamon me pike te barabarta. Ne vazhdim kemi edhe 2 ndeshje dhe me pas mbyllet faza e dyte, ku nese renditemi te pestet mund te luajme ne shtepi 5 ndeshje ne fazen e trete dhe 4 jashte. 
Javen qe vjen do te luajme kunder Naftetarit ne Kucove. Derbi i qarkut Berat dhe ndeshjen tjeter e kemi me Lushnjen brenda.
FORCA TOMORI 

Berat, arrestohen 3 të rinj, vidhnin banesa në fshatra

2015-02-17 19:57


Berat, arrestohen 3 të rinj, vidhnin banesa në fshatra....

Ndërkohë në Berat u arrestuan për vjedhje banesah tre të rinj.
Eklant Dushku, 21 vjec, banues ne fshatin Gorican
Taulant Toska, 26 vjec, banues ne fshatin Syzes
Emanuel Bizhoti, 21 vjec, banues ne fshatin Syzes
Te tre keta persona akuzohen për vjedhjen e banesës së shtetasit F.T, në fshatin Syzesë. Por të arrestuarit dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të tjera në fshatra të rrethit te Beratit.

 

Tomori humbet me rezultatin minimal 1-0 ndaj Dinamos ne transferte

2015-02-14 19:33

Dinamo fiton me rezultatin 1-0 
Goli u shenua me penallti. Ekipi jone pati 3 raste per shenim me Milen, por ne pergjithesi pervec mbrojtjes te gjitha repartet ishin dobet. M.Muxhaj shfaqi disa probleme fizike dhe krahu i majte i tij ishte i lire duke vendosur shume here ne rrezik mbrojtjen tone. Per cudi traineri e zevendeson vetem ne minuten e 70. Gjithashtu edhe mesfusha jone nuk ishte mire Ku Gega, Arberi dhe Myzyri nuk lidheshin mire me njeri tjetrin. I vetmi repart ishte mbrojtja jone ne lartesine e duhur dhe portieri Vashaku super. Mile ishte i pa fat, shperdoroj shume. 
Nuk eshte drame por duhet te shohim ndeshjet e tjera me shume kujdes.Duhet te themi se analizimi i ketij takimi eshte mare nga faqeja e Tomorit ne fb

 

 

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë:

2015-02-10 13:54
 
 
1 min · Përpunuar · 

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë, ku sipas tij ekipi i kreu të gjitha detyrat me sukses. Në një prononcim për "Sport Plus" kapiteni i Tomorit u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren që kemi arritur përballë Sopotit në shtëpin tonë, ndërsa rastet për të shënuar më shumë nuk na kanë munguan. Gjithsesi, në fushën e lojës u shfaqëm me një shpirt luftarak të lartë, çka treguam qartë se ishim më Superiorë se ekipi kundërshtar. Përgjatë gjithë minifazës dimërore jemi stërvitur me intesitet tepër të lartë, ku thirrjet se do të jemi supriza e kësaj faze nuk kanë munguar. Por mesa duket kundërshtarët tanë nuk i paskan marrë seriozishtë këto thirrje. Fanella e Tomorit rëndon dhe më shumë se disa klube të kategoris së parë, dhe këtë e them me vetëdijen më të madhe. Ndoshta jemi një klub me të ardhura modeste në krahasim me disa ekipe të tjera, por kjo nuk do të thotë se Tomorit i ka ngelur vetëm emri. Këtë e them pasi kam dëgjuar shumë zëra nga kundërshtarët tanë, të cilët ishin të bindur dhe për fitoren në Berat. Deklaratat e Stojkut në lidhje me arbitrimin? Përsa i përketë kësaj deklarate të trajnerit të Sopotit, nuk jam aspak dakort pasi ai po vepron si "dhelpra me rrushin". Besoj se veç prezencës fizike, në asnjë aspekt tjetër ai nuk ka qënë në stadium. Të gjithë e pamë se çfarë qendrimi mbajtën arbitrat në fushën e blertë të stadiumit, dhe se nuk duhet të harroj që favorizimi ishte për ata dhe jo për ne. Gjithsesi ky është justifikimi më i bukur që mund të bëjë një trajner në këto raste, pasi blerjet me bujë i dështuan. Në lidhje me kartonin e kuq që morri ekipi i Sopotit, mendoj se ishte mëse i saktë. Kur duhej të vihej kartoni i kuq, në rastë se futbollistit tonë do ti thyhej këmba? Gjithsesi ne kemi qënë, jemi, dhe do të mbetemi një ekip me tradita. Askush nuk duhet të justifikohet më për humbjet në Berat, jemi ne të zotët e kësaj fushe dhe se sdo të lejojm askënd të dali me pikë. Tifozëria na jep një mbështetje shumë të madhe dhe prezenca e tyre na bënë dhe akoma më të pathyeshëm, çka do të thotë nuk ia kemi nevojën arbitrave", përfundoj Arbëri.

Dje ka nisur java anti-Dinamo për të besuarit e Muzhajt, e ndonëse besimi në suksesin e radhës është tepër i lartë. Stërvitja është zhvilluar normalishtë si ajo e një jave më parë, ndërsa veçmas grupit janë stërvitur Avdo dhe Gega të cilët kanë një demtim të lehtë. Deri në këto momente i vetmi futbollistë i cili nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Muzhaj është qëndërmbrojtësi Bitri, shkak i kësaj mungese është kartoni i kuq i marrë përballë Sopotit.

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë, ku sipas tij ekipi i kreu të gjitha detyrat me sukses. Në një prononcim për "Sport Plus" kapiteni i Tomorit u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren që kemi arritur përballë Sopotit në shtëpin tonë, ndërsa rastet për të shënuar më shumë nuk na kanë munguan. Gjithsesi, në fushën e lojës u shfaqëm me një shpirt luftarak të lartë, çka treguam qartë se ishim më Superiorë se ekipi kundërshtar. Përgjatë gjithë minifazës dimërore jemi stërvitur me intesitet tepër të lartë, ku thirrjet se do të jemi supriza e kësaj faze nuk kanë munguar. Por mesa duket kundërshtarët tanë nuk i paskan marrë seriozishtë këto thirrje. Fanella e Tomorit rëndon dhe më shumë se disa klube të kategoris së parë, dhe këtë e them me vetëdijen më të madhe. Ndoshta jemi një klub me të ardhura modeste në krahasim me disa ekipe të tjera, por kjo nuk do të thotë se Tomorit i ka ngelur vetëm emri. Këtë e them pasi kam dëgjuar shumë zëra nga kundërshtarët tanë, të cilët ishin të bindur dhe për fitoren në Berat. Deklaratat e Stojkut në lidhje me arbitrimin? Përsa i përketë kësaj deklarate të trajnerit të Sopotit, nuk jam aspak dakort pasi ai po vepron si "dhelpra me rrushin". Besoj se veç prezencës fizike, në asnjë aspekt tjetër ai nuk ka qënë në stadium. Të gjithë e pamë se çfarë qendrimi mbajtën arbitrat në fushën e blertë të stadiumit, dhe se nuk duhet të harroj që favorizimi ishte për ata dhe jo për ne. Gjithsesi ky është justifikimi më i bukur që mund të bëjë një trajner në këto raste, pasi blerjet me bujë i dështuan. Në lidhje me kartonin e kuq që morri ekipi i Sopotit, mendoj se ishte mëse i saktë. Kur duhej të vihej kartoni i kuq, në rastë se futbollistit tonë do ti thyhej këmba? Gjithsesi ne kemi qënë, jemi, dhe do të mbetemi një ekip me tradita. Askush nuk duhet të justifikohet më për humbjet në Berat, jemi ne të zotët e kësaj fushe dhe se sdo të lejojm askënd të dali me pikë. Tifozëria na jep një mbështetje shumë të madhe dhe prezenca e tyre na bënë dhe akoma më të pathyeshëm, çka do të thotë nuk ia kemi nevojën arbitrave", përfundoj Arbëri.

Dje ka nisur java anti-Dinamo për të besuarit e Muzhajt, e ndonëse besimi në suksesin e radhës është tepër i lartë. Stërvitja është zhvilluar normalishtë si ajo e një jave më parë, ndërsa veçmas grupit janë stërvitur Avdo dhe Gega të cilët kanë një demtim të lehtë. Deri në këto momente i vetmi futbollistë i cili nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Muzhaj është qëndërmbrojtësi Bitri, shkak i kësaj mungese është kartoni i kuq i marrë përballë Sopotit.

 

Origjina pellazgo i shqiptarëve nga amerikani George Fred Williams

2015-02-07 13:16
 

Origjina pellazgo i shqiptarëve nën amerikan George Fred Williams

 

Origjina pellazgo i shqiptarëve nga amerikani George Fred Williams

 

Shkruar nga Jonader Agolli

Përkthyer dhe redaktuar nga Joralda Agolli... E MARE NGA FB I RONILD GOGA

uJEm1Nh George Fred Williams shkroi në 1914: "Kthehu në parahistori, para se këngëtarët Homeric kënduan për hyjnitë dhe heronj mitologjike, para se gjuha greke është shkruar madje, jetonte një popull i njohur si pellazgët ...

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri tani nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm në vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë ... Këta Ilirët kaluan në Itali me emrin toske, siç quhen ende në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si toskërisht, toskan, dhe etrusk ...

Shqiptar ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit; grekët e kanë huazuar atë nga Rhapsody pellazgjike ... shqipe ishte gjuha amtare e pushtimeve të Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdha në historinë e ...

Herodoti (484-425 pes) i vesh historinë për pellazgët, të cilat këto janë përmendur shumë më herët se të qytetërimit grek; letër i përafërt që mbulon anët e Panteonin në Athinë quhet ende pellazgjike. Ata ndërtuan mure të mëdhenj të quajtur shumë i madh dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që këto janë ndërtuar gjatë para se grekët e Homerit ekzistuar. Nga kjo race të fortë parahistorike ishin vetëm shqiptarët. Vetëm në kohët e fundit është explicated se i vjetër

Ilirët ishin Pelasgians, degën e parë indo-europiane, perandoria e të cilit u përhap nga Minor Azia në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub.

 

Kjo është një tragjedi përtej çdo imagjinate që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë vjen në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit europian. Nuk është për t'u habitur se pushtuesi osman ndalur ndonjë gërmimin në tokën shqiptare, që të mund të kujtoj popullit lavdinë e mëparshme ...

Çfarë pasuri e madhe e njohurive pret arkeologun kur toka shqiptare hap thesaret Pelasgians e historisë? "

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Max Müller dhe Prof. Pot, kjo origjina bë i qëndrueshëm përmes shqiptarëve. Është e kotë që të kërkojnë perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në shqiptar këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre kanë të drejtë.

Shumë shumë mund të shtohet në këtë listë. Këto dëshmojnë se shqiptarët sot janë në vendin e të parëve dhe flasin gjuhën e mëdha-gjyshërit e tyre. Edhe para degë Hellenic ishte e njohur në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Kur gjuha shqipe është studiuar shumë mirë dhe kur tradita e saj me gojë është zhvarrosur, atëherë shumë nga veprat e Homerit do të rishikohen dhe disa prej tyre gjithashtu do të duhet të korrigjohet.
8NeJcpE

 

Me Alexis Cipras shqipetaret marrin nenshtetesine Greke :

2015-02-05 15:24

Cipras

Kryeministri i sapozgjedhur premton dhe të drejtë vote për zgjedhjet lokale

Nënshtetësia – Në fillim, besojmë se duhet të jepet nënshtetësia greke te fëmijët që lindin në territorin grek. Së dyti, të njihet te nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme në Greqi, statusi i banorit me afat të gjatë qëndrimi

Vota – Do të duhet të ndihmohet pjesëmarrja aktive në shoqërinë vendase, si dhe marrja e përgjegjësisë në vendin ku secili banon. Për këtë arsye kërkojmë të drejtë vote në zgjedhjet lokale për cilindo emigrant që banon më tepër se 5 vjet në Greqi

Për Shqipërinë – “Besoj se bashkatdhetarët tuaj janë ata që fuqizuan ekonominë greke në shumë mënyra. Ekzistenca e emigrantëve në Greqi, ndihmon dhe Shqipërinë nëse kemi parasysh dërgesat e parave, investimet si dhe, nga ana tjetër, numrin e lartë të firmave greke në atdheun tuaj”

Cipras (2)Kryeministri grek, Aleksis Cipras, në një intervistë dhënë për Plus Gazeta e Athinës premton për dhënien e nënshtetësisë së fëmijëve të emigrantëve, duke bërë të ditur se ata që jetojnë prej 5 vitesh në shtetin fqinj, do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale.

Problemi

Zgjidhja e ilegalitetit të emigrantëve është një nga problemet kryesore të Greqisë, e që për Kryeministrin 40-vjeçar duhet të marrë zgjidhje. “Problemi i madh për të cilin shoqëria greke duhet të marrë përsipër përgjegjësinë politike dhe nismën për ta zgjidhur atë, është statusi i ilegalitetit në të cilin ndodhen fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi, dhe mësojnë në shkollat greke. Këta fëmijë janë të njohur si emigrantë të brezit të dytë, megjithëse nuk kanë emigruar kurrë, por kanë lindur në atdheun tonë, dhe ndërkaq janë në errësirë, sepse, sipas juridiksionit për çështjet e shtetësisë, nuk lejohet regjistrimi i tyre në gjendjet civile, si dhe lëshimi i certifikatave. Akti i vërtetimit të lindjes të fëmijës në Greqi, e vetmja gjë që bën është të tregojë vendlindjen e ekzistencës të tyre biologjike, pa u përfshirë këtu të drejta themelore. Po të mendojë dikush, që për shumë fëmijë, shteti ku kanë lindur prindërit e tyre që të lëshojë pasaportë për fëmijët kërkon lindjen e fëmijëve në territorin e tij, kuptojmë se në çfarë udhëkryqi ndodhemi. Në thelb, këta fëmijë nuk ekzistojnë as për shtetin e prindërve të tyre, as për Greqinë, kështu që mbeten persona pa shtetësi. I tillë është edhe rasti i Katintza nga Sierra Leone, me të cilën shkuam së bashku në mbrëmjen e Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, ka fëmijë që, edhe pse kanë lindur dhe janë rritur në Greqi, mbeten të paligjshëm, pasi bëhen 18 vjeç, sepse fati i tyre, deri më atëherë, varet nga ai i prindërve të tyre. Por kjo çështje do të zgjidhet tani me një proces special, edhe pse besoj se duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive”, thekson Cipras.

Nënshtetësia

Premtimi kryesor i Syrizës është dhënia e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në Greqi, si dhe për ata që mbarojnë shkollën e mesme. “Në fillim, besojmë se duhet të jepet nënshtetësia greke tek fëmijët që lindin në territorin grek. Së dyti, të njihet tek nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme në Greqi, statusi i banorit me afat të gjatë qëndrimi, pavarësisht nëse prindërit e tyre janë të ligjshëm apo të “paligjshëm”, sepse koordinimet e deritanishme lejojnë lëshimin e lejes së qëndrimit të fëmijëve, nga leja përkatëse që kanë prindërit. Në cilindo rast duhet të lehtësohen procedurat dhe të mos jenë shumë të izoluar akoma dhe nga statusi i banorit me leje afatgjatë qëndrimi”, – shprehet kryeministri grek Cipras. Më tej, në intervistën e tij, ai thekson se shteti grek nuk duhet t’i shohë emigrantët si problem, por që ata kanë probleme”. “Qëndrimi ynë i palëvizshëm, bazohet në principin se asnjë emigrant nuk është i paligjshëm. Emigrantët nuk janë problem, por përkundrazi, kanë probleme. Me këtë këndvështrim besojmë se mënyra me të cilën merren vendime për emigracionin në kuadrin e Bashkimit Europian, nuk duhet të na udhëheqë në një izolim të mëtejshëm të kontinentit europian dhe në një Europë-Kështjellë, në një përzgjedhje selektive të emigrantëve, por duhet që të gjithë emigrantët të konsiderohen të ligjshëm. Në një shkallë tjetër, besojmë se emigranti duhet të shijojë disa të drejta shoqërore (siç është e drejta për të pasur punësim të siguruar dhe mëditje të denja, të drejtën e mësimdhënies dhe të mësimit të gjuhës amtare, të drejtën e shërbimit shëndetësor etj). Paralelisht, do të duhet të ndihmohet pjesëmarrja aktive në shoqërinë vendase, si dhe marrja e përgjegjësisë në vendin ku secili banon. Për këtë arsye, kërkojmë të drejtë vote në zgjedhjet lokale për cilindo emigrant që banon më tepër se 5 vjet në Greqi”, shprehet Cipras. I sapozgjedhuri në krye të ekzekutivit grek jep mendim dhe për shqiptarët që jetojnë e punojnë në shtetin helen, duke shtuar se ndihmuan në rimëkëmbjen e Greqisë.

“Nuk kam ndonjë mendim të veçantë për emigrantët shqiptarë. Nuk duhet të diskriminojmë emigrantët dhe t’i vlerësojmë sipas vendit të prejardhjes së tyre. Nuk ekzistojnë emigrantë të mirë dhe emigrantë të këqij. Kudo ekzistojnë njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Por meqenëse po këmbëngulni t’ju them një mendim, besoj se bashkatdhetarët tuaj janë ata që fuqizuan ekonominë greke në shumë mënyra. Ndërkaq, ekzistenca e emigrantëve në Greqi, ndihmon dhe Shqipërinë nëse kemi parasysh dërgesat e parave, investimet si dhe nga ana tjetër, numrin e lartë të firmave greke në atdheun tuaj!

 

Xhaka deri ne 2019 ten tek Gladbach

2015-02-03 07:54
Xhaka zgjati kontraten me Gladbach deri ne 2019 ten.Borussia Mönchengladbach 
ka zgjatur para kohe kontratën e saj me Granit Xhaken . Përveç kësaj, marrëveshja e re përfshin një opsion për të zgjatur deri në 2020
Προϊόντα: 81 - 100 από 160
<< 3 | 4 | 5 | 6 | 7 >>