Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

FC TOMORI NEWS

ARBERI QENDROJ TEK TOMORI.. DHE KTHEHEMI NE TE PAREN

2015-08-09 19:40

Nesër mblidhet grupi, Sinella ka gati listën me emrat e futbollistëve.

 

Goditja më e madhe në merkato mund të konsiderohet qendrimi i kapitenit Gersi Arbëri. Edhe pse Tomori ndodhet në kategorin e dytë, Arbëri pohon se do ti shërbej ekipit të vendlindjes. "Qendroj në Berat pasi objektivat janë të qarta, kampion i "Kategoris së dytë". Drejtuesit do të ndërtojn një ekip pretendent, dhe për këtë ju siguroj. Vitin tjetër Tomorin do ta shihni në të parën"

Asnje analize tek Tomori per deshtimin:

2015-06-08 21:20
 
 
 

TomoriPas humbjes ndaj Erzenit, beratasit kanë mbetur në vend.

Trajneri Mile ka nxituar të thërrasë disa prej futbollistëve, kryesisht të rinjtë që priten t’i bashkohen kësaj skuadre në të ardhmen. Por ajo që bie në sy është fakti që askush në fundin e këtij sezoni krejtë- sisht të dështuar nuk bën një analizë për gjendjen. Ky sezon meritonte një skaner të hollësishëm, duke parë ecurinë e një skuadre që në fillim dukej se nuk kishte asgjë mangët për të luftuar për në Superiore, por përfundoi një kategori më poshtë.

Madje, askush nuk ka dalë të mbajë përgjegjësi për situatën, ku shkoi kjo skuadër, e cila vitin tjetër do të militojë në Kategorinë e Dytë.



Burimi: Syzezipress

 

Elbasani kerkone sulmuesin Beratas V.Mile

2015-06-03 19:51
 

MileElbasani është vënë në gjurmët e një sulmuesi potent. Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i beratasit Vangjel Mile.

Burime të besueshme pranë kampit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se ka një interesim ndaj 29- vjeçarit, i cili sezonin e fundit luajti për skuadrën e vendlindjes së tij, Tomori, që ra në Kategorinë e Dytë.

Mile është i shumëshëtitur në skuadrat shqiptare, si Teuta, Bylis apo edhe të tjera, por për disa kohë luajti edhe në kampionatin finlandez me PK- 35 Vantaa, duke arritur një- farë pjekurie si lojtar dhe mendohet se do t’u shërbejë shumë verdhebluve për këtë sezon. Nuk është hera e parë që elbasanasit kërkojnë shërbimet e tij, pasi edhe para dy sezonesh, kur kjo skuadër u ngjit në Superiore, tentoi ta afronte në gjirin e vet, por në atë kohë palët nuk ranë dakord. Për të bindur sulmuesin të veshë fanellën verdheblu në Kategorinë e Parë, më- sohet se drejtuesit elbasanas do t’i paraqesin një projekt ambicioz, ku edhe do të synohet rikthimi në Superiore. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi ende nuk ka nisur një kontakt nga afër midis palëve. Edhe pse verdheblutë e bënë “rrugë” Kategorinë e Parë, në Elbasan nuk kanë ndër mend të demoralizohen dhe mendojnë se i kanë të gjitha shanset që të jenë vetëm kalimtarë në këtë kategori. Për këtë arsye, presidenca elbasanase do të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, të cilat do ta ndihmojnë më pas ekipin për t’u ngjitur në Superiore. Deri më tani nuk ka zyrtarizime në afrime apo largime, sepse është shumë herët për të folur për merkaton zyrtare, por gjasat janë që të formohet një grup pretendent.



Burimi: syzezipress

 

TOMORI:EKIPI PREGATITET PER SFIDEN NDAJ SOPOTIT:

2015-04-02 15:06
 
 

TomoriTomori po vazhdon përgatitjen për përballjen e radhës në kampionat ndaj Sopotit në transfertë. Një ndër futbollistët që ka pasur rritje në sfidat e fundit është edhe mesfushori Genald Sharavolli.

“Kemi nisur javën e dytë të përgatitjeve pas barazimit të arritur ndaj Naftëtarit në shtëpi. Pas tri sfidave në fushën tonë, tashmë do të na duhet të luajmë në transfertë. Mendoj se kemi përfituar mjaftueshëm nga ky pushim, por edhe kundërshtari ynë ka pasur të njëjtin avantazh. Pak nga pak skuadra do të jetë gati për të bërë një paraqitje të mirë në këtë transfertë. Ndeshja pritet të jetë e vështirë sepse luajmë kundër një rivali direkt, pasi të dyja ekipet mendoj se jemi jashtë nga gara për Superiore. Do të bëjmë lojën tonë me synimin për të marrë pikë”, thotë Sharavolli.

Përgatiti: Elton Çela



 

 

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

2015-03-24 19:09

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

0 Comments

Vangjel Mile është futbollisti i momentit në ekipin beratas, ku në dy ndeshjet e fundit sulmuesi kryesor i këtij ekipi ka arritur të realizoj tri gola. I ardhur gjatë merkatos së dimrit, Mile është kthyer në një nga pikat më të forta në formacionin e teknikut Madrit Muzhaj. Edhe pse disa sezone më parë u largua mes polemikave, ai përsëri nuk e fshehu dëshirën për t’iu bashkua përsëri këtij ekipi.

I pyetur për Sport.com.al ai shprehet se: “E pohoi se jam larguar mes polemikave nga Berati, por ky qytet është zemra ime dhe e kam për detyrë ti shërbej. Sigurisht që ofertat nuk më kanë munguar, por arsyeja e vetme që ndodhem këtu është pikërisht zgjedhje e zemrës sime. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, dhe deri më tani shpresoj të kem bërë më të mirën.”

Mile, gjatë kësaj kohe keni bërë një paraqitje të mirë me ekipin e Tomorit? “Ka dashtë zoti, dhe më vjen mirë që në aspektin personal punët po ecin mirë. Kam pasur një periudh vërtet të vështirë, por tani gjithçka e kam lënë pas dhe për këtë fakt ndihem mirë. Besoj në zot, dhe kjo është një nga arsyet kryesore të ecuris sime”.

Ju shohim se stërvitjen me grupin e futbollistëve e filloni gjithmon të mërkurave, cila është arsyeja? Jo çdo javë ndodh kjo, stafi teknik më ka toleruar për këtë gjë. Për disa arsye familjare nuk mund ta nis dot stërvitjen atëherë kur e nis pjesa tjetër e ekipit, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk duhet të stërvitem individualusht. Gjatë ditëve që nuk jam i pranishëm në Berat stërvitet personalisht dhe me intesitet tepër të lartë”.

Në dy ndeshje keni realizuar tri gola, a po rikthehet Mile i dikurshëm? “Këtu po flasim vetëm për mua! S’duam të harrojm mbështetjen maksimale që kam pasur nga stafi teknik, gjithashtu dhe nga shokët e mi të ekipit. Dua të them që është dhe meritë e tyre, jo vetëm e imja. Duke marrë parasysh dhe formën tuaj momentale tepër të mirë, e sheh vitin tjetër veten në ndonjë ekip të Superligës? Nuk mund të flas për vitin tjetër pasi është shpejt akoma. Kam ende ndeshje që më kanë ngelur me ekipit e Tomorit dhe si fillim duhet të mendoj për këto. Kënaqësia e një futbollisti gjithmon është elita, por për mua kënaqësia më e madhe do të ishte në qoftëse do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit. Ende nuk është mbyllur gjithçka dhe vazhdojm të shpresojm akoma.

Keni ardhur në merkaton e dimrit dhe avash avash jeni duke u ngjitur në krye të listës së golshënuesve, Sa do të dëshironit ta fitoni? “Çdo çmim individual është i bukur dhe çdo futbollist ka dëshirë ta fitoj në fund të sezonit. Do të ishte një gjë e bukur por të them të drejtën mendoj se është paksa e vështirë. Uroj që të dalim mirë si ekip dhe të kemi sukses në ndeshjet në vazhdim. Këpuca e Artë do të ishte qershia mbi tortë në një sezon të suksesshëm me ekipin tim të zemrës”.

Çfarë i premton Mile tifozëris në vazhdim?

Nuk jam tip që jap premtime. Nejse dua ti them sportdashsve beratas që të mundohen të jenë sa më shumë në stadium pasi kemi nevoj për ta. Ata duhet ta kuptojnë që futbolli beratas po kalon një “krizë”, jo vetëm te ekipi i parë por dhe te moshat. Do mundohem mos ti zhgënjej ata që kanë besuar tek une dhe uroj që Tomori të ngjitet në eliten e futbollit, aty ku i ka hije. Në çdo gol të shënuar shumicëm prej tyre ja dedikoni djalit tuaj Marinit. Mendoni se dhe Marini në të ardhmen do të ndjeki hapat e babait? (Qesh) Marini është një nga dhuratat më të bukura që më ka dhënë i madhi zot, dhe për këtë gjë dua ta falenderoj shumë. Ai është akoma dhe vogël dhe këtë gjë nuk mund ta përcaktoj unë. Por duket që është i zhdërvjellët dhe agresivë, besoj se do bëhet si Rigest Hysko.

mile

 

 

 

TOMORI:Daniel Ramazani per takimin me Pogradecin ,ishim te bindur per fitoren..

2015-03-03 14:38
 
 

daniel-ramazaniTOMORI- Tomori është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Kur kanë mbetur dy javë nga mbyllja e fazës së dytë, beratasit janë 6 pikë larg nga rënia.

Këtë herë “heroi” i Tomorit ka qenë mbrojtësi peqinas, Daniel Ramazani, i cili, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka shprehur kënaqësinë për golin e parë të shënuar këtë sezon.

“Ishim përgatitur shumë gjatë kësaj jave, pavarësisht problematikave. Ne ishim të bindur se do të dilnim nga fusha me 3 pikë. Gjatë gjithë ndeshjes ne treguam grintën e duhur për ta fituar atë sfidë dhe fati deshi të isha unë ai që vendosi me gol. Më vjen mirë që ato pikë sollën sërish qetësinë. Golin dua t’ia dedikoj vajzës së vëllait tim, e cila erdhi në jetë vetëm një ditë para sfidës



Burimi: www.Syzezipress.com 

 

Tomori:Per 90 minuta ne porten e Pogradecit:

2015-02-28 18:27

Nje loj e bukur e ekipit sot ku per 90 minuta luajtem ne porten e Pogradecit. Lojtari i vetem ne hije sot ishte portieri yne Vashaku i cili gjate gjithe lojes pothuajse nuk e preku topin fare. Rezultati mund te kishte kaluar me pare ne avantazh por G.Arberi gabon nga pika e bardhe e penalltise. 
Nje fitore qe pritej, dhe qe duhej. Te gjithe cunat bene nje paraqitje te mire. 
Jemi ne kuoten e 21 pikeve dhe ndajme vendin e peste me Dinamon me pike te barabarta. Ne vazhdim kemi edhe 2 ndeshje dhe me pas mbyllet faza e dyte, ku nese renditemi te pestet mund te luajme ne shtepi 5 ndeshje ne fazen e trete dhe 4 jashte. 
Javen qe vjen do te luajme kunder Naftetarit ne Kucove. Derbi i qarkut Berat dhe ndeshjen tjeter e kemi me Lushnjen brenda.
FORCA TOMORI 

Tomori humbet me rezultatin minimal 1-0 ndaj Dinamos ne transferte

2015-02-14 19:33

Dinamo fiton me rezultatin 1-0 
Goli u shenua me penallti. Ekipi jone pati 3 raste per shenim me Milen, por ne pergjithesi pervec mbrojtjes te gjitha repartet ishin dobet. M.Muxhaj shfaqi disa probleme fizike dhe krahu i majte i tij ishte i lire duke vendosur shume here ne rrezik mbrojtjen tone. Per cudi traineri e zevendeson vetem ne minuten e 70. Gjithashtu edhe mesfusha jone nuk ishte mire Ku Gega, Arberi dhe Myzyri nuk lidheshin mire me njeri tjetrin. I vetmi repart ishte mbrojtja jone ne lartesine e duhur dhe portieri Vashaku super. Mile ishte i pa fat, shperdoroj shume. 
Nuk eshte drame por duhet te shohim ndeshjet e tjera me shume kujdes.Duhet te themi se analizimi i ketij takimi eshte mare nga faqeja e Tomorit ne fb

 

 

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë:

2015-02-10 13:54
 
 
1 min · Përpunuar · 

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë, ku sipas tij ekipi i kreu të gjitha detyrat me sukses. Në një prononcim për "Sport Plus" kapiteni i Tomorit u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren që kemi arritur përballë Sopotit në shtëpin tonë, ndërsa rastet për të shënuar më shumë nuk na kanë munguan. Gjithsesi, në fushën e lojës u shfaqëm me një shpirt luftarak të lartë, çka treguam qartë se ishim më Superiorë se ekipi kundërshtar. Përgjatë gjithë minifazës dimërore jemi stërvitur me intesitet tepër të lartë, ku thirrjet se do të jemi supriza e kësaj faze nuk kanë munguar. Por mesa duket kundërshtarët tanë nuk i paskan marrë seriozishtë këto thirrje. Fanella e Tomorit rëndon dhe më shumë se disa klube të kategoris së parë, dhe këtë e them me vetëdijen më të madhe. Ndoshta jemi një klub me të ardhura modeste në krahasim me disa ekipe të tjera, por kjo nuk do të thotë se Tomorit i ka ngelur vetëm emri. Këtë e them pasi kam dëgjuar shumë zëra nga kundërshtarët tanë, të cilët ishin të bindur dhe për fitoren në Berat. Deklaratat e Stojkut në lidhje me arbitrimin? Përsa i përketë kësaj deklarate të trajnerit të Sopotit, nuk jam aspak dakort pasi ai po vepron si "dhelpra me rrushin". Besoj se veç prezencës fizike, në asnjë aspekt tjetër ai nuk ka qënë në stadium. Të gjithë e pamë se çfarë qendrimi mbajtën arbitrat në fushën e blertë të stadiumit, dhe se nuk duhet të harroj që favorizimi ishte për ata dhe jo për ne. Gjithsesi ky është justifikimi më i bukur që mund të bëjë një trajner në këto raste, pasi blerjet me bujë i dështuan. Në lidhje me kartonin e kuq që morri ekipi i Sopotit, mendoj se ishte mëse i saktë. Kur duhej të vihej kartoni i kuq, në rastë se futbollistit tonë do ti thyhej këmba? Gjithsesi ne kemi qënë, jemi, dhe do të mbetemi një ekip me tradita. Askush nuk duhet të justifikohet më për humbjet në Berat, jemi ne të zotët e kësaj fushe dhe se sdo të lejojm askënd të dali me pikë. Tifozëria na jep një mbështetje shumë të madhe dhe prezenca e tyre na bënë dhe akoma më të pathyeshëm, çka do të thotë nuk ia kemi nevojën arbitrave", përfundoj Arbëri.

Dje ka nisur java anti-Dinamo për të besuarit e Muzhajt, e ndonëse besimi në suksesin e radhës është tepër i lartë. Stërvitja është zhvilluar normalishtë si ajo e një jave më parë, ndërsa veçmas grupit janë stërvitur Avdo dhe Gega të cilët kanë një demtim të lehtë. Deri në këto momente i vetmi futbollistë i cili nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Muzhaj është qëndërmbrojtësi Bitri, shkak i kësaj mungese është kartoni i kuq i marrë përballë Sopotit.

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë, ku sipas tij ekipi i kreu të gjitha detyrat me sukses. Në një prononcim për "Sport Plus" kapiteni i Tomorit u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren që kemi arritur përballë Sopotit në shtëpin tonë, ndërsa rastet për të shënuar më shumë nuk na kanë munguan. Gjithsesi, në fushën e lojës u shfaqëm me një shpirt luftarak të lartë, çka treguam qartë se ishim më Superiorë se ekipi kundërshtar. Përgjatë gjithë minifazës dimërore jemi stërvitur me intesitet tepër të lartë, ku thirrjet se do të jemi supriza e kësaj faze nuk kanë munguar. Por mesa duket kundërshtarët tanë nuk i paskan marrë seriozishtë këto thirrje. Fanella e Tomorit rëndon dhe më shumë se disa klube të kategoris së parë, dhe këtë e them me vetëdijen më të madhe. Ndoshta jemi një klub me të ardhura modeste në krahasim me disa ekipe të tjera, por kjo nuk do të thotë se Tomorit i ka ngelur vetëm emri. Këtë e them pasi kam dëgjuar shumë zëra nga kundërshtarët tanë, të cilët ishin të bindur dhe për fitoren në Berat. Deklaratat e Stojkut në lidhje me arbitrimin? Përsa i përketë kësaj deklarate të trajnerit të Sopotit, nuk jam aspak dakort pasi ai po vepron si "dhelpra me rrushin". Besoj se veç prezencës fizike, në asnjë aspekt tjetër ai nuk ka qënë në stadium. Të gjithë e pamë se çfarë qendrimi mbajtën arbitrat në fushën e blertë të stadiumit, dhe se nuk duhet të harroj që favorizimi ishte për ata dhe jo për ne. Gjithsesi ky është justifikimi më i bukur që mund të bëjë një trajner në këto raste, pasi blerjet me bujë i dështuan. Në lidhje me kartonin e kuq që morri ekipi i Sopotit, mendoj se ishte mëse i saktë. Kur duhej të vihej kartoni i kuq, në rastë se futbollistit tonë do ti thyhej këmba? Gjithsesi ne kemi qënë, jemi, dhe do të mbetemi një ekip me tradita. Askush nuk duhet të justifikohet më për humbjet në Berat, jemi ne të zotët e kësaj fushe dhe se sdo të lejojm askënd të dali me pikë. Tifozëria na jep një mbështetje shumë të madhe dhe prezenca e tyre na bënë dhe akoma më të pathyeshëm, çka do të thotë nuk ia kemi nevojën arbitrave", përfundoj Arbëri.

Dje ka nisur java anti-Dinamo për të besuarit e Muzhajt, e ndonëse besimi në suksesin e radhës është tepër i lartë. Stërvitja është zhvilluar normalishtë si ajo e një jave më parë, ndërsa veçmas grupit janë stërvitur Avdo dhe Gega të cilët kanë një demtim të lehtë. Deri në këto momente i vetmi futbollistë i cili nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Muzhaj është qëndërmbrojtësi Bitri, shkak i kësaj mungese është kartoni i kuq i marrë përballë Sopotit.

 

Interviste eskluzive me mesfushorin e Tomorit Berion Myzyri:

2015-02-01 21:50

Interviste eskluzive me mesfushorin e Tomorit Berion Myzyri. 
-Pershendetje Beke, nese me lejon te theras ashtu si shoket e ekipit. Eshte kenaqesi qe pranove per kete interviste.
Myzyri- Faleminderit juve. Kenaqsia e imja.

-Ka patur disa ndodhi ditet e fundit. Disa lojtare jane larguar, si Papa, Uzuni, dhe gjithashtu largimi i papritur i vlonjateve Bishaj dhe Idrizaj. Cpo ndodh realisht me Tomorin?

Myzyri- Eshte nje situate e veshtire. Eshte nje nga ato momente ku duhen bere disa pyetje por veshtire se mund te marresh pergjigjen e sakte. Ka shume faktor te cilet shkaktuan kete situate, por e rendesishme qe ne te ecim perpara.

- Si mendon qe do dilni nga kjo situate?

Myzyri- Deri ne keto momente klubi po perpiqet qe te plotesoj vendet bosh ne formacion. Nje perforcim eshte bere ne sulm ku ka ardhur Vangjel Mile dhe presim edhe nje mbrojtes ku sebashku me Bitrin do luaj ne qender. Nje pjese tjeter qe duhet plotesuar ne formacion eshte pozicioni i Uzunit.

-A mendon se Mile eshte lojtari i duhur per Sulmin. Ka patur disa luatje ne karrieren e tij kohet e fundit dhe nuk ka performance te mire.

Myzyri-Xheli eshte lojtar profesionist dhe une e kam mik. Ai ka treguar qe ka vlera si lojtare. Dhe them qe do na bej mire per fazen e ngelur te kampionatit.

-A rrezikon Tomori? 
Myzyri- Eshte e fundit qe kam ne mendje. Nuk rrezikojme ne asnje menyre. Ne ekip kemi elemente qe dine te nxjerrin ekipin nga balta ne momente te veshtira

-Fusha e stadiumit eshte ne kushte skandaloze, a ndikon kjo situate ne rendimentin tuaj?

Myzyri- Fusha ka probleme dhe nuk na lejon te stervitemi mire ne ditet me shi. Ndersa per zgjidhjen e situates duhet te pyesni dike tjeter sepse une nuk mund tju jap nje pergjije te sakte.

-Po tifozeria e Tomorit pse eshte larguar nga shkallet e stadiumit? 
Myzyri- Kur nje ekip nuk ka qellime te mire deklaruara atehere dhe tifozet nuk dine cte presin, keshtu mbase kjo eshte edhe nje arsye e mos afrimit te tyre ne mase. Por ata tifoze qe vijne ne stadium ne i premtojme qe do bejme te pamunduren ne cdo ndeshje duke i dhuruar momente te gezuueshme.

-Falemnderit per kohen tuaj dhe urime ne karrieren tuaj.

Myzyri-Faleminderit juve.

 
 

 

Προϊόντα: 1 - 10 από 19
1 | 2 >>