Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

FC TOMORI NEWS

Naftetari ne rruge te mbare :Fiton miqesoren ndaj Shkumbinit

2014-08-15 18:19
 
 

NaftetariSHKUMBINI-NAFTËTARI 0-1
GOLI: Zylyftari 61′
SHKUMBINI: Ajazi, Xhyra, Meta, Duka, Kullolli, Nexha, Sulkja, E.Lluca, Çela, Dervishi, Xh.Lluca. (U aktivizuan: Shehu, Sopjani, Duraku, Balliu, Kaca, Deliu, Kollçaku). Trajner: L.Pashja
NAFTËTARI: Mema, Kaja, S.Gega, Daci, Gucaj, E.Alushi, A.Gega, R.Alushi, Kopaçe, Koroveshi, Zylyftari. (U aktivizuan: Çela, Molla, Korra, Kajo, Çekrezi, Hodaj). Trajner: P.Bifsha
GJYGJTARË: D.Zyba, T.Sokoli, E.Spahiu (Peqin)

Shkumbini është mundur me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra e Naftëtarit në miqësoren e zhvilluar dje në Peqin, në një sfidë e cila nxori në pah edhe një herë problemet që ka skuadra peqinase. Trajneri Pashja i ka besuar të njëjtit formacion që u përball disa ditë më parë ndaj Elbasanit, por duhet thënë se loja e vendësve ka lënë shumë për të dëshiruar. Ndeshja do të niste nën një ritëm mesatar dhe për minuta të tëra do të mungojnë rastet e pastra në portat respektive. Sulmuesi Dervishi kërkon të karikojë futbollistët e rinj duke i inkurajuar, por faktikisht loja e peqinasve çalon në çdo repart. Nga ana tjetër, skuadra e Naftëtarit organizohet mjaft mirë dhe ndërmerr aksione të rrezikshme drejt portës së Shkumbinit. Në fraksionin e dytë, miqtë pas një aksioni nga e majta kombinojnë bukur në hyrje të zonës peqinase dhe aty Zylyftari arrin të shënojë golin e avantazhit për Naftëtarin. Pas pesë minutash Dervishi ka shansin të barazojë shifrat, por sulmuesi bardhekaltër gabon nga pika e 11-metrave duke e dërguar topin jashtë. Në fund të sfidës, tekniku i Shkumbinit, Pashja u shpreh: “Mendoj se skuadra është paraqitur më dobët në krahasim me takimin ndaj Elbasanit. Të ardhurit në provë nuk më bindën, ndaj gati 90% e tyre do të largohen”. Ndërsa për teknikun Bifsha, sfida e djeshme ishte debutim në stolin e Naftëtarit dhe në fund u shpreh: “Ndihem mirë për këtë fitore. Mora sinjale pozitive nga futbollistët”.syzezi sport.com

 

Tomori:Te rejat e fundit nga fk Tomori Berat

2014-08-12 11:14
 
 

Eqerem MemushiTomori zhvilloi të shtunën miqësoren e parë në këtë fazë përgatitore. Beratasit u përballën me Besën në Kavajë në takimin që përfundoi në barazim 2-2. Trajneri Eqerem Memushi mbeti i kënaqur nga paraqitja e të tijve në atë sfidë. Ndërkaq, përveçse përgatitjes, trajneri është i fokusuar edhe te merkato e verës. Synimi i tij është që të afrojë sa më shumë lojtarë me eksperiencë. Pas disa emrave të parë, dy të tjerë kanë dalë në skenë këto ditë. Bëhet fjalë për portierin Erikson Aga dhe mesfushorin Arvist Gjata.
Tratativat Burime të sigurta pranë klubit beratas bëjnë të ditur se të dy lojtarët janë shumë pranë afrimit te Tomori. Skuadra është në kërkim të një portieri cilësor, në një kohë që gjatë kësaj periudhe u afruan disa në provë. Por duket se drejtuesit kanë menduar për Agën. Bëhet e ditur se këto ditë, gardiani do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe sipas të gjitha gjasave, do të firmosë për beratasit. Aga rikthehet sërish në Shqipëri pas një eksperience 1-vjeçare në Maltë, në një kohë që më parë ka luajtur për Mamurrasin, Tërbunin, Albpetrolin dhe Turbinën. Emri i dytë që bëhet i ditur është ai i Arvist Gjatës. Me këtë të fundit duket se është arritur plotësisht marrëveshja dhe këtë javë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Mesfushori ishte pjesë e Shkumbinit dhe prej disa vitesh ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për peqinasit. Tashmë, duket se ai ka vendosur të zgjedhë Beratin për të vazhduar karrierën e tij. Tri ditë më parë, në klub pati probleme të brendshme. Tre futbollistë të rinj u përjashtuan nga skuadra pas përplasjes që patën me trajnerin Eqerem Memushi. Ky, në shenjë proteste, nuk e nxori skuadrën në stërvitje për dy ditë. U desh një mbledhje e bordit drejtues të klubit për të përjashtuar lojtarët që puna të riniste normalisht. Të shtunën, ekipi zhvilloi ndeshjen e parë miqësore të kësaj faze përgatitore. Pavarësisht se lojtarët vinin pas dy ditësh pa stërvitje, bënë një paraqitje shumë të mirë dhe trajneri Memushi mbeti i kënaqur. Stafi teknik ka parashikuar që të zhvillojë miqësore të tjera në ditët në vazhdim.

Strategjia e klubit, ekip me të rinj
Në fund të muajit maj, ish-presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, shprehu dëshirën për të privatizuar klubin e Tomorit. Pavarësisht se palët diskutuan për shumë javë me radhë, në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje. Sallaku akuzoi bashkinë për mungesë vullneti, në një kohë që institucioni vendor hodhi akuza në drejtim të Sallakut. Në këtë mënyrë, ekipi mbeti në dorën e Bashkisë dhe drejtuesit kanë bërë të ditur se do të krijojnë një ekip kryesisht me lojtarë të rinj. Sipas tyre, do t’i jepet përparësi futbollistëve të ekipeve zinxhirë që do të afrohen te skuadra e parë.syzezi sport.com

 

Ekipi i Tomorit prezanton Eqerem Memushin

2014-07-20 00:03
 
 

Eqerem MemushiTe Tomori është konfirmuar zyrtarisht kreu i bankinës, që do të drejtojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç edhe e kishte lajmëruar një ditë më parë gazeta “Panorama Sport”, dje është bërë prezantimi i teknikut të ri, Eqerem Memushi. Ajo që pritej me interes, ishin emrat e tjerë të stafit teknik. Madrid Muxhaj, i cili deri dy ditë më parë ishte trajneri i Tomorit, tashmë kalon në rolin e zv/teknikut. Ndërsa Elton Fani do të vijojë si fizioterapist te beratasit. Prezantimi është bërë në ambientet e stadiumit “Tomori”, ku i pranishëm ishte edhe shefi i klubit, Polizoi Kuqo. Trajneri vlonjat kthehet të drejtojë ekipin beratas për herë të tretë në harkun kohor të po tri viteve. Si në vitet e mëparshme, edhe tani, vlonjati do të ketë në dorë krijimin e ekipit për sezonin 2014-2015. Eqerem Memushi edhe në dy herët e mëparshme ka marrë drejtimin e ekipit përpara merkatos verore. Tashmë pritet me mjaft interes se cila do të jetë organika e ekipit. Tomori aktualisht nuk ka asnjë lojtar nën kontratë dhe krijimi i skuadrës do të bëhet nga e para. Me shumë gjasa, kontingjenti me lojtarë të rinj do të jetë sërish pjesë e ekipit beratas. Gjithashtu mund të ketë rinovime edhe nga një pjesë e mirë e senatorëve.



Burimi:WWW.SYZEZIPRESS.COM

 

DUHET TA KUPTONI JU QE MERENI ME EKIPIN E TOMORIT

2014-06-28 08:44

Duhet ta kuptoni ju qe mereni me ekipin tone te zemres Tomori Berat se nuk ka nevoje per presidenta qe gjasma do ta nxjerin nga situata .Ekipi ka nevoja per njerezit dhe ish futbollistet qe kan dale nga gjiri i ketij ekipi qe te afrohen dhe te ndihmojne me publikun ne krahe dhe gjerat do marin rrugen e drejte .Forca e ekipit te Tomorit eshte tifozat dhe historia e tij. Nga Toni Sollaku

Tomori-Ada 1-0Ka dështuar protesta e tifozëve të Tomorit. Nga sa mësohet, ka qenë mungesa e kryetarit të bashkisë, Fadil Nasufi, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, ajo ç’ka bërë që të mos zhvillohet kjo protestë. Çdo ditë është duke u ezauruar koha për mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Heshtja e madhe nga të dyja palët të lë të mendosh se gjithçka është drejt dështimit. Çështja e privatizimit të ekipit beratas shkaktoi shumë zhurmë, por gjithçka ka mbetur në vendnumëro. Ajo çka po pritet tashmë është vetëm mbledhja e Këshillit Bashkiak. Çdo gjë mbetet e paqartë deri në momentin që do të bëhet publike edhe përgjigjja zyrtare e Bashkisë së Beratit. Siç është bërë e ditur edhe ditë më parë çështja ka “ngecur” tek ambientet e stadiumit “Tomori”. Shqyrtimi përfundimtar i ofertës sjell edhe përgjigjen për të ardhmen e menaxhimit të ekipit beratas.


Burimi ..SYZEZIPRESS.COM

TOMORI FITON NDAJ SHKUMBINIT DHE RENDITET I 4 TERTI

2014-04-09 20:39

MyzyriTomori ka arritur të fitojë një takim të vështirë ndaj Shkumbinit në Berat, me golat e Myzyrit dhe të Shinkos. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Mesfushori Berion Myzyri thotë: “Kemi arritur të fitojmë një takim mjaft të vështirë, pasi luajtëm përballë një ekipi të fortë edhe me traditë në futbollin shqiptar. Skuadra pati forcën të reagojë, edhe pse ishim në disavantazh gjatë pjesës së parë. Goli ishte fryt i lojës së shokëve, të cilët kanë bërë maksimumin. Ndihem i kënaqur në ekip dhe ky sezon ka qenë mjaft i mirë në aspektin personal, pasi falë besimit të trajnerit kam luajtur titullar në shumë takime. Ndodhemi në vendin e katërt dhe kjo është mëse e merituar”.
B.Dalipaj


Burimi:TOMORI NEWS

TOMORI VETEM BARAZIM ME TERBUNIN :

2014-03-23 18:24

omori dhe Tërbuni kanë ndarë nga një pikë në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Një barazim pa gola,ku në fund asnjë prej ekipeve nuk është i kënaqur me këtë pikë pasi distanca me kreun mbetet e njëjtë. Takimi është zhvilluar i qetë, dhe ajo çka binte në sy ishte prezenca e një numri tifozësh pukjanë. Gjatë pjesës së dytë, në tribunën “VIP” ka qenë prezent deputeti i Pukës Mark Frroku. Ndërsa tekniku italian Xhino Gargano ka vëzhguar takimin nga tribuna, duke u dhënë udhëzimet lojtarëve nga shkallët e stadiumit.
Takimi-Në minutën e 4-t janë vendësit që do të vënë në vështirësi portën pukjane. Nga goditja e dënimit do të provojë Foniqi, por Xhika reagon në kohë duke evituar këtë rrezik. Me kalimin e minutave miqtë nga Puka fitojnë epërsi karshi ekipit beratas duke qenë më të qartë më mesin e fushës. Në minutën e 17-të Tërbuni do të krijojë rastin e parë të rrezikshëm. Harkim nga goditja e këndit nga Agastra, Shala provon të godasë me kokë, rrëmuje në zonë, por largon Bitri në momentin e fundit. Kundërpërgjigja e Tomorit do të jetë gjithashtu nga goditja e këndit. Në minutën e 27-të Gega kroson në zonë, në shtyllën e parë, aty ku Avdo provon me kokë por largon Xhika duke evituar një tjetër rast për gol. Me kalimin e minutave ritmi do të bjerë dhe në të 36-ën do të ketë edhe disa minuta tensioni. Një ndërhyrje e gabuar e Shalës ndaj Uzunit do të sjellë ilaritet në stadium. Por situata kalon pa problem, pasi kryesori Durmishi e zgjidh këtë moment me një këshillim për Gegën dhe Shalën.
Pjesa e dytë-Tomori hidhet në kërkim të golit dhe në minutën e 61-të do të provojë kapiteni Arbri. Harkim nga goditja e këndit, topi largohet nga mbrojtja e Tërbunit, ndërsa provon Arbri nga jashtë zone. Reagon Xhika, duke e neutralizuar edhe këtë moment. Në minutën e 68-të do të jenë pukjanët që do të përfitojnë nga një hutim në mbrojtjen e Tomorit. Nga jashtë zone do të provojë Mziu, por Kaloshi e çon në goditje nga këndi. Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë, të cilat do të kenë edhe dy raste për shënim me anë Kepit dhe Ballës. Rezultati do të mbetet i pandryshuar dhe një pikë për të dy ekipet.

Muxhaj
“Pjesa e parë ka folur për ekipin mik, ndërsa pjesa e dytë ka qenë e diktuar nga ne. Vijojmë që të kemi probleme në finalizim pasi prodhojmë shumë, por pa arritur të shënojmë. Me këtë barazim ekipi ynë u ka mbyllur gojën gjithë aluduesve për një tolerim të mundshëm. Lojtarët kanë qenë në presion, pasi disa pseudo- tifozë kanë hedhur akuza duke i shprehur ato edhe përpara fillimit të takimit. Kjo është përgjigja jonë për të gjithë ata njerëz të cilët kanë vetëm dashakeqësi ndaj ekipit. Skuadra e Tomorit nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë asnjë takim”, tha tekniku.

Gargano
“Kemi zhvilluar një takim mjaft të mirë, duke marrë kështu një pikë të artë në një fushë tepër të vështirë. Kemi pasur mundësinë për të shënuar, por jemi treguar të paqartë në dy kundërsulme. Për ekipin e Tomorit kam simpati, ka një grup interesant. Barazimi ishte rezultati i drejtë, pasi ajo çka dhanë ekipet në fushën e lojës ishte e barabartë. Përsa i përket luftës për ngjitjen në Superiore, ky barazim na ka larguar paska nga ky objektiv. Por në botën e futbollit luftohet deri në momentin e fundit”, tha trajneri Gargano.WWW.SYZEZIPRESS.COM

SHANCI I FUNDIT I TOMORIT PER NE SUPER LIGE ESHTE NDESHJA ME TERBUNIN :

2014-03-21 20:49
 

Muzhaj prezanton Arbrin te TomoriTomori ka vijuar me seancën e radhës stërvitore në Berat dhe tashmë është bërë ambientimi i lojtarëve me terrenin e ri ku po stërvitet ekipi. Përpara përballjes me Tërbunin, në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni Gersi Arbri shprehet: “Do të luajmë përballë një ekipi që meriton respekt, pasi me meritë është në pozita të tilla. Personalisht këtë sfidë e shoh mjaft të fortë dhe kërkoj nga lojtarët e ekipit që të japim maksimumin e tyre. Në këtë takim duhet të jemi të impenjuar në maksimum, pasi jemi ende në lojë për një vend mes më të mirëve. Matematika na i mban gjallë shpresat tona dhe ne do të vijojmë të luftojmë për rikthimin në Superiore. Në këtë takim kërkoj përkrahjen maksimale të tifozerisë, pasi kjo sfidë është si një finale për ekipin tonë”.


 

TOMORI HUMBET DHE NE CERRIK NDAJ ELBASANIT

2014-03-16 17:04

Elbasani nuk ka falur në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, ku ka mundur Tomorin me rezultatin minimal 1- 0, duke vijuar kështu suksesin drejt realizimit të objektivit “Superiore”. Verdheblutë i janë falur portierit Kotorri ndaj beratasve, i cili nga pika e bardhë u ka dhënë tri pikët të tijve. Pas këtij triumfi, të besuarit e Ilirjan Files kryesojnë të vetëm në klasifikim, kjo edhe pas barazimit të Apolonisë, rivalja e tyre më e afërt.

ELBASANI – TOMORI 1-0
GOLI: Kotorri 18’ (11-m)
ELBASANI: Kotorri, Merxha, Mehmetaj, Pisha, Jaupi, Kaçuli, Kuçi (Duka 89’), Rezi (Martins 63’), Toçi (Isaji 78’), Gava, Shazivari. Trajner: I.File
TOMORI: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daçi, Kuçi, Gega, Gjoni (Shinko 77’), Sharavolli (Lapardhaja 82’), Myzyri (Berberi 88’), Uzuni, Foniqi. Trajner: M.Muxhaj
KARTONË TË VERDHË: Mehmetaj 75’, Toçi 23’
GJYQTARË: B.Ziri, E.Veseli, Sh.Ziri (Fushëkrujë);

Ndeshja - Loja nis e shpejtë për verdheblutë, të cilët kërkojnë të shënojnë golin e avantazhit. Kështu, në minutën e 15-të, vendësit japin shkëndijën e parë me anë të Rezit, i cili tenton një gjysmë roveshatë brenda zonës, por pa arritur të rrezikojë. Një minutë më pas është Kuçi, që tenton me goditje dënimi, por pa sukses. Në këto minuta epërsie verdheblutë shpërqendrojnë mbrojtjen beratase. Në minutën e 18-të Shazivari tërhiqet nga fanella brenda zonës dhe kryesori B.Ziri akordon 11-metërsh. Çuditërisht penalltia ekzekutohet nga portieri Elvis Kotorri, i cili nuk gabon duke e shndërruar në gol. Elbasani vijon të shfaqet agresiv. Në minutën e 27-të Rezi gjuan fort, por topi godet shtyllën. Në të 35-ën minutë verdheblutë kanë sërish një mundësi ideale për shënim, por Merxha vetëm 4 metra larg portës, nuk arrin ta mposhtë portierin Kaloshi. Beratasit reagojnë me anë të Foniqit në minutën e 36-të, i cili godet me kokë, por jashtë kuadratit. Pavarësisht rasteve, kjo pjesë nuk dhuroi më gol.
Pjesa e dytë - Në fraksionin e dytë të lojës beratasit duken më kërkues. Myzyri godet befasishëm me të djathtën, por portieri Kotorri është i vëmendshëm duke neutralizuar gjithçka. Zëvendësimet e kryera nga të dyja kampet duket sikur i kanë dhënë më tepër freski lojës. Aktivizimi i brazilianit Martins nga trajneri Ilirjan File ka ofruar më tepër lojë ofensive për elbasanasit. Në minutën e 64-t, mesfushori ndërmerr një inkursion të shpejtë nga e majta, duke dribluar tre lojtarë, por pa sukses. Beratasit nuk rreshtin së kërkuari golin e barazimit, madje janë pranë tij në të 78- ën minutë me Uzunin, i cili gjuan fort, por pret Kotorri. 10 minutat e mbetura të takimit janë pa histori, Elbasani merr tri pikët dhe tani ndodhet i vetëm në krye.

File: Jemi në rrugën e duhur!
Numri një i pankinës së Elbasanit, Ilirjan File, pas ndeshjes me beratasit ku skuadra arriti të merrte 3 pikët, u shpreh se janë në rrugën e duhur. “E kishim vlerësuar maksimalisht këtë takim, pasi na duheshin me çdo kusht tri pikët. Duke pasur synim ngjitjen në Superiore, hapat falsë kurrsesi nuk na lejoheshin. Luajtëm realisht në një terren jo të përshtatshëm për zhvillimin e një loje normale. Kundërshtari ishte i përgatitur dhe në nivelin e duhur për të na vënë në vështirësi. Jemi në rrugën e duhur drejt objektivit. I uroj suksese Tomorit!”, – ka përfunduar File.

Muxhaj: Fusha krijoi probleme
Madrid Muxhaj, numri një i pankinës së Tomorit, pas përfundimit të takimit në konferencën për shtyp, u shpreh se terreni krijoi mjaft probleme. “Erdhëm në Cërrik për të zhvilluar futboll, por realisht kjo ishte e vështirë, pasi fusha krijonte mjaft probleme për lojtarët. Në fakt, Elbasani dha më tepër për të arritur fitoren dhe mendoj se e meritoi plotësisht atë. Nuk kam kontestime për penalltinë, por besoj se edhe Tomori kishte mjaft episode, të cilat mund t’i kishte shfrytëzuar më mirë. U uroj suksese elbasanasve në rrugën drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore”, – ka përfunduar trajneri i beratas

TOMORI HUMBET KONTAKTIN ME KREUN E RENDITJES ,HUMBET NE FIER NGA APOLONIA 1-0

2014-03-03 07:54
 
Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Duket se stadiumi i rikonstruktuar “Loni Papuçiu” dhe fakti që tashmë Apolonia i luan ndeshjet me drita u kanë sjell fat fierakëve. Skuadra e Elidon Demirajt ka regjistruar dje fitoren e radhës, pasi ka mundur Tomorin me rezultatin 1- 0. Fierakëve u ka mjaftuar një gol i Mitrajt në pjesën e parë për të siguruar 3-pikëshin. Apolonia vazhdon të jetë në vendin e dytë, në një kohë që është shkëputur më shumë nga ekipet ndjekëse pas rezultateve negative të tyre.

APOLONIA-TOMORI 1-0
GOLI: Mitraj 31′
APOLONIA: Miço, Nako, Naçi, Dosti, Broshka, Dakavelli, Erkoçeviç (Sallaku 85′), Papa, Gega, Mitraj (Adenkule 60′), Sako (Thankgod 61′). Trajner: E.Demiraj
TOMORI: Kaloshi, Avdo, Kusta, Bitri, Berberi, Çaço, Gega (Gjini 88′), Arbri (Shinko 89′), Uzuni (Sharavolli 80′), Myzyri, Foniqi. Trajner: M.Muxhaj
KARTONË TË VERDHË: Dosti 83′, Avdo 89′, Kusta 63′, Bitri 75′
GJYQTARË: K.Meta, B.Mesi, D.Agaraj (Tiranë)
VËZHGUES: I.Gashi (Durrës)
DELEGAT: V.Zëri (Tiranë)

Ndeshja Sfida nis e bukur dhe e shpejtë për ekipin vendës, që menjëherë kërkon të marrë epërsinë ndaj kundërshtarit. Papa, Mitraj e Erkoçeviç, edhe pse arrijnë të depërtojnë here pas here mes mbrojtjes mike, nuk kanë qetësinë e duhur në gjuajtjet e tyre për të finalizuar aksionet sulmuese. Rastin e parë për shënim e kanë vendësit në minutën e 8-të. Erkoçeviç kroson në zonë dhe Gega, me një kërcim të bukur mbi mbrojtësit miq, godet me kokë, por topi përplaset në shtyllë. Pa kaluar një minutë, Foniqi për miqtë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një depërtimi të bukur gjuan nga rreth 18 metra, por grushton portieri Miço. Në minutën e 25- të Apolonia gjendet shumë pranë golit kur Mitraj, pas një depërtimi të bukur brenda zonës gjuan, por topi nuk arrin të përfundojë në rrjetë, pasi shpëtimtari i portës është sërish portieri Kaloshi. Minuta e 31-të do të sjellë golin e avantazhit për Apoloninë. Dakavelli pason bukur te Mitraj brenda zonës që, pasi ecën 2-3 metra diagonal me portën, gjuan fort dhe e dërgon topin në rrjetë. Entuziazëm te fierakët, por edhe në shkallët e stadiumit. Fraksioni i dytë nis më i bukur dhe me ritëm më të lartë, pasi Tomori ekuilibron lojën dhe me anë të kundërsulmeve kërkon të rrezikojë e të shënojë golin e barazimit në portën fierake. Rastet për shënim në 15 minutat e para të kësaj pjese janë prezent sa në njërën portë, edhe në tjetrën, por pa mundur që skuadrat të shënojnë. Apolonia luan me pasime të shumta, por dhe sulmon rrezikshëm. Jo vetëm me Papën dhe Erkoçeviç, por tashmë edhe me Adenkulen e Gegën që shikohen më shpesh në ndihmë të sulmit të tyre. Ndërsa loja e Tomorit pëson një rënie dhe kundërsulmet e saj janë të rralla dhe shumë herë individuale. Në minutën e 87-të vendësit kanë rastin e artë për ta dyfishuar rezultatin, kur fitojnë të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi, por goditja e Papës grushtohet nga Kaloshi. Minutat e mbetura, përfshirë dhe ato shtesë, nuk do të sillnin ndonjë gjë të re për sa i përket rezultatit.



Burimi: WWW.SYZEZIPRESS.COM


WWW.SYZEZIPRESS.COM

Προϊόντα: 11 - 19 από 19
<< 1 | 2