Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Autobusi i linjes Tirane-Athine perplaset me autoveturen

2014-08-23 11:36

Autobusi i linjës Tiranë-Athinë përplaset me autoveturën, plagoset drejtuesi

autobusiNje aksident me pasoje plagosjen e nje personi është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Një autobus i linjës Tiranë-Athinë ka humbur kontrollin për shkak të një avarie duke u përplasur me një autoveture.

Per pasoje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit, I.B, 40 vjeç i cili eshte nisur menjeherë në spitalin rajonal te Korçës per te marre ndihmen e nevojshme mjekësore.

“Më datë 23.08.2014, rreth orës 08:30, ne aksin rrugor Korçë – Pogradec, në fshatin Bulgarec autobusi ma targa NIY 6157, me drejtues I.B, rreth 40 vjeç, banues në Korçë me autoveturën me targë YHN2476, me drejtues P.M, 42 vjeç, banues në Pogradec, janë përplasur dhe si rezultat ka marrë dëmtime shoferi i autobusit, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore . Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.

23