Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

“Bomba Politike”

2016-12-29 10:02

“Bomba Politike” e cila i ka larguar shqiptarët nga atdheu.Nga BESIM DERVISHI:

Ndoshta e keni lexuar librin “Dimri i Madh” të shkrimtarit të shquar Ismail  Kadare. Nga mesi i librit në mos gaboj më kujtohet  se mjeshtërishtë Kadare tregon për një ngjarje te ndodhur në një fshat bregdetar  të Shqipërisë:
“….Dy peshkatar babë e birë po peshkonin në det kur rastësishtë rrjetat kapën një objekt metalik. Peshkatarët pasi e kqyrën atë objekt te çudiçëm me antena, i madh gati sa një dollap, vendosën që ta merrnin me vete në fshat ndoshta për ta vendosur për zbukurimin e shtëpisë së tyre. Dhe keshtu e hodhën në një karroc dhe për gjith natën duke ngjitur objektin nëpër kodra, monopate dhe gërxhe  mezi e futën në shtëpnë  e tyre e cila ishte vendosur në qëndër të fshatit. Lajmi u hap shumë shpejtë në fshat dhe në shtëpi filluan te vinin shumë banor të fshatit për ta parë nga afër objektin e metaltë.Midis tyre ishte dhe një banor  i cili i shtyrë nga kurioziteti shkojë  për  t’a parë objektin e çudiçëm. Por sa ai e pa objektin e metalit shtangu. I  tmerruar bërtiti me sa kishte në kokë  “Kjo është një bombë uji”. Gjithë fshati u largua me të shpejtë nga shtepitë e tyre, që prej asaj dite askush nuk guxoi të jetonte  më në fshat, ai u braktis krejt. Fshatarët jetonin nëpër stane dhe që nga andej vështronin shtepitë e tyre me lot në sy. Por e keqa ishte brënda fshatit. Ata vetë e kishin sjell…  Edhe shqiptarët e futën vetë të keqen, votuan këta palaco për 26 vjetë e tani vështrojnë shtëpitë e tyre nga perëndimi ku jetojnë si refugjat. Shtëpit e tyre janë bosh sepse “Bomba Politike” akoma nuk është çmontuar. Vaso Cubrillovici, Ivo Andrici, Jani Koleti, Ilia Grashanini kishin planifikuar dëbimin me dhunë të shqiptarëve…. Por ata kurrë nuk e kishin menduar se shqiptarët do ti perzinin vetë shqiptarët. Nuk e kishin menduar se një grushtë të vetquajtur politikan të cilët do të rrëmbenin pushtetin politik dhe bashkë me të dhe pushtetin ekonomiko-financiar, do të bënin atë që armiqtë më të egër nuk e kishin bërë dotë që prej viti 1844. Shpërnguljen e shqiptarëve refugjat.

Tregimi i Kadares vazhdon se u gjendën disa djem që kaluan asaj ane rastësishtë dhe njëri prej tyre e çmontoj atë grumbuj hekurash i cili kishte bërë të mundur braktisjen e një fshati të tërë. Po shqipëtarët do nxjerin të tillë djem dhe vajza për të cmontuar “Bombën Politike”????????????

Besim DERVISHI