Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Ekipet tona startojne sote ne garen Europiane:

2015-07-02 12:19

Partizani ne Norvegji per sfiden ndaj Stromsgodset:Gjykojne irlandezet...

 
 

UntitledPartizani ka zhvilluar dje seancën e fun dit stërvitore përpara ndeshjes së sotme ndaj Stromsgodset, e para e turit të parë të Ligës së Europës. Në stadiumin “Marienlyst Stadion” ku do të luhet takimi, të kuqtë kanë zhvilluar një seancë kryesisht relaksuese për rreth një orë e 20 minuta. Duket se trajneri Sulejman Starova ka menduar gjithçka deri në detaj për takimin e sotëm. I vetëdijshëm se është nën vëzhgimin e kundërshtarit gjatë stërvitjes, trajneri i të kuqve ka përgatitur edhe mashtrimin e tij. Fillimisht, seanca nis e lehtë me disa ushtrime për të kaluar më pas në ndarjen e lojtarëve në grupe të vogla që nisin lojën me top. Pas disa minutash, futbollistët luajnë me dorë duke improvizuar një ndeshje hendbolli…

“Bunker” dhe mesfushë e ngjeshur, zbardhet formacioni i Partizanit
Partizani ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore përpara sfidës së sotme që do të luajë ndaj Stromsgodset. Pritet që trajneri Sulejman Starova t’i qëndrojë besnik atij formacioni që ka provuar gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve miqë- sore të kësaj periudhe. Sipas të gjitha gjasave, tekniku do të aplikojë skemën 4-5-1 me një mesfushë të ngjeshur. Kjo bëhet për shkak se kundërshtari e ka mesfushën e fortë dhe Starova kërkon që të ketë sa më shumë lojtarë në këtë repart që të prishin aksionet e vendësve.

Gjykojnë irlandezët
Takimi Stromsgodset-Partizani do të gjykohet nga një treshe irlandeze e përbërë nga Pol Meklauglin, Mark Gavin dhe Keneth Henesi. Gjyqtarët e kësaj sfide nuk janë të panjohur për publikun shqiptar, pasi dy prej tyre, kryesori Meklauglin dhe ndihmësi i tij Gavin, kanë gjykuar edhe miqë- soren e 4 qershorit 2014 mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Takimi u mbyll me fitoren e hungarezëve që shënuan me penallti.


 

...Lacianet kunder Inter Baku; do perpiqet te shfrytezoje faktorin fushe:

Rudar-Laci, Cela ne dyluftimLaçianët sot do të tentojnë provën e parë për të siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Europës. Kurbinasit do të përballen në fushën e tyre me azerët e Inter Baku në orën 17:30. Besimi në kampin bardhezi është mjaft i madh se mund t’ia dalin ndaj Interit. Problemet e shumta që kanë miqtë janë një ndër arsyet. Laçi kërkon që të shfrytëzojë faktorin fushë sot, pasi stadiumi pritet të jetë i tejmbushur. Bardhezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë e vitit të kaluar, kur arritën që të kalonin raundin e parë ndaj Rudar Velenjes. Kësaj radhe është shumë më e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Sa u përket biletave, deri dje ishin shitur afro 600. Sot pritet të shiten të gjitha, pasi kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, shumica shiten ditën e ndeshjes.

Zbardhen dilemat e Cungut
Armando Cungu për herë të parë do të drejtojë Laçin në Ligën e Europës. Trajneri shkodran njihet për arritjen që bëri me skuadrën e Kukësit dy vite më parë. Të njëjtin sukses ai kërkon që ta përsërisë edhe me bardhezinjtë. Shkodrani dje ka trajnuar ekipin në stadiumin e Ilirisë së Fushë- Krujës. Cungu ka menduar për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, por ka dilema për disa lojtarë nëse do t’i hedhë në fushë që nga minuta e parë apo jo. Xhejms dhe Mustafa janë mëdyshjet e shkodranit. Ndërsa Vucaj është plotësisht i gatshëm. Porta do të mbrohet nga Vujadinoviç. Malazezi ka eksperiencën e duhur për të tilla ndeshje. Vujadinoviç një vit më parë kualifikoi ekipin e tij në raundin e dytë. Në mbrojtje Cungu do t’i besojë Dokut, Shetës, Çelës dhe Bagariçit. Për kroatin Cungu ka ende pikëpyetje, por duke qenë se kundërshtari është shumë i fortë në luftën në ajër, prania e blerjes së re shikohet si alternativë e mirë…

Gjyqtar spanjoll
Sfida që do të zhvillohet sot në stadiumin e Laçit, në orën 17:30, do të arbitrohet nga një treshe spanjolle. Kryesor do të jetë Karlos del Cerro, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Juan Yuste dhe Abraham Alvarez Canton. Delegat do të jetë greku Mikail Anagnostu, ndërsa vëzhgues estonezi Uno Tutk


 

...Kukesi pret ne Qemal Stafa bielloruset e Torpedo Zhodinos:

 

kukesiMarcelo Troisi është optimist në de butimin e tij në pankinën e Kukësit. Trajneri brazilian, në konferencën e djeshme për shtyp, ka theksuar se skuadra është gati për të mposhtur bjellorusët e Torpedo Zhodinos. ”Do të jetë një ndeshje e vështirë, por unë besoj tek ekipi im dhe do të kërkojmë fitoren”, ka thënë fillimisht braziliani, ndërsa më pas foli edhe për ndryshimet që ka pësuar skuadra pas përfundimit të sezonit. “Ne jemi ekip thuajse i ri, me lojtarë të ardhur këto tri javë, por gjithsesi boshtin e kemi ruajtur. Gjatë përgatitjeve që kemi bërë në Austri, jemi munduar që sipas mënyrës tonë të formojmë një ekip të unifikuar”, shtoi braziliani i pankinës së Kukësit….

Ka dilema për titullarët
Kukësi ka zhvilluar stërvitjen e fundit dje në Pezë, në orën 20:00, por trajneri Marcello Troisi nuk e ka zbuluar formacionin. Dilemat janë të mëdha, duke filluar nga mbrojtja dhe deri në sulm. Lajm i mirë është riaftësimi i Ylli Shameti, i cili do të jetë i gatshëm për Troisin, por nuk do ta nisë nga minuta e parë. Pritet që sot të jenë pjesë e formacionit brazilianët Flores, Moreira dhe Karioka, ndërsa shanse ka edhe mbrojtësi Da Silva.

Gjykon një treshe zviceriane
Një treshe zvicerane është zgjedhur për të gjykuar Kukësi-Torpedo Zhodino, sot, në 18:00. Mirëpo, e veçanta është se asistent i parë do të jetë kosovari Bekim Zogaj, i cili ka nënshtetësi zvicerane. Takimi do të drejtohet nga Sasha Amhof, i cili ka pak eksperiencë, teksa ka gjykuar vetëm dy ndeshje të Ligës së Europës. Sa i përket asistentit Zogaj, kosovari është 34 vjeç dhe ka lindur në Deçan, ndërkohë që ka një dekadë që arbitrone ne Zvicer.

.