Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Elbasani kerkone sulmuesin Beratas V.Mile

2015-06-03 19:51
 

MileElbasani është vënë në gjurmët e një sulmuesi potent. Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i beratasit Vangjel Mile.

Burime të besueshme pranë kampit verdheblu pohojnë për “Panorama Sport” se ka një interesim ndaj 29- vjeçarit, i cili sezonin e fundit luajti për skuadrën e vendlindjes së tij, Tomori, që ra në Kategorinë e Dytë.

Mile është i shumëshëtitur në skuadrat shqiptare, si Teuta, Bylis apo edhe të tjera, por për disa kohë luajti edhe në kampionatin finlandez me PK- 35 Vantaa, duke arritur një- farë pjekurie si lojtar dhe mendohet se do t’u shërbejë shumë verdhebluve për këtë sezon. Nuk është hera e parë që elbasanasit kërkojnë shërbimet e tij, pasi edhe para dy sezonesh, kur kjo skuadër u ngjit në Superiore, tentoi ta afronte në gjirin e vet, por në atë kohë palët nuk ranë dakord. Për të bindur sulmuesin të veshë fanellën verdheblu në Kategorinë e Parë, më- sohet se drejtuesit elbasanas do t’i paraqesin një projekt ambicioz, ku edhe do të synohet rikthimi në Superiore. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e fjalëve, pasi ende nuk ka nisur një kontakt nga afër midis palëve. Edhe pse verdheblutë e bënë “rrugë” Kategorinë e Parë, në Elbasan nuk kanë ndër mend të demoralizohen dhe mendojnë se i kanë të gjitha shanset që të jenë vetëm kalimtarë në këtë kategori. Për këtë arsye, presidenca elbasanase do të bëjë ndërhyrje të rëndësishme në merkato, të cilat do ta ndihmojnë më pas ekipin për t’u ngjitur në Superiore. Deri më tani nuk ka zyrtarizime në afrime apo largime, sepse është shumë herët për të folur për merkaton zyrtare, por gjasat janë që të formohet një grup pretendent.



Burimi: syzezipress