Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Fjalimi i kryeministrit me syrin e intelektualit Beratas Thoma K Jance:

2015-06-13 16:59


Se pari Kryeminister parcial dhe jo i te gjitheve per shkak se merr pjese ne fushate elektorale. Se dyti kuptova qe nuk e njeh fare realitetin e Beratit dhe ne kete pike eshte nje zhgenjim. I gjithe fjalimi i tij plot broçkulla te sforcuara, e arrogance, te cilat i transferon nga nje fjalim ne tjetrin. Cdo fjali e kryeministrit fillonte me "do te" e mbushur me lengun e tharte te sarkazmes. Nuk merret me veten por tallet me nje opozite te dobet. Demagogji e paskrupullt per t'i mbushur mendjen njerezve.
I gjithe fjalimi i tij ishte nje frike ndaj nje renieje te mundshme votash.
Nuk besoj dhe beratasit nuk e besojne se cili eshte drejtimi i duhur i Beratit. Rama ketu ka qene i detyruar te pranoje imponimet e te tjereve dhe e di edhe vete se me Beratin ka gabuar. Ai ka anashkaluar pritshmerite e popullsise se Beratit dhe pjesen me te madhe te socialisteve te ndershem. E vetmja pjese qe i bejne akoma temena pak nga interesat pak nga frika eshte ajo e administrates pushtetare dhe te partise qe nuk ekziston me de facto. Nje fushate elektorale mashtruese dhe siperfaqesore nuk mund te mbuloje hallet dhe varferine e ketij populli gjithnje te tallur nga politika e Tiranes. Nuk mund te pranohet sot ne Berat nje politike e imponuar, me force, frike, para dhe demagogji.
Socialiste, dhe popull i Beratit, viktima e pare do te jeni ju! Aty, asnje hallke e pushtetit nuk funksionon sot dhe keta vazhdojne t'ju mbushin mendjen sa t'ju marrin voten me halucinacione ishujsh thesari. Deri me sot perveç nje bulevardi, pjesa me e madhe financim amerikan, aty çdo gje eshte ne rrenim e siper.
Popull i Beratit, mos u zhgenje edhe kete here!
Po flas si nje qytetar i pergjegjshem ndaj qytetit te tij, kartoline kulturore e Shqiperise, pa asnje lloj paragjykimi ideologjik apo politik. 
Une i jam kushtuar shoqerise se vertete civile dhe per ate do te luftoj sepse per mua interesi i publikut eshte shume me lart se sa i partive.
25 vjet po njelloj. Njehere ne 4 vjet e ke fatin tend ne dore.


Ndryshoje duke i dhene nje mesim te vlefshem demagogeve qe njohin vetem interesat e tyre!