Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

FK NAFTETARI PA TRAJNERE :

2014-08-12 12:14
 

NaftetariSkuadra kuçovare, për momentin, është pa trajner. Futbollistët stërviten përkohësisht nga drejtori teknik Agim Prifti. Edhe pse pa stafin teknik, i cili pritet të vendoset shumë shpejt nga bordi drejtues, kontingjenti i futbollistëve që stërviten te Naftëtari gjatë kësaj periudhe, mbetet i plotë, madje ka edhe afrime të futbollistëve që dikur janë aktivizuar me skuadrën kuçovare. Janë rikthyer qendërmbrojtësi Florian Daci dhe portieri Mario Memaj, të cilët para një sezoni ishin pjesë e Naftëtarit, ku skuadra konkurronte në Kategorinë e Parë. Qendërmbrojtësi nga kryeqyteti, Daci, është afruar pikërisht në këtë moment kur mungon trajnere.syzezi sport.com