Humels: Brazili? Treguam mëshirë në pjesën e dytë.
Humels: Brazili? Treguam mëshirë në pjesën e dytë.
July 11, 2014Mats Humels zbulon paktin e fshehtë brenda kampit gjerman, ndonëse bie në kontradikta me ato që thotë. Sipas mbrojtësit, e gjithë skuadra ra dakord në pushimin e ndeshjes që në 45 minutat në vijim të tregohej respekt ndaj Brazilit, pra t’i vendosej një limit bre-shërisë së golave. Por mesa, duket Shurrle nuk ka preferuar t’i qëndrojë paktit të ekipit, ose nuk i ka rezistuar dot ekzekutimit të dy golave të tjerë në pjesën e dytë. “E bëmë të qartë mes nesh që të qëndronim të fokusuar te loja dhe të mos i poshtëronim brazilianët. Donim të ishim seriozë në fushë dhe të tregonim respekt për kundërshtarin. Për ne mjaftonte që të bënim lojën tonë deri në fund të 90-minutëshit”, – tha Humels, që u tregua i kujdesshëm në vijim për të mos e denigruar më shumë paraqitjen e brazilianëve, ndërkohë që vlerësoi lojën e gjermanëve: “Pas golit të dytë, ata u bënë konfuzë. Nuk ishin të organizuar, ndërsa ne nuk humbëm asnjë shans deri në golin e pestë. E dimë që jemi një nga skuadrat më të mira në botë, por gjithmonë duhet të kesh edhe fatin me vete. Për ne kjo ishte thjesht një ditë me fat. Tani kemi finalen përpara dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse na pret një ndeshje krejtësisht ndryshe”.