SYZEZI SPORT NEWS
Interviste eskluzive me mesfushorin e Tomorit Berion Myzyri.
-Pershendetje Beke, nese me lejon te theras ashtu si shoket e ekipit. Eshte kenaqesi qe pranove per kete interviste.
Myzyri- Faleminderit juve. Kenaqsia e imja.
-Ka patur disa ndodhi ditet e fundit. Disa lojtare jane larguar, si Papa, Uzuni, dhe gjithashtu largimi i papritur i vlonjateve Bishaj dhe Idrizaj. Cpo ndodh realisht me Tomorin?
Myzyri- Eshte nje situate e veshtire. Eshte nje nga ato momente ku duhen bere disa pyetje por veshtire se mund te marresh pergjigjen e sakte. Ka shume faktor te cilet shkaktuan kete situate, por e rendesishme qe ne te ecim perpara.
- Si mendon qe do dilni nga kjo situate?
Myzyri- Deri ne keto momente klubi po perpiqet qe te plotesoj vendet bosh ne formacion. Nje perforcim eshte bere ne sulm ku ka ardhur Vangjel Mile dhe presim edhe nje mbrojtes ku sebashku me Bitrin do luaj ne qender. Nje pjese tjeter qe duhet plotesuar ne formacion eshte pozicioni i Uzunit.
-A mendon se Mile eshte lojtari i duhur per Sulmin. Ka patur disa luatje ne karrieren e tij kohet e fundit dhe nuk ka performance te mire.
Myzyri-Xheli eshte lojtar profesionist dhe une e kam mik. Ai ka treguar qe ka vlera si lojtare. Dhe them qe do na bej mire per fazen e ngelur te kampionatit.
-A rrezikon Tomori?
Myzyri- Eshte e fundit qe kam ne mendje. Nuk rrezikojme ne asnje menyre. Ne ekip kemi elemente qe dine te nxjerrin ekipin nga balta ne momente te veshtira
-Fusha e stadiumit eshte ne kushte skandaloze, a ndikon kjo situate ne rendimentin tuaj?
Myzyri- Fusha ka probleme dhe nuk na lejon te stervitemi mire ne ditet me shi. Ndersa per zgjidhjen e situates duhet te pyesni dike tjeter sepse une nuk mund tju jap nje pergjije te sakte.
-Po tifozeria e Tomorit pse eshte larguar nga shkallet e stadiumit?
Myzyri- Kur nje ekip nuk ka qellime te mire deklaruara atehere dhe tifozet nuk dine cte presin, keshtu mbase kjo eshte edhe nje arsye e mos afrimit te tyre ne mase. Por ata tifoze qe vijne ne stadium ne i premtojme qe do bejme te pamunduren ne cdo ndeshje duke i dhuruar momente te gezuueshme.
-Falemnderit per kohen tuaj dhe urime ne karrieren tuaj.
Myzyri-Faleminderit juve.
Syzezi Sport News