Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë:

2015-02-10 13:54
 
1 min · Përpunuar · 

Kapiteni Arbëri tregon se është i kënaqur për fitoren e thurrur ndaj Sopotit në fundjavë, ku sipas tij ekipi i kreu të gjitha detyrat me sukses. Në një prononcim për "Sport Plus" kapiteni i Tomorit u shpreh: "Jam i kënaqur për fitoren që kemi arritur përballë Sopotit në shtëpin tonë, ndërsa rastet për të shënuar më shumë nuk na kanë munguan. Gjithsesi, në fushën e lojës u shfaqëm me një shpirt luftarak të lartë, çka treguam qartë se ishim më Superiorë se ekipi kundërshtar. Përgjatë gjithë minifazës dimërore jemi stërvitur me intesitet tepër të lartë, ku thirrjet se do të jemi supriza e kësaj faze nuk kanë munguar. Por mesa duket kundërshtarët tanë nuk i paskan marrë seriozishtë këto thirrje. Fanella e Tomorit rëndon dhe më shumë se disa klube të kategoris së parë, dhe këtë e them me vetëdijen më të madhe. Ndoshta jemi një klub me të ardhura modeste në krahasim me disa ekipe të tjera, por kjo nuk do të thotë se Tomorit i ka ngelur vetëm emri. Këtë e them pasi kam dëgjuar shumë zëra nga kundërshtarët tanë, të cilët ishin të bindur dhe për fitoren në Berat. Deklaratat e Stojkut në lidhje me arbitrimin? Përsa i përketë kësaj deklarate të trajnerit të Sopotit, nuk jam aspak dakort pasi ai po vepron si "dhelpra me rrushin". Besoj se veç prezencës fizike, në asnjë aspekt tjetër ai nuk ka qënë në stadium. Të gjithë e pamë se çfarë qendrimi mbajtën arbitrat në fushën e blertë të stadiumit, dhe se nuk duhet të harroj që favorizimi ishte për ata dhe jo për ne. Gjithsesi ky është justifikimi më i bukur që mund të bëjë një trajner në këto raste, pasi blerjet me bujë i dështuan. Në lidhje me kartonin e kuq që morri ekipi i Sopotit, mendoj se ishte mëse i saktë. Kur duhej të vihej kartoni i kuq, në rastë se futbollistit tonë do ti thyhej këmba? Gjithsesi ne kemi qënë, jemi, dhe do të mbetemi një ekip me tradita. Askush nuk duhet të justifikohet më për humbjet në Berat, jemi ne të zotët e kësaj fushe dhe se sdo të lejojm askënd të dali me pikë. Tifozëria na jep një mbështetje shumë të madhe dhe prezenca e tyre na bënë dhe akoma më të pathyeshëm, çka do të thotë nuk ia kemi nevojën arbitrave", përfundoj Arbëri.

Dje ka nisur java anti-Dinamo për të besuarit e Muzhajt, e ndonëse besimi në suksesin e radhës është tepër i lartë. Stërvitja është zhvilluar normalishtë si ajo e një jave më parë, ndërsa veçmas grupit janë stërvitur Avdo dhe Gega të cilët kanë një demtim të lehtë. Deri në këto momente i vetmi futbollistë i cili nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Muzhaj është qëndërmbrojtësi Bitri, shkak i kësaj mungese është kartoni i kuq i marrë përballë Sopotit.