Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

KONFLIKTI SHQIPETARO-GREK PER NAFTEN NE DETIN JON:

2015-05-10 12:58

Shqipërisë dhe Greqisë, është bërë shkak për rinisjen e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Nëpërmjet një note proteste e dorëzuar nga ministri i Jashtëm qeverisë së re greke, ngrihet si shqetësim mungesa e transparencës së shtetit fqinj për hartat e disponuara për kufirin detar dhe kërkimet për naftë, në zonën e diskutueshme midis dy vendeve tona, kjo sipas një marrëveshje të firmosur mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ka dërguar homologut grek, notën e protestës, ku i kërkon ndërprerjen e programit të kërkimit në det dhe rishikimin e planit të saj për dhënien me koncesion për kërkimin e naftës dhe gazit në detin Jon, pa u zgjidhur më parë çështja e kufirit ujor me Shqipërinë. Bëhet fjalë për kuadratin Joni 5, koordinatat e të cilit përputhen me një pjesë të kuadratit 20, që Athina kërkon të japë me koncesion gjatë ankandit të paralajmëruar në muajt e ardhshëm. Mësohet se pala shqiptare, në notën e protestës, kërkon që të mos koncesionohet ky kuadrat pa u zgjidhur më parë statusi i zonës përmes një marrëveshje të re për detin me Greqinë, e nevojshme pas vendimit të Gjykatës sonë Kushtetuese. Kjo e fundit rrëzoi si dëmtuese të interesave tona kombëtare marrëveshjen e negociuar nga qeveria “Berisha” me “Karamanlis”. Pavarësisht se për këtë shkak marrëveshja nuk u ratifikua nga institucionet në Athinë, autoritetet atje këmëngulën se ajo është një marrëveshje e mirë dhe e bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ndërkohë që nota e protestës së palës shqiptare, vjen pasi ka rreth 6 muaj që Ministria jonë e Jashtme i kërkon vazhdimisht Athinës t’i vendosë në dispozicion koordinatat e kërkimit në kufijtë e Sektorit Joni 5 ose ndryshe për bllokun e 4-t të kërkimeve. Por nga pala greke, janë ofruar vetëm hartat e bllokut 3, duke treguar mungesën e transparencës për kërkimet në kufirin ujor mes dy vendeve, çka, sipas konstatimeve të Ministrisë sonë të Jashtme, konfirmohet që kërkimet për naftë dhe gaz nga Greqia, në rastin më të mirë, prekin zonën ndërkufitare dhe në rastin më të keq, hyjnë në zonën tonë ujore. E drejta ndërkombëtare i detyron shtetet të ulen bashkë për të tenderuar kërkimet në det, ndërsa situata bëhet edhe më e vështirë në kushtet e mungesës së një marrëveshje ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndërsa Athina po mundohet ta përçojë këtë reagim të Tiranës, si presion të saj nga ata që Shqipëria i quan aleate strategjike, si Italia dhe Turqia.

Takimi

Vetëm një ditë pasi qeveria shqiptare i dërgoi notën e protestës qeverisë së re greke, ambasadorit tonë në Athinë, Dashnor Dervishi, i është anuluar pritja nga ministri i Jashtëm grek, takim i fiksuar shumë kohë më parë dhe që nuk kishte aspak lidhje me këtë notë proteste. Takimi mes diplomatit shqiptar dhe kryediplomatit grek ishte parashikuar të mbahej në kuadër të lidhjes së kontakteve me autoritetet e reja në Greqi, si dhe diskutimin e aktivitetit të pritshëm të SEECP-së në Tiranë, që do të mbahet për pak ditë. Ndërkohë që deri më tani ende nuk ka një konfirmim nga kryeministri grek Aleksis Cipras për pjesëmarrjen e tij në këtë samit, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit. Ministria e Jashtme shqiptare u njoftua për anulimin vetëm pak minuta përpara se diplomati ynë në Athinë të mbërrinte në Ministrinë e Jashtme greke dhe arsyeja lidhet me notën e protestës që ekzekutivi shqiptar i ka nisur palës greke.

 

 Marrëveshja me kompaninë “Capricorn Albania” për kërkimet në Jon

Pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese të paktit detar me Greqinë dhe disa deklaratave për rinisjen e bisedimeve mes dy qeverive për kufirin mes dy vendeve, Greqia ka vendosur të vazhdojë kërkimet për naftë në vjeshtë. Në kontratën e re me kompaninë “Capricorn Albania”, e cila po zhvillon kërkime në bllokun detar në kufi me Greqinë, e njohur si “Joni 5″, qeveria “Berisha” në mars 2013 nuk ishte në gjendje të përcaktonte përfundimisht koordinatat ku mund të operojë kjo shoqëri. Në kontratë nënvizohet se kufijtë mund edhe të “rezultojnë me ndryshim”. “Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërqeveritare Shqipëri-Greqi për kufirin e ujërave detare, do të rishikohen koordinatat e kufirit jugperëndimor të bllokut ‘Joni 5′, në det, duke reflektuar koordinatat që do të përfshihen në këtë marrëveshje, në rast se ato rezultojnë me ndryshim nga ato të përcaktuara në kontratë”, shkruhet në kontratën me “Capricorn Albania”. “Joni 5”, është blloku detar më jugor dhe fillon në vijën horizontale që kalon në majën e gadishullit të Karaburunit dhe vazhdon deri në pikën më jugore të Shqipërisë, duke përfshirë pjesën detare nën këtë vijë horizontale në kufi me Greqinë dhe Italinë”. Sipas kontratës së re të qeverisë me “Capricorn Albania Limited”, periudha fillestare e kërkimit do të jetë dy vjet nga data efektive plus një vit tjetër nga data e hyrjes në fuqi të këtij amendamenti.