MESAZHI I LUAN KRASNIQIT NE PRAG TE NDESHJES SHQIPERI-SERBI
Miq të mi, ndodhemi në prak të një loje sportive aq shumë të pritur që zhvillohet në Elbasan në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë. Uroj sukses dhe prezantim si gjithnjë dinjitoz të futbollistëve shqiptarë dhe njëkohësisht jam i bindur se futbolldashësit do të dëshmojnë qëndrim sportiv për të patur lakmi, që do të jet në funksion të avansimit të virtyteve sportive dhe vlerave civilizuese, tolerancës dhe respektit, mikpritjes dhe ngadhnjimit në fushën e gjelbërt. Këto do të jenë mesazh i fuqishëm për botën nga Elbasani i vendit të shqipeve, nga shqiptarët sportdashës dhe paqsorë. Ndaj, të mundësojmë që kryeartikujt e gazetave në botë të mbajnë titullin: SHQIPËRIA E MIKËPRITJES!