Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

NE BERAT: AZGJESOHEN 1850 RRENJE KANABIS..

2015-08-09 11:29
Operacionet antikanabis, 5226 rrënjë të asgjësuara nga Shkodra në Skrapar

Foto ilustruese

Në vazhdën e luftës së Policisë së Shtetit kundër kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Beratit ka bërë të mundur gjatë së shtunës zbulimin dhe asgjësimin e një sasie të konsiderueshme rrënjësh bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në Berat dhe Skrapar.

Nga operacionet antikanabis janë mundur të asgjësohen 1850 rrënjë hashashi në Berat, 600 prej të cilave në fshatin Kostren 2, për të cilat ka nisur edhe një procedim penal në gjendje të lirë për 6 shtetas të identifikuar me iniciale si më poshtë, për shkak se bima narkotike ishte mbjellë në pronën e tyre.

P.F., 27 vjeç; E.F., 29 vjeç; S.F., 45 vjeç; B.F., 33 vjeç; I.F., 29 vjeç dhe D.F., 31 vjeç janë të gjithë banues në Berat, e materialet për hetimet e mëtejshme ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Beratit për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, në Skrapar janë zbuluar dhe asgjësuar 1250 rrënjë kanabis sativa, të lartësive nga 140 deri në 240 cm, të mbjella në pyllin e Karanxhës mes fshatrave Strorë dhe Orizaj. Lënda narkotike ishte mbjellë në dy parcela.

Për rastin e dytë, forcat e Policisë së Skraparit janë duke vijuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët gjithashtu priten të hetohen për të njëjtën vepër penale.

Shkodër, asgjësohen 2126 rrënjë kanabis të mbjella në 22 parcela

Edhe shërbimet e komisariateve të Policisë së Shkodrës dhe të Pukës, në vijim të operacioneve antikanabis - të shtrira në mbarë vendin për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, - kanë goditur me sukses disa raste gjatë së shtunës.

Në total janë asgjësuar 2126 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa, shumica e të cilave të mbjella nëpër fshatrat e Shkodrës, ndërsa vetëm një parcelë me 124 rrënjë është zbuluar në Pukë, në vendin e quajtur “Berishë e vogël” të Iballës.

Sa i përket Shkodrës: Në fshatin Toplanë janë gjetur dhe asgjësuar 590 rrënjë hashashi, e mbjellë në 10 parcela; në Prekal 330 rrënjë të mbjella në dy parcela; në Telume 772 rrënjë të mbjella në 8 parcela; si dhe në Dush 310 rrënjë në një parcelë.

Asgjësimi i bimëve është kryer me anë të djegies, ndërkohë që një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Ende nuk ka autorë të dyshuar, por forcat blu vijojmë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, për të cilët do të nisin hetimet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për veprën penale të “kultivimit të bimëve narkotike”.