Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

NJEREZ TE RESPEKTUAR (MAFIOZET) - Nga Besim Dervishi:

2017-06-19 07:43

  NJEREZ TE RESPEKTUAR (MAFIOZET) - Tregim nga Besim DERVISHI.

Lefter Gashi atë mëngjez u ngritë nga shtrati më shpejtë se ditët e tjera. Koka i rëndonte si plumb, ndërsa syt i ishin fryrë nga pagjumësia. Ishte përpëlitur gjithë natën në krevat,por gjumi nuk e kishte zënë. Atëhere ishte ngritur nga shtrati në mesë të natës, kishte shkuar tek rafti i librave dhe pasi kishte zgjatur dorën kishte rrëmbyer gjithë nerva një roman të një autori të huaj të cilin i pati zënë dora rastësishtë. Pastaj ashtu i shtrirë dhe me dritën e ambazhurit ndezur, provoj ta zinte gjumi duke lexuar. Por edhe ky variant kishte dështuar.

- "Ore burrë fli tani se nuk zgjidhen hallet duke torturuar vehten",- i kishte thënë herë pas here gjatë natës gruaja, Zela. Ai kishte disa muaj që nuk vinte gjumë në sy, që prej asaj telefonatës së mallkuar e cila ja kishte cingërruar nervat.

-" Alo, degjo shk.....t, të kemi paralajmëruar disa herë por ti nuk ke vënë mënd, plehrë, hiq dorë nga posti i Kryëtarit të Partisë, more vesh apo jo? Nëse jo, ke me ja pa sherrin këtij muhabeti",- i kishte thënë personi i panjohur pas telefonit. 
Kërcënimet nëpërmjet telefonit patën vazhduar dhe ditë të tjera. Në fillim të rralla por pastaj ishin bërë më të shpeshta aq sa kur nuk i binte ndonjëher telefoni ai kujtonte se "miqtë", sic pëlqente ti quante ai me ironi kërcënuesit, e kishin telefonin me difekt. Ai me profesion ishte Inxhinier Ndërtimi por kishte disa vite që punonte në Zyrën e Prokurimeve Publike pranë Bashkisë së e qytetit. Ishte një njeri i respektuar dhe i dashur për banorët e atij qyteti provincial. Aq sa personaliteti dhe karakteri i tij prej njeriu të drejt, ishte bërë shpesh herë objekt bisede nëpër tavolinat dhe kafenet e asaj province të largët. Dikush ndante opinionin se:
-"Lefteri ishte njeriu më adap për tu bërë deputet dhe pse jo dhe ministër. Ishte njeri që zgjidhte cfardo problemi në mënyrë objektive dhe me një shpejtësi të admirushme. Nuk ishte dëgjuar kurrë të flitej për të se merte para dhe se ishte i korruptuar, bile edhe shtepit ku rrinte i kishte ndërtuar me kontribut vullnetar që nga koha e monizmit kur ai punonte si inxhinier ne Ndërrmarrjen e Bonifikimit."
Por kishte dhe disa ta tjerë që kundërshtonin me arsyetimin ala shqipëtrace se :
- " Nuk bënë Lefteri për ato punë, sot duhet të jesh nëntëdhjet e nëntësh, ose "birë kurve". E ai nuk është i tillë. Njeriun e drejtë nuk e do njeri. Pastaj Lefteri nuk di të marrin kthesat."

Ai qytet kishte një histori të lavdishme së bashku me rënojat të cilat e rrethonin. Kishte qënë shpesh herë objekt i pushtimeve të ndryshme që prej kohës së romakve dhe deri tek gjermanët. Aq sa Lefteri mendonte shpeshe here se; "pikërisht bukuria e tij kishte qënë shkaku i pushtimeve". Ai vazhdonte të mendonte se : "Ky qytet është aq i bukur sa është e pamundur të jetoj pa pushtues. Po tani vallë kush është pushtuesi i tij? Po përse ka pushtues në kohë paqe? Sigurishtë që ka, është një pushtues i padukshëm të cilin njerzit nuk e shohin, por e ndjejnë, madje edhe e prekin dhe dalë nga dalë si pakuptuar mësohen të bashkëjetojnë me të. E ndjenë në mëngjezet kur zgjohen nga ajri i rëndë i cili kundërmon ngado , e ndjejnë kur paraqiten në spitale dhe detyrohen ta paguajnë për tu shëruar. E ndjejnë kur konkurojnë për një vënd pune. E ndjejnë kur konkurojnë për një licensë, për një bursë. Pushtuesi padukshëm gjithmon është fitimtar ndërsa ata humbës, aq sa me kalimin e viteve thellë në koshiencën e tyre ka fituar ndjesia e të qënit të huaj në qytetin ku kanë lindur dhe janë rritur".
-"Dreq o punë cfarë po them edhe unë me vete. Ky qytet është shumë i bukur. Mos do thosha është i bukur por pa qytetarët e tij? Jo kurrën e kurrës".

Këto po mendonte tek sa doli nga shtëpia i kollarisur dhe me cigare ne goje. Sot ishte mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë në qytetin e tyre. Do të vinte dhe kantidati për deputet. 
-"Ai do e peshoj punën drejt"- foli me vete Lefteri. 
Kalvari i vuajtjeve të tij kishte filluar atë mbrëmje disa muaj më parë kur kolegu i tij Rizai i cili ishte dhe zv/ Kryetar i Partisë e kishte ftuar për një kafe tek lokal "Duna" përballë Bashkisë. Ishte Tetor dhe bashkë me gjethet që binin natyrshëm, ai ishte zhytur në një ndjenjë melankolie tek i vështronte ato nga xhami dritares së lokalit. Teksa po rrufisnin ekspresin, Rizai i kishte bërë një propozim të cudicëm.
- " Degjo Leko, bashkë jemi shokë prej një kohe të largët ndaj dua të flas me ty si me një vëlla të madh",- e kishte nisur bisedën Rizai. 
-" Ti e njeh Rokon, është biznesmen i suksesëshëm në fushën e ndërtimeve por dhe fasonerisë, kohët e fundit ka hapur atë fabrikën e prodhimit të këpucëve me ata të huajt. Eshtë pak djal "i hedhur" dreqi, por ka shumë para por dhe reputacion. Vetëm puntor që punojnë për të janë mbi 500 të cilët po ti përkthejmë në vota shkojnë të paktën 1000 në favor të kantidatit ton. Plus që financiarishtë do jetë një ndihmë e madhe për fushatën tonë elektorale si dhe arkën e partisë........" 
Lefteri nuk po i besonte veshve, sytë ju errën dhe nga sikleti filloj të kërciste gishtat e dorës. 
-"Cfarë ishte ky muhabet",- mendoj me vete, - Rizai po i fliste për Rokon të cilin qyteti e njihte mirë se kush ishte. Roko ishte rreth dyzet vjecë, ishte divorcuar disa herë. E kishte nisur karrierën kriminale në fillim duke vjedhur pusetat e ujit për ti shitur për hekurishte si dhe duke plackitur varrezat e qytetit , pastaj trafikonte fëmijë në Greqi dhe Itali. Bile ishte ai që kishte trafikuar një komshijen e tij. Kishte qënë katërmbëdhjet vjece dhe quhej Ana. Gjaku po i mblidhej në kokë, brovi në këmbë dhe ashtu sic ishte ju drejtua Rizait.
- Dëgjo Riza, kur të vdesë unë shkel ai njeri në parti. Kamë sakrifikuar për këtë subjekt politik. Aq sa në kohra jo shumë të largëta ti e mbane mënd mirë se mbledhjet bëheshin tek shtëpia ime. Edhe shtëpin e vura në shërbim të partisë në vitet e represionit policor pas viteve 90-ta. Dhe tani vjenë një rrugac që ka dy lek në xhep por kërkon ti bëjë dy miliard duke plackitur qytetin dhe shtetin nëpërmjet tenderave. E di unë se cfarë kërkon ai se dhe në zyrë më ka ardhur vetë për punën e një tenderi." 
Rizai pas gjithe atyre fjaleve dukej si i mpirë, pastaj e kishte mbledhur veten dhe i kishte thënë:
- Leko, mendoje edhe njëher mirë këtë punë, unë nuk të fola vetëm në emrin tim por edhe të Rokos. 
- Nuk kamë cfarë të mendoj, - i kishte thënë Lefteri duke i zgjatur dorën.
Ja pra pas këtij debati kishin filluar vuajtjet e tij. Por sot do zgjidhet gjithcka me të ardhur kantidati. 
Sapo ju afrua zyrës së partisë pa një turëm të madhe para saj. Në qëndër ishte Rizai por afër tij vuri re kokën tullace dhe trupin e bëshëm të Rokos. 
-Nuk më duket shënj e mirë kjo, - mendoj me vete. 
Roko fliste herë pas here ndërsa Rizai dhe të tjerët qeshnin me të madhe, edhe atëhere kur njeriu me zorë qesh. Lefteri i kaloj pranë por askush nuk e përshëndeti. Dora po i dridhej dhe me zore futi celsin tek vrima e derës. Pasi u fut në zyrë ndezi një cigare, pastaj edhe një tjetër, pastaj përsëri një tjetër. Kur dëgjoj disa sirena dhe borie makinash. Hapi dritaren dhe pa një autokolon me makina të markave dhe modeleve të fundit të cilat qëndruan zhurmëshëm para sheshit të zyrës së partisë. Prapa tyre u ngrit një shtëllung tymi i zi. Mbylli dritaren dhe doli. Kantidati përshëndeti turmën pastaj u qafua fortë me Rizain dhe Rokon. 
- O miku im Leko,- ju drejtua atij duke e pushtuar.
- Më falni pak- ju drejtua pastaj të pranishmëve,- dëgjo Lefter dua të bëjmë një bised kokë më kokë bashkë tek ky lokali këtu përball. Dhe pastaj e tërhoqi nga krahët. Lefterit i lëvizën këmbët për inerci. 
Kamarjerja sa i pa u cua në këmbë dhe me mirsjellje i drejtoj tek një tavolin e rezervua. Kantidati po e pyeste për familjen, shëndetin, punë, pastaj për një cast ndali. 
- Miku im Lefter, unë i kamë marr veshë fërkimet e tua me Rizain, zv/ Kryetarin e Partisë. 
Lefteri hapi gojën që të flas por kantidati ndërhyri menjëher duke i thënë.
- Lefter ti je burrë i zgjuar, informatorët tanë brënda partisë rivale na kanë njoftuar se ata kohët e fundit janë forcuar shumë. Kanë tërhequr në parti disa biznesmen në fushën e hidrokarbureve, biznesmen i thëncin se janë njerëz që kanë dhe lekun por dinë të përdorin dhe forcën. Ndaj pranimi i Rokos me djelmoshat e tij do jetë një kundërbalanc e mirë. Sot Lefter kane ndërruar kohrat nuk jemi në vitet 90-ta kur bënim mitingje në mes të sheshit dhe vapës. Sot duhen dreka, darka, bankete, këngëtar. Me që ra fjala i pe ato këngëtaret që kamë marë më vete? Natyrisht që jo, por do kesh kohë ti dëgjosh, vetëm njëra nga ato do bythën e dreqit me para. Plus që ditën e zgjedhjeve Roko me djelmoshat e tij na duhet për siguri. Rizai më tha se ai është i gatëshëm që të derdhi 50 000 euro si fillim në arkën e partisë si shënjë besimi dhe besnikërie ndaj nesh. Natyrisht që dhe partia do ja shpërblej. Besoj më kuptove"
- Po te kuptova mirë,- i tha Lefteri i skuqur.
Pasi pagoj dhe la një 1000 lekshe letër të re bakshish mbi tavolin, Kantidati u drejtua bashkë me Lefterin drejt zyrave, Sa hyri ne zyrën e Partisë shpërthyen ovacionet. Në tribun me të ishte dhe Roko, Rizai dhe disa djelmosha të panjohur. Lefterit nuk i bënë këmbët ndaj u ul në fund të sallës. Sa ndaluan duartrokitjet e mori fjalen Rizai i cili foli për mbarvajtjen e fushatës zgjedhore, pastaj ai ja dha fjalën kantidatit. Ovacionet dhe duartrokitjet ishin të mëdha.
- Motra, vëllezër, miq dhe shok. Sot Partia jonë nis fushatën elektorale në këtë qytët të lashtë dhe historik. Partia jonë sot është dhe njëqind herë më e fortë nga "Energjit e Reja" të cilat kanë mbushur atë............
Lefteri brovi në këmbë,
- "Jamë i tepërt këtu",- tha me vete duke shtyrë derën e jashtme me forcë. 
Ajri i pastër që ishte jashte i mbushi mushkrit....................

Michigan USA 6 Qeshor 2017