Ndonëse kundër Realit të Madridit në çerekfinale Borusia e Dortmundit pritet të luajë një ndër ndeshjet më të vështira të sezonit, pas asaj me Bajernin e Mynihut në kampionat, gjatë fazës së parë, trajneri Jurgen Klop është parë shumë i qeshur në konferencën për shtyp. Gjermani 46-vjeçar e di që këtë herë do jetë e vështirë që 180 minutat të përfundojnë si ato të sezonit të kaluar në gjysmëfinale, por pavarësisht kësaj ai nuk kërkon të dorëzohet: “Për të mundur Realin e Madridit nevojiten ‘cojones’ (këllqe), pasi kjo është e vetmja fjalë që di në spanjisht, – thekson Klop, duke bërë të qeshë të gjithë të pranishmit. – Gjithsesi, të shohim nëse edhe ato do mjaftojnë, sepse në ‘Santiago Bernabeu’ do të jetë një atmosferë e zjarrtë, që nuk do na favorizojë. Fitorja, e vështirë? Natyrisht, sepse sivjet është Reali favorit për të avancuar, por ne do bëjmë të pamundurën për ta shitur shtrenjtë lëkurën. Fundja, edhe pse sivjet nuk besonte askush tek ne, ja tek mbërritëm në çerekfinale, por kjo nuk do të thotë që unë jam një magjistar. Magjia qëndron e gjitha te këmbët e lojtarëve të mi dhe unë kam besim të plotë tek ata. A do të ndikojë mungesa e Levandovskit? Për ne është një lojtar i rëndësishëm, por kjo nuk është një dramë e cila mund të na demoralizojë aq sa ta mendojmë veten të humbur. Respektoj Realin, por mbi të gjitha respektoj dhe kam besim te lojtarët e mi”.
QE TE MUNDESH REALIN DUHET TI KESH TE MEDHAJA ATO E.......
2014-04-02 18:57
BurimiWWW.SYZEZI SPORT