Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Rama vlerëson efektivat e “Lazaratit”

2014-06-25 10:15

Rama vlerëson efektivat e “Lazaratit”
24/06/2014

 
 
 

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e së martës në një ceremoni efektivët e Policisë së Shtetit që morën pjesë në aksionin në Lazarat.

Në fjalën e tij para të ftuarve, ku nuk mungonin deputetë të komisionit të sigurisë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike, Rama ka deklaruar se aksioni në Lazarat shënoi një kurs të ri për Policinë e Shtetit.

“Respekte Policisë së Shtetit për kontributin e dhënë në atë operacion. Ju falenderoj në emër të gjithë qeverisë. Ju dhe ata që vazhdojnë të jenë ende në Lazarat i ngritët kokën Shqipërisë. Ju ndikuat edhe në dhënien e statusit kandidat

dhe dëshmuat se me çfarë përkushtimi ne kemi misionin për ta kthyer Shqipërinë nga një vend që përqeshej në Evropë në një vend që shihet me respekt”, ka deklaruar Rama.

Duke u premtuar efektivëve se bashkë me ministrin e Brendshëm nuk do t’i lërë kurrë vetëm, shefi i qeverisë prezantoi edhe vizionin e tij për ta kthyer policinë shqiptare në një forcë prestigjoze.

“Ambicja ime është shumë e qartë: brenda 4 viteve ne nuk duhet të krahasohemi më as me të shkuarën e as me të tashmen, por me më të mirët në rangun tonë. Në këto vite ne do ta ngremë policinë tonë në nivelin më të mirë rajonal. Ndërsa në 10 vjet do ta bëjmë atë ndër më të spikaturat në nivel evropian”, tha Rama.

Më herët gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vlerësoi gjithashtu punën e forcave të policisë, të cilat sipas tij kanë sot vullnetin më të fortë politik për të luftuar krimin.

“Sot Evropa vlerësoi reformat e nisura nga qeveria e re një vit më parë. Sot Policia e Shtetit jo vetëm ka ndryshuar kurs, por ka rilindur me dinjitet. Lazarati ishte një operacion i jashtëzakonshëm, sepse për 23 vjet u la e lirë perandoria e hashashit që sfidoi shtetin. Por sot ka ndryshuar vullneti për të luftuar krimin ordiner dhe atë të organizuar, sot ka lindur vullneti për të bërë shtet”, deklaroi Tahiri.

Edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi tha fjalët më të mira për efektivët që ndërhynë në fshatin jugor të vendit. “Ky operacion ishte vërtetë special. Edhe pse ju u ndodhët nën zjarr, askush nga ju nuk qëlloi ndaj banorëve. Ju nuk treguat asnjë shenjë paniku dhe frike. Gjithësecili prej jush bëri detyrën në mënyrë të përkryer. Ky operacion nuk ka emra të përveçëm”, u shpreh Didi. / Top Channel