Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Shperthen pus gazi ne fshatin Verri të komunës Mbrostar të Fierit

2014-09-16 13:58

Një pus gazi pësoi avari mëngjesin e të hënës pranë fshatit Verri të komunës Mbrostar të Fierit duke sjellë çlirimin në mjedis të gazit helmues H2S. Sufidi i hidrogjenit është një gaz pa ngjyrë me erën e vezëve të prishura, më i rëndë se ajri shumë helmues, gërryes, që merr flakë dhe shpërthen.

Kompania që menaxhon pusin, Bankers Petroleum bëri të ditur se avaria u shkaktua si pasojë e një tentative vjedhjeje në këtë pus dhe se ka filluar operacionet për ta vënë pusin nën kontroll.

“kompania Bankers instaloi aparatet matëse të gazit për të llogaritur sasinë e gazit prezent në zonë dhe me marrjen e rezultateve konstatoi se aty kishte nje përqindje të lartë gazi helmues, H2S. Kompania filloi evakuimin e banorëve nga zona potenciale e rrezikut dhe mori masat teknike për mbylljen e pusit me qëllim parandalimin e ndonjë ndërhyrjeje tjetër në të”, deklaroi kompania duke theksuar se banorët do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre së shpejti pasi pusi të jetë vënë nën kontroll dhe niveli i ndotjes të jetë ulur.