Foto Strakosha nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares shqiptare U-19. Portieri i shquar largohet nga stoli kuqezi për të ndjekur një drejtim të ri në karrierën e tij: ai do të jetë pjesë e stafit të skuadrës së njohur greke, Olimpiakos. Në vend të tij, drejtimin e skuadrës do ta marrë në dorë Altin Lala, i cili do të vazhdojë të mbulojë edhe rolin e zv.trajnerit në përfaqësuesen e madhe kuqezi. Rritet në këtë mënyrë angazhimi i ish-kapitenit të kombëtares në përgatitjen e futbollistëve shqiptarë për ekipet e sipërpërmendura.
Strakosha le kombetaren U 19 per tu bere pjese e stafit tek Olimpiakos Pireut
2014-08-12 19:52