Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Te reja nga Superliga Shqipetare

2014-08-25 11:02
 

Vllaznia-KukesiMbyllet java e parë e Kategorisë Superiore (kampionati i 76-të kombëtar), e cila prodhoi në total katër fitore dhe një barazim. Skuadrat e ashtuquajtura pretendente e kanë dëshmuar këtë gjë që në start, teksa kanë fituar ndaj kundërshtarëve respektivë. Madje, edhe në transfertë, sikurse ka bërë Kukësi i Artim Shaqirit në “Loro Borici”. Gjysmë hapi në këtë drejtim mund të konsiderohet barazimi i Partizanit në Lac, krahasuar me favoritët e tjerë, por mund të thuhet pa frikë se të kuqtë kishin transfertën më të vështirë kësaj jave. Të premten, sikurse dihet, Skënderbeu triumfoi minimalisht ndaj verdhebluve të rikthyer në elitë pas katër vitesh, ndërsa Flamurtari superoi me sukses 2-1 derbin e bregdetarëve, ndaj durrsakëve të Hasan Likës. Një ditë më pas, të dielën, Tirana e Gugash Maganit ka prodhuar mjaft lojë, ka shënuar tre gola me anë të Bakajt, Ndikumanës dhe Hyshmerit, ndërkohë që ka shpërdoruar shumë, sidomos me sulmuesin kroat Bushic. Ajo që vlen të theksohet nga kjo ndeshje është prania e konsiderueshme e tifozërisë bardheblu, që ka prodhuar spektakël të vërtetë, dicka e munguar në stadiumet e tjera në fillimin e këtij kampionati të ri. Apolonia e Fierit takohet me humbje me Superioren, ku kthehet rishtaz. Skuadra e Demirajt në pjesën e parë mund dhe duhej të kishte shënuar me sulmuesin Canka, por lushnjari ka shpërdoruar në dy raste ideale, ndërsa ka tronditur shtyllën e portës së Frashërit në minutën e 82-të.
Në “Loro Borici” ka pasur emocione, sepse Vllaznia ka bërë gjithcka për të evituar humbjen. E ndihmuar edhe nga tifozët e zjarrtë shkodranë, skuadra e Rainerit ka arritur të barazojë përkohësisht golin e Pero Pejicit (35’), me anë t Arenc Dibrës (43’), por në pjesën e dytë është ndëshkuar sërish nga verilindorët. Më konkretisht, shtatshkurtëri Vilfor Hysa ka kaluar në epërsi Kukësin (58’), i cili ka shfaqur vlerat e veta prej pretendenti në këtë kampionat. Në ndryshim nga kuqeblutë, formacioni i Artim Shaqirit shfaqi soliditet dhe kohezion mes reparteve, cka i dha edhe tri pikët e para në këtë kampionat. Vllaznia e shumë probelemeve, me presidencë të re, ka shfaqur dëshirë e grintë, por përballë një kunërshtari të kompletuar më së miri, i përbërë nga lojtarë me emër e shumë cilësi, nuk ka shkuar dot më tej se humbja 2-1. Ardhja e përforcimeve të fundit, e dy lojtarëve uruguajanë, ndoshta ndryshojnë dicka për mirë në radhët e kuqebluve, të cilët duket se janë të dënuar të luftojnë për mbijetesë në këtë kampionat.
Kryendeshja e javës së parë është luajtur në Lac. Luftë e fortë sportive, sulme e kundërsulme sa në njërën portë, aq edhe në tjetrën, kanë shoqëruar 90-minutat e mbyllura në barazim 1-1. Racic ka kaluar të kuqtë në epërsi në minutën e 47-të, mirëpo nuk kanë hezituar të reagojnë bardhezinjtë. Të besuarit e Cungut kanë barazuar me Dokun, duke u mohuar “demave” trepikëshin e shumëlakmuar prej tyre. 15 herë kampionët e vendit kanë zhvilluar një pjesë të parë më cilësore, duke arritur t’i imponohen skuadrës vendëse, megjithatë kanë vuajtur në finalizim. Aktivizimi i 19-vjecarit Vatnikaj përkrah Racic nuk ka qenë i efektshëm, ndaj Duro ka bërë lëvizje të menjëhershme me fillimin e pjesës së dytë. Si pasojë ka dalë në dritë edhe goli, por avantazhi nuk është ruajtur shumë nga të kuqtë, që janë ndëshkuar një herë të vetme nga Laci. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të të dyja skuadrave për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës, portat e Vujadinovic dhe Alban Hoxhës kanë mbetur të paarritshme më. Në këtë mënyrë, Duro dhe Cungu e nisin me barazim kampionatin e ri, në ndeshjet e tyre të para në


Kategoria Superiore
Java 1

24 gusht 2014
VLLAZNIA – KUKËSI  1-2
Golat: Dibra 43′ / Pejic 35′Hysa 58′
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Boci, Dema (Tafili 56′), Shala, Hajdari (Kalaja 69′), Shtubina, Kruja, Dibra (Markolaj 82′). Trajner: Baldo Raineri
KUKËSI: Halilaj, Smajli, Dushku, Malota, Hallaçi, Lushtaku (Hoxha 63′), Hasani (Shameti 84′), Musolli, Zeqiri, Hysa (Periç 78′), Pejiç. TRAJNER: Artim Shaqiri
KARTONË TË VERDHË: Dibra 20′, Shala 28′, Beqiri 45′/ Hallaçi 42′
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preca, E.Ganxhi

LAÇI – PARTIZANI   1-1
Golat: Doku 55′ / Racic 47′
LAÇI: Vujadinoviç, Çarls (Cetkoviç 77′), Buljan, Sheta, Sefgjini, Teqja, Doku, Zefi, Veliaj (Thorja 77′), Nimani, Xhejms.Trajner: Armando Cungu
PARTIZANI: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Dishilev, Cuculi, Nexhipi, Batha, Mazrekaj(91′ Trashi), Vatnika j(Mustafa 46′), Vila (Fazliu 78′), Raçiç. Trajner: Shpëtim Duro
KARTONË TË VERDHË: Veliaj 44′, Teqja 85′/Cuculi 52′, Batha 71′, Mazrekaj 89′
Gjyqtarë: L.Alla, E.Doda, D.Korreshi

TIRANA – APOLONIA    3-0
Golat: Bakaj 24′Ndikumana 58′Hyshmeri 90+1′
TIRANA: Frashëri, Kërçiku, Curri, Muça, Idrizaj (Hyshmeri 82′), Karabeci, Bulku, Ndikumana, Bakaj, Morina (Malaj 67′), Bushiç (Kagere 55′); Trajner: G.Magani.
APOLONIA: Cakoviç, Broshka, Atanda, Nako, Prifti, Gërxho (Rajkoviç 68′), Erkoçeviç, Dosti (Hysenshahaj 56′), Karakaçi (Mitraj 59′), Xhorxheviç, Canka; Trajner: E.Demiraj.
KARTONË TË VERDHË: Curri 39′/ Canka 39′, Hysenshahaj 64′
Gjyqtarë: A. Koci, F.Lamaj, E.Velo

23 gusht 2014
FLAMURTARI – TEUTA    2-1
Golat: Abilaliaj 3′, Gilberto 30′ / Shabani 51′
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Barushi, N.Bregasi

ELBASANI – SKËNDERBEU   0-1
Golat: F.Sefa 9′
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova

 



Burimi:syzezipress.com