Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

TE REJAT NGA SUPERLIGA :

2014-09-15 13:19
 
 

Tirana-Elbasani 2-1, Curri ka shenuarPa kaluar tri ditë pushim, skuadrat e Superiores gjendeshin sërish në veprim, duke u detyruar t’i përveshin mirë mëngët në aspektin fizik. Në mesjavë (e mërkurë dhe e enjte) u luajt java e tretë, që u shoqërua me dhunën e madhe mes tifozërive në Shkodër, ndërsa këtë të diel u konsumuan sfidat e javës së katërt. Në orare të ndryshme, por brenda ditës, dhjetë skuadrat e elitës së futbollit ezauruan edhe këtë “stacion” të garës. Startin e ngriti dueli mes Kukësit dhe Partizanit, që u vendos në fundin e lojës nga një goditje e bukur dënimi prej sulmuesit serb, Racic, i cili u dha të tijve fitoren e dytë radhazi dhe të parën në transfertë. Të mundësh për pak ditë kampionët dhe nënkampionët e vendit në fuqi nuk është pak, cka tregon se “demat e kuq” janë ambicioz dhe e kanë lënë pas fillimin e vështirë të garës.
Tirana i falet Debatik Currit, në kohë shtesë, i cili shënon golin e tri pikëve, që vlejnë kreun. Verdhebluve u ik nga duart barazimi për 60 sekonda kohë, duke mbetur sërish të fundit dhe pa asnjë pikë. Vllaznia befason vlonjatët në shtëpi, duke u rrëmbyer një barazim pa gola. Një pikë në transfertë tregon rritjen e skuadrës kuqeblu, ndërsa Flamurtari ka bërë në njëfarë mënyre hap fals. Dy pikët e lëna para tifozëve të vet e lënë skuadrën e Gjokës dicka pas pretendentëve për momentin, megjithatë kohë ka për të rikuperuar. Natyrisht, duke ndryshuar për mirë, sidomos në finalizim, ku caloi më shumë Flamurtari në sfidën e javës së katërt.
Dy ndeshjet e darkës, të luajtura nën dritat e prozhektorëve në Fier dhe Durrës, nuk kanë dhuruar gola. Dy barazime të bardha janë fiksuar, duke përmbyllur kësisoji javën e katërt të Superiores.


Superiorja, Java 4
TEUTA-LAÇI  0-0
TEUTA: Rizvani, Krasniqi, E.Hoxha, R.Hoxha, Kotobelli, Hodo, Deliallisi, Shabani, Koreshi (Fall 65′), Peposhi (Nika 58′), Pepa (Magalhaes 71′). Trajner: Hasan Lika
LAÇI: Vujadinoviç, Doku, Buljan, Sheta, Sefgjini, Zefi, Teqja (Sefa 66′), Ndreca, Bilibashi (Bardhi 36′, Memelli 78′), Cetkoviç, Xhejms. Trajner: Armando Cungu
KARTONË TË VERDHË: Peposhi 39′, Hodo 56′, R.Hoxha 58′, Nika 69′/ Zefi 43′, Bardhi 51′, Memelli 84′
GJYQTARE: K.Meta, R.Avdo, D.Rexha (Tiranë)

APOLONIA-SKENDERBEU  0-0
APOLONIA: Cakoviç, Nako, Atanda, E.Xhafa, Kaja, Dosti, Gërxho, Karakaçi (Broshka 69′), Hysenshanaj (Mitraj 11′), Rajkoviç, Canka. Trajner: Elidon Demiraj
SKËNDERBEU: Shehi, Radas, Osmani, Vangjeli, Arapi, Shkëmbi, Lilaj, Berisha (Abazi 74′), Progni, Peter, Ribaj (Martins 63′). Trajner: Mirel Josa
Kartonë të verdhë: Kaja 52′/ Arapi 26′
GJYQTARE: Blerim Ziri/ E.Veseli dhe Sh.Ziri                 

TIRANA-ELBASANI    2-1
GOLAT: Bushiç 10′, Curri 94′/ Kaçuli 45′
TIRANA: Frashëri, Kërçiku (Hyshmeri 56′), Muça, Curri, Malaj (Pashaj 75′), Karabeci, Bulku, Taku, Kagere (Olaki 65′), Bakaj, Bushiç; Trajner: Gugash Magani.
ELBASANI: Kotorri, Pisha, Jaupi, Gava, Basriu, Martins (Shazivari 76′), Malindi, Toçi, Bylykbashi (Çota 9′), Kaçuli, Hila (Tahirllari 58′); Trajner: Muharrem Dosti.
KARTONË TË VERDHË: Taku 54′, Pashaj 86′, Olaku 90′, Curri 94′/ Kaçuli 18′, Gava 89′
KARTON I KUQ: Bakaj 91′
GJYQTARET: K.Kola, R.Malaj (Vlorë), R.Çokaj (Lezhë)

FLAMURTARI-VLLAZNIA    0-0
FLAMURTARI: Xhelilaj, Arbri, Mendez (A.Shehaj 93′), Veliu, Mici, Muzaka, Telushi, Vucaj, G.Lika (Lena 60′), Gilberto (Abilaliaj 77′), Gelazhvili. Trajner: E.Gjoka
VLLAZNIA: Selimaj, Gocaj, Sykaj, Mehmedoviç, Boci, Dema, Shtubina, Tafili, Hajdari (Kalaja 75′), Kruja (Cioffi 88′), Soza (Beqiri 80′). Trajner B.Raineri
KARTONË TË VERDHË: Dema 20′, 85′, Telushi 26′, Mendez 39′, Soza 60′, Tafili 68′, Cioffi 95′
KARTON I KUQ: Dema 85′(2v)
GJYQTARET: K.Cjapi, I.Tartari, O.Grabova (Fier)


Goli: Racic 88′
Gjyqtarë: L.Jemini, G.Qirici, E.Barushi

 

Partizani pershendet tifozet ne KukesPartizani vuan, por e nderon serbi Racic
Në “Zeqir Ymeri” u luajt ndeshja hapëse e javës së katërt të Superiores, e cila u vendos në fundin e lojës (88’), kur serbi Racic ktheu në gol një goditje dënimi mbi vijën e zonës së 16-metrave të Kukësit. Tri pikë të cmuara për “demat”, që tashmë futen në vallen e pretendentëve, pas startit jo të mirë të kampionatit. Dy fitore radhazi ndaj kampionëve dhe nënkampionëve të vendit janë shumë domethënëse për vijimësinë e Partizanit. Skuadra e Duros e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe verilindorët e Shaqirit, por edhe Tirana.
Ndeshja - Kukësi është treguar më këmbëngulës, ka krijuar disa raste të volitshme për shënim, ka tronditur edhe traun e portës së Alban Hoxhës. Ky i fundit, së bashku me qendërmbrojtësin Rrahmani, ishin dy lojtarët që bënë diferencën te të kuqtë, ndërkohë që skuadra e Duros vijoi të shfaqej konfuze dhe pa kreativitet. Repartet nuk lidhen ende si duhet me njëri-tjetrin, ndërsa sulmi mbetet larg pritshmërive. Sa i takon kronikës së lojës, rasti i parë i rrezikshëm vjen në portën e kryeqytetasve. Kemi tranversë në minutën e 19-të nga Lushtaku. Një minutë më pas, Pejic del i vetëm me portierin Hoxha, por ky i fundit i thotë jo golit të verilindorëve. Prapavija e kuqe tregon luhatje, vendoset gabimisht dhe i jep mundësinë Kukësit të rrezikojë seriozisht. Trajneri Duro i ka besuar sërish Vrapit në qendër të mbrojtjes, që bën disa gabime në spastrimin e zonës dhe nisjen e ofensivës për të tijtë, ndërsa Trashi ka zënë vendin e kapitenit Nexhipi, i ulur në stol. Në kahun tjetër, Artim Shaqiri ka bërë vetëm një lëvizje në krahasim me sfidat e kaluara. Durrsaku Dosti aktivizohetnë vend të shkodranit Hasani.
Hysa lëshon një predhë në drejtim të portës së kuqe, në minutën e 24-t, por Hoxha sërish tregohet shpëtimtar. Trajneri Duro bën zëvendësim të shpejtë në minutën e 32-të. Fazlliu i zë vendin Shabanit.  Nuk rresht së sulmuari skuadra nënkampione, por vuan në finalizim. Palët shkojnë në pushimin 15-minutësh në barazpeshë, pa gola të shënuar. Kukësi e nis pjesën e dytë pa sulmuesin e vet kryesor, Pero Pejic. Ai ulet në stol dhe zëvendësohet nga Edon Hasani. Vendësit kanë një “marsh” më tepër tashmë, teksa e mësyjnë portën e Partizanit. Terreni është bërë shumë i rrëshqitshëm nga shiu që ka rënë, ndaj zotërimi dhe qarkullimi i topit vështirësohet ndjeshëm. Hallaci lëshon një silur në minutën e 57-të, nga rreth 25 metra, por topi kalon ngjitur me trekëndëshin e Hoxhës. Në anën tjetër, Halilaj nuk është vënë ende në provë.
Duro heq nga loja edhe një tjetër lojtar me fantazi e teknikë në zotërimin e topit, si Mazrekaj, duke hedhur Mustafën. Lëvizje këto që tregojnë qartë synimin e të kuqve: për të dalë pa u mundur nga kjo transfertë e vështirë. Dhe në fakt tërë lojën me këtë qasje e ka luajtur Partizani, përderisa goditjet në drejtim të portës kuksiane mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Ajo e Bathës, në minutën e 83-të, ishte më e rrezikshmja dhe mund ta kishte shokuar Kukësin. Por fati e donte që të kuqtë ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 88-të, pas një goditjeje denimi mbi vijën ballore të 16-metrave. Serbi Racic ekzekuton mjeshtërisht dhe e dërgon topin në rrjetën e Halilajt. Nuk ka më kohë për kuksianët, që e shohin veten të mundur, edhe pse kanë dominuar dukshëm në lojë dhe raste.
Flamurtari-VllazniaCurri shpëton Tiranën “in extremis”, frenohet Flamurtari
Vllaznia po kthehet në një skuadër transferte. Ajo duket se ua ka marrë dorën bregdetarëve, sepse pas Teutës në Durrës, me të cilën fitoi 1-0, kësaj here ka frenuar në shtëpi vlonjatët e Ernest Gjokës. Barazimi pa gola në stadiumin “Flamurtari” ka lënë të kënaqur kuqeblutë, të cilët vinin në këtë transfertë pas atij momenti të rëndë dhune mes tifozëve në stadiumin e saj, në mesjavë. Një pikë që tregon formën në rritje të skuadrës së Rainerit, ndërsa kuqezinjtë e përforcuar ndjeshëm në merkaton e verës nuk po gjejnë ekulibrat. Kjo vlen si për formacionin, që ndryshon nga ndeshja në ndeshje, si për vijueshmërinë pozitive rezultative, që mungon. Për një pretendent si Flamurtari, pikët e lëna në shtëpi dëshmojnë problematikë, sidomos po të kemi parasysh rastet e shpërdoruara në portën e Selimajt. T’i shënosh tri herë Apolonisë para pak ditësh dhe të “të ngecë sharra në gozhdë” me Vllazninë, do të thotë se mungon ende kolaudimi i grupit dhe harmonizimi i reparteve.
Curri ka shenuarBefasues shfaqet deri në minutën e 92-të Elbasani në stadiumin e boshatisur “Qemal Stafa”, kur e ka parë veten nga “Parajsa” në “Ferr”. Debatik Curri u ka bërë gjëmën verdhebluve në kohën shtesë, duke evituar hapin fals të të tijve, pak a shumë sikurse vëri Ervin Bulku në “Loro Borici”. Elbasani u shfaq krejt ndryshe pas disfatës shokuese pararendëse me Teutën. Humbja në shifrat 5-1 në Peqin, katër ditë më parë, sikur nuk kishte ekzistuar për verdheblutë, që kanë gjetur forca t’i kundërvihen skuadrës së Tiranës, edhe pse me shumë sforco. Vecse në stolin e miqve kësaj here ka qenë Dosti, jo File, me këtë të fundit të dorëhequr. Në anën tjetër ka marrë një fitore tepër të vuajtur Tirana e Maganit, duke ruajtur kësisoji edhe kreun e Superiores pas javës së katërt, me 10 pikë. Mungesa e tifozëve bardheblu, si pasojë e vendimit të Disiplinës, është ndier shumë te lojtarët në fushën e blertë. 24 herë kampionët e vendit kaluar të parët në epërsi me Tomislav Bushic, por Kaculi i ka barazuar shifrat 1-1 në fundin e pjesës së pare. Në pjesën e dytë kemi pasur një dialog të gjatë të sulmeve të vendësve dhe mbrojtjes së miqve. Goli ka ardhur atëherë kur askush nuk e mendonte, në minutën e dytë shtesë, me autor Debatik Currin. Kujtojmë se në këto dy ndeshje janë akorduar edhe dy kartonë ë kuq. Dema ka lënë Vllazninë me një lojtar më pak në minutën e 86-të, ndërsa Bakaj s’e ka mbyllur deri në fund me Tiranën, së cilës do t’i mungojë edhe javën e pestë.

Laci-Teuta 1-0Dy ndeshjet e darkës, barazime pa gola
Dy ndeshjet e darkës, të luajtura nën dritat e prozhektorëve në Fier dhe Durrës, nuk kanë dhuruar gola. Dy barazime të bardha janë fiksuar, duke përmbyllur kësisoji javën e katërt të Superiores. Skënderbeu kampion konsumon sfidën e dytë radhazi pa fitore: pas humbjes me Partizanin, nuk shkon më larg se barazimi në “Loni Papuciu”. Apolonia dëshmohet sërish kockë e fortë në fushën e vet, duke u përballur denjësisht me kampionët e vendit në fuqi. Te korcarët është rishfaqur sërish problemi i finalizimit, cka tregon se sulmi i Josës nuk po funksionon si duhet. Sidoqoftë, 7 pikët që ka aktualisht në klasifikim, e pozicionojnë Skënderbeun në të njëjtën “gjatësi vale” me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin.
Laci merr barazimin e tretë në katër javë kampionat. Kësaj here në “Niko Dovana”, duke frenuar durrsakët e Hasan Likës në momentin e tyre më të mirë. Kujtojmë se para pak ditësh, Teuta fitonte thellë ndaj Elbasanit, 5-1, duke dhënë përshtypjen se do të vijonte në këtë rrugë. Megjithatë, edhe pse ka luajtur në fushën e vet, skuadra durrsake nuk e ka superuar dot kundërshtarin e radhës, me potencial dhe një prapavijë të pakalueshme. Bardhezinjtë nuk e njohin ende fitoren në këtë kampionat, një start jo i dëshirueshëm për trajnerin Armando Cungu, por kujtojmë se kanë sfiduar pretendentë realë për titull deri më tani, sikurse ishinPartizani dhe Kukësi.



Burimi SYZEZISPORT.COM