TOMORI- Tomori është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Kur kanë mbetur dy javë nga mbyllja e fazës së dytë, beratasit janë 6 pikë larg nga rënia.
Këtë herë “heroi” i Tomorit ka qenë mbrojtësi peqinas, Daniel Ramazani, i cili, në një bisedë për “Panorama Sport”, ka shprehur kënaqësinë për golin e parë të shënuar këtë sezon.
“Ishim përgatitur shumë gjatë kësaj jave, pavarësisht problematikave. Ne ishim të bindur se do të dilnim nga fusha me 3 pikë. Gjatë gjithë ndeshjes ne treguam grintën e duhur për ta fituar atë sfidë dhe fati deshi të isha unë ai që vendosi me gol. Më vjen mirë që ato pikë sollën sërish qetësinë. Golin dua t’ia dedikoj vajzës së vëllait tim, e cila erdhi në jetë vetëm një ditë para sfidës