Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

TOMORI:EKIPI PREGATITET PER SFIDEN NDAJ SOPOTIT:

2015-04-02 15:06
 
 

TomoriTomori po vazhdon përgatitjen për përballjen e radhës në kampionat ndaj Sopotit në transfertë. Një ndër futbollistët që ka pasur rritje në sfidat e fundit është edhe mesfushori Genald Sharavolli.

“Kemi nisur javën e dytë të përgatitjeve pas barazimit të arritur ndaj Naftëtarit në shtëpi. Pas tri sfidave në fushën tonë, tashmë do të na duhet të luajmë në transfertë. Mendoj se kemi përfituar mjaftueshëm nga ky pushim, por edhe kundërshtari ynë ka pasur të njëjtin avantazh. Pak nga pak skuadra do të jetë gati për të bërë një paraqitje të mirë në këtë transfertë. Ndeshja pritet të jetë e vështirë sepse luajmë kundër një rivali direkt, pasi të dyja ekipet mendoj se jemi jashtë nga gara për Superiore. Do të bëjmë lojën tonë me synimin për të marrë pikë”, thotë Sharavolli.

Përgatiti: Elton Çela