Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

TOMORI HUMBET KONTAKTIN ME KREUN E RENDITJES ,HUMBET NE FIER NGA APOLONIA 1-0

2014-03-03 07:54
 
Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Nga ndeshja Apolonia-Tomori 1-0

Duket se stadiumi i rikonstruktuar “Loni Papuçiu” dhe fakti që tashmë Apolonia i luan ndeshjet me drita u kanë sjell fat fierakëve. Skuadra e Elidon Demirajt ka regjistruar dje fitoren e radhës, pasi ka mundur Tomorin me rezultatin 1- 0. Fierakëve u ka mjaftuar një gol i Mitrajt në pjesën e parë për të siguruar 3-pikëshin. Apolonia vazhdon të jetë në vendin e dytë, në një kohë që është shkëputur më shumë nga ekipet ndjekëse pas rezultateve negative të tyre.

APOLONIA-TOMORI 1-0
GOLI: Mitraj 31′
APOLONIA: Miço, Nako, Naçi, Dosti, Broshka, Dakavelli, Erkoçeviç (Sallaku 85′), Papa, Gega, Mitraj (Adenkule 60′), Sako (Thankgod 61′). Trajner: E.Demiraj
TOMORI: Kaloshi, Avdo, Kusta, Bitri, Berberi, Çaço, Gega (Gjini 88′), Arbri (Shinko 89′), Uzuni (Sharavolli 80′), Myzyri, Foniqi. Trajner: M.Muxhaj
KARTONË TË VERDHË: Dosti 83′, Avdo 89′, Kusta 63′, Bitri 75′
GJYQTARË: K.Meta, B.Mesi, D.Agaraj (Tiranë)
VËZHGUES: I.Gashi (Durrës)
DELEGAT: V.Zëri (Tiranë)

Ndeshja Sfida nis e bukur dhe e shpejtë për ekipin vendës, që menjëherë kërkon të marrë epërsinë ndaj kundërshtarit. Papa, Mitraj e Erkoçeviç, edhe pse arrijnë të depërtojnë here pas here mes mbrojtjes mike, nuk kanë qetësinë e duhur në gjuajtjet e tyre për të finalizuar aksionet sulmuese. Rastin e parë për shënim e kanë vendësit në minutën e 8-të. Erkoçeviç kroson në zonë dhe Gega, me një kërcim të bukur mbi mbrojtësit miq, godet me kokë, por topi përplaset në shtyllë. Pa kaluar një minutë, Foniqi për miqtë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një depërtimi të bukur gjuan nga rreth 18 metra, por grushton portieri Miço. Në minutën e 25- të Apolonia gjendet shumë pranë golit kur Mitraj, pas një depërtimi të bukur brenda zonës gjuan, por topi nuk arrin të përfundojë në rrjetë, pasi shpëtimtari i portës është sërish portieri Kaloshi. Minuta e 31-të do të sjellë golin e avantazhit për Apoloninë. Dakavelli pason bukur te Mitraj brenda zonës që, pasi ecën 2-3 metra diagonal me portën, gjuan fort dhe e dërgon topin në rrjetë. Entuziazëm te fierakët, por edhe në shkallët e stadiumit. Fraksioni i dytë nis më i bukur dhe me ritëm më të lartë, pasi Tomori ekuilibron lojën dhe me anë të kundërsulmeve kërkon të rrezikojë e të shënojë golin e barazimit në portën fierake. Rastet për shënim në 15 minutat e para të kësaj pjese janë prezent sa në njërën portë, edhe në tjetrën, por pa mundur që skuadrat të shënojnë. Apolonia luan me pasime të shumta, por dhe sulmon rrezikshëm. Jo vetëm me Papën dhe Erkoçeviç, por tashmë edhe me Adenkulen e Gegën që shikohen më shpesh në ndihmë të sulmit të tyre. Ndërsa loja e Tomorit pëson një rënie dhe kundërsulmet e saj janë të rralla dhe shumë herë individuale. Në minutën e 87-të vendësit kanë rastin e artë për ta dyfishuar rezultatin, kur fitojnë të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi, por goditja e Papës grushtohet nga Kaloshi. Minutat e mbetura, përfshirë dhe ato shtesë, nuk do të sillnin ndonjë gjë të re për sa i përket rezultatit.



Burimi: WWW.SYZEZIPRESS.COM


WWW.SYZEZIPRESS.COM