Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Tomori:Te rejat e fundit nga fk Tomori Berat

2014-08-12 11:14
 
 

Eqerem MemushiTomori zhvilloi të shtunën miqësoren e parë në këtë fazë përgatitore. Beratasit u përballën me Besën në Kavajë në takimin që përfundoi në barazim 2-2. Trajneri Eqerem Memushi mbeti i kënaqur nga paraqitja e të tijve në atë sfidë. Ndërkaq, përveçse përgatitjes, trajneri është i fokusuar edhe te merkato e verës. Synimi i tij është që të afrojë sa më shumë lojtarë me eksperiencë. Pas disa emrave të parë, dy të tjerë kanë dalë në skenë këto ditë. Bëhet fjalë për portierin Erikson Aga dhe mesfushorin Arvist Gjata.
Tratativat Burime të sigurta pranë klubit beratas bëjnë të ditur se të dy lojtarët janë shumë pranë afrimit te Tomori. Skuadra është në kërkim të një portieri cilësor, në një kohë që gjatë kësaj periudhe u afruan disa në provë. Por duket se drejtuesit kanë menduar për Agën. Bëhet e ditur se këto ditë, gardiani do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe sipas të gjitha gjasave, do të firmosë për beratasit. Aga rikthehet sërish në Shqipëri pas një eksperience 1-vjeçare në Maltë, në një kohë që më parë ka luajtur për Mamurrasin, Tërbunin, Albpetrolin dhe Turbinën. Emri i dytë që bëhet i ditur është ai i Arvist Gjatës. Me këtë të fundit duket se është arritur plotësisht marrëveshja dhe këtë javë do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Mesfushori ishte pjesë e Shkumbinit dhe prej disa vitesh ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për peqinasit. Tashmë, duket se ai ka vendosur të zgjedhë Beratin për të vazhduar karrierën e tij. Tri ditë më parë, në klub pati probleme të brendshme. Tre futbollistë të rinj u përjashtuan nga skuadra pas përplasjes që patën me trajnerin Eqerem Memushi. Ky, në shenjë proteste, nuk e nxori skuadrën në stërvitje për dy ditë. U desh një mbledhje e bordit drejtues të klubit për të përjashtuar lojtarët që puna të riniste normalisht. Të shtunën, ekipi zhvilloi ndeshjen e parë miqësore të kësaj faze përgatitore. Pavarësisht se lojtarët vinin pas dy ditësh pa stërvitje, bënë një paraqitje shumë të mirë dhe trajneri Memushi mbeti i kënaqur. Stafi teknik ka parashikuar që të zhvillojë miqësore të tjera në ditët në vazhdim.

Strategjia e klubit, ekip me të rinj
Në fund të muajit maj, ish-presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, shprehu dëshirën për të privatizuar klubin e Tomorit. Pavarësisht se palët diskutuan për shumë javë me radhë, në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje. Sallaku akuzoi bashkinë për mungesë vullneti, në një kohë që institucioni vendor hodhi akuza në drejtim të Sallakut. Në këtë mënyrë, ekipi mbeti në dorën e Bashkisë dhe drejtuesit kanë bërë të ditur se do të krijojnë një ekip kryesisht me lojtarë të rinj. Sipas tyre, do t’i jepet përparësi futbollistëve të ekipeve zinxhirë që do të afrohen te skuadra e parë.syzezi sport.com