Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

TOMORI VETEM BARAZIM ME TERBUNIN :

2014-03-23 18:24

omori dhe Tërbuni kanë ndarë nga një pikë në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Një barazim pa gola,ku në fund asnjë prej ekipeve nuk është i kënaqur me këtë pikë pasi distanca me kreun mbetet e njëjtë. Takimi është zhvilluar i qetë, dhe ajo çka binte në sy ishte prezenca e një numri tifozësh pukjanë. Gjatë pjesës së dytë, në tribunën “VIP” ka qenë prezent deputeti i Pukës Mark Frroku. Ndërsa tekniku italian Xhino Gargano ka vëzhguar takimin nga tribuna, duke u dhënë udhëzimet lojtarëve nga shkallët e stadiumit.
Takimi-Në minutën e 4-t janë vendësit që do të vënë në vështirësi portën pukjane. Nga goditja e dënimit do të provojë Foniqi, por Xhika reagon në kohë duke evituar këtë rrezik. Me kalimin e minutave miqtë nga Puka fitojnë epërsi karshi ekipit beratas duke qenë më të qartë më mesin e fushës. Në minutën e 17-të Tërbuni do të krijojë rastin e parë të rrezikshëm. Harkim nga goditja e këndit nga Agastra, Shala provon të godasë me kokë, rrëmuje në zonë, por largon Bitri në momentin e fundit. Kundërpërgjigja e Tomorit do të jetë gjithashtu nga goditja e këndit. Në minutën e 27-të Gega kroson në zonë, në shtyllën e parë, aty ku Avdo provon me kokë por largon Xhika duke evituar një tjetër rast për gol. Me kalimin e minutave ritmi do të bjerë dhe në të 36-ën do të ketë edhe disa minuta tensioni. Një ndërhyrje e gabuar e Shalës ndaj Uzunit do të sjellë ilaritet në stadium. Por situata kalon pa problem, pasi kryesori Durmishi e zgjidh këtë moment me një këshillim për Gegën dhe Shalën.
Pjesa e dytë-Tomori hidhet në kërkim të golit dhe në minutën e 61-të do të provojë kapiteni Arbri. Harkim nga goditja e këndit, topi largohet nga mbrojtja e Tërbunit, ndërsa provon Arbri nga jashtë zone. Reagon Xhika, duke e neutralizuar edhe këtë moment. Në minutën e 68-të do të jenë pukjanët që do të përfitojnë nga një hutim në mbrojtjen e Tomorit. Nga jashtë zone do të provojë Mziu, por Kaloshi e çon në goditje nga këndi. Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë, të cilat do të kenë edhe dy raste për shënim me anë Kepit dhe Ballës. Rezultati do të mbetet i pandryshuar dhe një pikë për të dy ekipet.

Muxhaj
“Pjesa e parë ka folur për ekipin mik, ndërsa pjesa e dytë ka qenë e diktuar nga ne. Vijojmë që të kemi probleme në finalizim pasi prodhojmë shumë, por pa arritur të shënojmë. Me këtë barazim ekipi ynë u ka mbyllur gojën gjithë aluduesve për një tolerim të mundshëm. Lojtarët kanë qenë në presion, pasi disa pseudo- tifozë kanë hedhur akuza duke i shprehur ato edhe përpara fillimit të takimit. Kjo është përgjigja jonë për të gjithë ata njerëz të cilët kanë vetëm dashakeqësi ndaj ekipit. Skuadra e Tomorit nuk ka toleruar dhe nuk do të tolerojë asnjë takim”, tha tekniku.

Gargano
“Kemi zhvilluar një takim mjaft të mirë, duke marrë kështu një pikë të artë në një fushë tepër të vështirë. Kemi pasur mundësinë për të shënuar, por jemi treguar të paqartë në dy kundërsulme. Për ekipin e Tomorit kam simpati, ka një grup interesant. Barazimi ishte rezultati i drejtë, pasi ajo çka dhanë ekipet në fushën e lojës ishte e barabartë. Përsa i përket luftës për ngjitjen në Superiore, ky barazim na ka larguar paska nga ky objektiv. Por në botën e futbollit luftohet deri në momentin e fundit”, tha trajneri Gargano.WWW.SYZEZIPRESS.COM