Ura Vajgurore:Inaugurohet gjimnazi “Muhamer Janina:
Ka qenë një spektakël i vërtetë aktiviteti i nxënësve dhe i stafit pedagogjik të gjimnazit “Muhamer Janina”, organizuar me rastin e inaugurmit të kësaj shkolle.
Një festë për të gjithë komunitetin e zonës, e cila ka mbledhur për disa orë rresht nxënës, mësues, prindër, të ftuar, banorë të zonës dhe drejtues institucionesh vendore dhe qendrore.
Ky inaugurim është realizuar në të njëjtën ditë, ku gjimnazi “Muhamer Janina, si Shkollë Qendër Komunitare, ofron për çdo vitë për komunitetin e zonës një aktivitet që i tejkalon përmasat e një feste lokale.
Gjatë prerjes së shirtit të inaugurimit, kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, ka thënë se ndihej shumë e emocionuar, që ajo si ish-nxënëse e këtij gjimnazi kishte fatin dhe privilegjin e prerjes së shirtit të këtij investimi, i cili kishte zgjatur për një periudhë të gjatë kohore, deri në përfundimin e tij dhe deri në fillimin e aktivitetit mësimor në atë shkollë.
Drejtoresha e shkollës, Milika Nito, ka falënderuar të gjithë institucionet vendore dhe qendrore, të cilat bënë të mundur realizimin e këtij investimi dhe mundësuan fillimin e mësimit në gjimnazin e ri “Muhamer Janina”Mare nga Berati News