Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

VAJZA NGA SERBIA JEP NJE MESAZH PERPARA NDESHJES

2015-10-08 11:28

Kryeministri Edi Rama takon 60 studentët ekselentë serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Elbasan Arena”

Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione shumë të forta Rama nënvizoi nevojën e fqinjësi me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu u shpreh i keqardhur për incidentin duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin

Edi Rama: “Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona.  S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq. Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja,  mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I  frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër.”

Rama u shpreh i sigurtë për vazhdimin e projektit me studentët duke i uruar t’ia kalojnë mirë në Tiranë dhe kur të kthehen në Serbi të flasin mirë për Shqipërinë.

“Shqipëria është një vend ku është vështirë të vish për herë të parë, por kush vjen do gjithmonë të rikthehet. Jam i sigurt që ju do mendoni të riktheheni”

studentet serbe

www.youtube.com/watch?t=3&v=qdVYVs9mqn0