Αναζήτηση στο site

Επαφή

www.syzesipress.com
syzezi berat albania

6975825173

sollakugr@yahoo.com

Δημοσκόπηση

Kush fiton ndeshjen

Σύνολο ψήφων: 77

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

2015-03-24 19:09

Vangjel Mile: Ndihem mirë, në qoftë se do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit.

0 Comments

Vangjel Mile është futbollisti i momentit në ekipin beratas, ku në dy ndeshjet e fundit sulmuesi kryesor i këtij ekipi ka arritur të realizoj tri gola. I ardhur gjatë merkatos së dimrit, Mile është kthyer në një nga pikat më të forta në formacionin e teknikut Madrit Muzhaj. Edhe pse disa sezone më parë u largua mes polemikave, ai përsëri nuk e fshehu dëshirën për t’iu bashkua përsëri këtij ekipi.

I pyetur për Sport.com.al ai shprehet se: “E pohoi se jam larguar mes polemikave nga Berati, por ky qytet është zemra ime dhe e kam për detyrë ti shërbej. Sigurisht që ofertat nuk më kanë munguar, por arsyeja e vetme që ndodhem këtu është pikërisht zgjedhje e zemrës sime. Kam ardhur për të dhënë kontributin tim, dhe deri më tani shpresoj të kem bërë më të mirën.”

Mile, gjatë kësaj kohe keni bërë një paraqitje të mirë me ekipin e Tomorit? “Ka dashtë zoti, dhe më vjen mirë që në aspektin personal punët po ecin mirë. Kam pasur një periudh vërtet të vështirë, por tani gjithçka e kam lënë pas dhe për këtë fakt ndihem mirë. Besoj në zot, dhe kjo është një nga arsyet kryesore të ecuris sime”.

Ju shohim se stërvitjen me grupin e futbollistëve e filloni gjithmon të mërkurave, cila është arsyeja? Jo çdo javë ndodh kjo, stafi teknik më ka toleruar për këtë gjë. Për disa arsye familjare nuk mund ta nis dot stërvitjen atëherë kur e nis pjesa tjetër e ekipit, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk duhet të stërvitem individualusht. Gjatë ditëve që nuk jam i pranishëm në Berat stërvitet personalisht dhe me intesitet tepër të lartë”.

Në dy ndeshje keni realizuar tri gola, a po rikthehet Mile i dikurshëm? “Këtu po flasim vetëm për mua! S’duam të harrojm mbështetjen maksimale që kam pasur nga stafi teknik, gjithashtu dhe nga shokët e mi të ekipit. Dua të them që është dhe meritë e tyre, jo vetëm e imja. Duke marrë parasysh dhe formën tuaj momentale tepër të mirë, e sheh vitin tjetër veten në ndonjë ekip të Superligës? Nuk mund të flas për vitin tjetër pasi është shpejt akoma. Kam ende ndeshje që më kanë ngelur me ekipit e Tomorit dhe si fillim duhet të mendoj për këto. Kënaqësia e një futbollisti gjithmon është elita, por për mua kënaqësia më e madhe do të ishte në qoftëse do të rikthehesha në Superiore me ekipin e Tomorit. Ende nuk është mbyllur gjithçka dhe vazhdojm të shpresojm akoma.

Keni ardhur në merkaton e dimrit dhe avash avash jeni duke u ngjitur në krye të listës së golshënuesve, Sa do të dëshironit ta fitoni? “Çdo çmim individual është i bukur dhe çdo futbollist ka dëshirë ta fitoj në fund të sezonit. Do të ishte një gjë e bukur por të them të drejtën mendoj se është paksa e vështirë. Uroj që të dalim mirë si ekip dhe të kemi sukses në ndeshjet në vazhdim. Këpuca e Artë do të ishte qershia mbi tortë në një sezon të suksesshëm me ekipin tim të zemrës”.

Çfarë i premton Mile tifozëris në vazhdim?

Nuk jam tip që jap premtime. Nejse dua ti them sportdashsve beratas që të mundohen të jenë sa më shumë në stadium pasi kemi nevoj për ta. Ata duhet ta kuptojnë që futbolli beratas po kalon një “krizë”, jo vetëm te ekipi i parë por dhe te moshat. Do mundohem mos ti zhgënjej ata që kanë besuar tek une dhe uroj që Tomori të ngjitet në eliten e futbollit, aty ku i ka hije. Në çdo gol të shënuar shumicëm prej tyre ja dedikoni djalit tuaj Marinit. Mendoni se dhe Marini në të ardhmen do të ndjeki hapat e babait? (Qesh) Marini është një nga dhuratat më të bukura që më ka dhënë i madhi zot, dhe për këtë gjë dua ta falenderoj shumë. Ai është akoma dhe vogël dhe këtë gjë nuk mund ta përcaktoj unë. Por duket që është i zhdërvjellët dhe agresivë, besoj se do bëhet si Rigest Hysko.

mile